Pse i "shiti Berisha, besnikët e tij në PD?

5 Shtator 2024, 17:56Politika TEMA
Pse i "shiti Berisha, besnikët e tij në PD?

Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar dje drejtuesit politikë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Megjithëse ata do të drejtojnë grupin e kandidatëve për deputetë në fushatë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u kujdes të thotë se lista përfundimtare e kandidatëve do të hartohet mbi rezultatin e primareve që do të zhvillohen dhe asnjë prej tyre nuk e ka vendin e sigurt.

Por në këtë listë bie në sy fakti se disa prej mbështetësve të Sali Berishës që në ditët e para kur nisi lëvizjen për t'i rimarrë partinë Lulzim Bashës, tashmë e shohin veten jashtë.

Kështu në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e fundit drejtuese politike ishte Jozefina Topalli. Ish-nënkryetarja e demokratëve tashmë nuk e ka më këtë pozicion dhe në vend të saj është emëruar Agron Gjekmarkaj.

E njëjta gjë ka ndodhur me Korçën ku Edmond Spaho drejtoi fushatën në zgjedhjet e fundit dhe ishte nga deputetët që u pozicionua që në fillim në krah të Sali Berishës. Ai largohet për t’i lënë vendin Ivi Kasos.

Në Berat është larguar Tomorr Alizoti, edhe ky një mbështetës i kryetarit të Partisë Demokratike dhe vendin e tij e ka zënë Enno Bozdo, ndërsa në Fier Luan Baçi, megjithë kundërshtitë e tij të forta, është detyruar t’i hapë krahun Gazment Bardhit.

E njëjta logjikë është ndjekur edhe në qarkun e Kukësit, ku Isuf Çela i ka lënë vendin deputetit Flamur Hoxha.

Lëvizjet

Lezhë

Ikën Jozefina Topalli

Vjen Agron Gjekmarkaj

Korçë

Ikën Edmond Spaho

Vjen Ivi Kaso

Berat

Ikën Tomorr Alizoti

Vjen Eno Bozdo

Fier

Ikën Luan Baçi

Vjen Gazment Bardhi

Kukës

Ikën Isuf Çela

Vjen Flamur Hoxha

9 Komente

  1. T
    Tani

    Ca artikull alla tema: po ku eshte pergjigjja e pse-se…

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luri

      Te ka pyt ty...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Tani ke te drejte qe pyet, por mos u merzit se ashtu jane ca pune...Pergjigjia do jepet nga vete aktoret diten e neserme kur te shpallet rezultati i votimeve qe do zhvillohen në prill 2025, i cili me shume gjasa do jete katastrofal, dhe atehere do shpertheje me keq se në 8 janar 2022, gjithe qelbi i grumbulluar gjithe keto vite, duke i'u lepire Sa-lehut, qelb i cili do jete dhe pergjigjia e munguar.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Parti e njerezve te deshperuar qe e dine qe skan per te bere hajer.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Si mijte e haleve do ngordhin keta !

          Por cfare Partie kane qene keta dhe kure ? keta qe ne fillim kane qene muter dhe plehra ! por gjeten te dobet dhe te pa pregatitur shumicen e njerezve kudo dhe keta normale me propagante manipuluan shumicen qe erdhen ne pushtet ! dhe pake apo shume gabimi i Evropianeve dhe USA qe i perkrahu ne fillim ! keta duheshin te ishin shkelur me kembe qe ne fillim si Spiunet kriminelet me te degjeneruar qe ka pasur shqiperia .... Por hajde mer .... me mire vone se kurre ! keta plehra le te japin dhogari perpara Drejtesise per krimet vrasjet vjedhjet dhe shitjet e demet e te gjithe shqiptarizmit.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Svetllana

          Rinovim i kryesise se ekipit te PD per zgjedhjet parlamentare eshte nje nga meritat e gjeniut te politikes shqiptare, Sali Vuk Berisha, qe do ta rikthejne ate ne krye te Mbreterise Demokratke te Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjani

            Berisha u bë gomar prej kërriçave që bëri deputet. Mir bln të bëjë një rrokadë me të rinj, boll më me paloka e voksha e spaho, nuk shkon më 34 vjet depudetë. Po qe se do heqë fytyra të konsumuara që akoma në kujtesë të shqiotareve, i ka mbetur preshi nl bythë, shehu që fluturon me preshin e 97, nuk shkon më.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tori

              Ju te temes jeni bere halabaker! Nese do vendoste ata te vjetrit ju do shkruanit "PD vazhdon perseri me xhaketat e vjetra, jane po te njejtit 30 vite"!!!! Tani qe i ndryshoi ju shkruan "I tradhtoi beniket PD"! Cfar karash qe jeni, normal qe do kete rrotacion!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Po toj "Tori" paske hup kot. Shko toj ne bohu krytar i PY.DY. - se. Toj qoke gjith men. Ja paske kalu ne daktorrit, vetem se daktorri sun shkru fjal banale si toj, ai kur sun i pelqe naj gjo sun t sha me fjal t pista, por te ço do horra ne t bo synet apet.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje