Thirrja e Berishës për qeveri teknike? Ylli Pata: Refren i vjetër! Do marrëveshje në tavolinë

5 Shtator 2024, 16:12Politika TEMA
Thirrja e Berishës për qeveri teknike? Ylli Pata: Refren i

Analisti Ylli Pata komentoi ndryshimet e reja në Partinë Demokratike, teksa ditën e djeshme Sali Berisha zgjodhi koordinatorët politik të 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Disa prej ndryshimeve ishin të pazakonta për PD-në, pasi p.sh. Luan Baçi nuk do të jetë më drejtues në Fier, por vendin e tij e zë Gazment Bardhi që vjen nga Elbasani. Apo nga ana tjetër, Luçiano Boçi që ka qenë deputeti më i votuar i PD në Elbasan do të jetë koordinator në Shkodër. Pata tha në Report TV, se këto lëvizje ishin pa transparencë.


''Tek një opozitë, ka edhe zëra që është e gabuar që thonë pse merreni me opozitën merruni me qeverinë. Qeverisja, sidomos tani që kërkon të katërtin është për tu mundur dhe çdo zë publik kërkon një risi për ndryshim. Dhe ndodhin komentet tona. Ka dhe zëra brenda PD-së, kush i zgjedh këto. Pse nuk është zoti Alizoti? Çfarë ka Berisha me Shkodrën që ka çuar zotin Boçi.

Bardh Spahia në ditën më të vështirë të Sali Berishës pranoi të kandidojë, kur e dinte që do ishte vetëm për një vit. Ishte ai kryetar i deleguar i qarkut. Në Shkodër ka nisur diskutimi më ka bërë në lista të sigurt. Nuk ka marrëdhënie transparente. Zoti Baçi është një përfaqësues normal i Fierit i PD-së. Ç’lidhje ka Gazmend Bardhi. Kemi rastin e Bylykbashit në Durrës. Gjithmonë aty ka qenë. Sepse kanë pasur marrëdhënie të afërt'', tha Pata.


Më tej, Pata theksoi se PD ka humbur marrëdhëniet me territorin dhe prandaj vijnë këto ndryshime.

''Po themi Salianji a fitoi në Kavajë, pse u çua në Elbasan? Janë disa kryetar bashkie që fituan dhe nuk janë. Askush nuk i promovon nga ish foltorja. Mund të kapet, në Tiranë është zoti Këlliçi kur pritej të ishte zonja Tabaku.

Edhe unë thjesht hapa një debat. Ne bëjmë diskutimin nga pozicioni i një vëzhguesi publik por duhet ta shpjegojë PD. Pse nuk pati një primare në caktimin e krerëve të qarqeve. E kanë humbur, nuk kanë marrëdhënie me territorin. Sistem politik nga lart'', shtoi Pata. 


Sa i përket thirrjes së Berishës në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së, për qeveri teknike, Pata u shpreh se ky është një refren i vjetër, ndërsa Berisha kërkon një marrëveshje në tavolinë.

''Ky është një refren i vjetër, nuk ka zgjedhje me Ramën. Gjithmonë ka dashur një marrëveshje në tavolinë. Jemi në një fakt ku gjithmonë opozita kërkon një situatë. Kjo është një sistem parodi, ku Sali Berisha mund të hidhte në erë sistemin politik të 2008''.


Sipas tij, praktika ka treguar se qeveria teknike nuk është zgjidhje dhe kjo është dëshmuar në të shkuarën në Shqipëri apo së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

''Qeveria teknike është kot/. E kemi provuar në ’92 qeverinë e Aleksandër Meksit, aty vidhej ishte kaos, vidheshin tendera. Pra nuk është qeverisje, nuk mund të qeveris një teknik.

Ose ka një qeverisje të dy palëve, ku secili ka përgjegjësitë e veta politike, ose qeveris mazhoranca dhe opozita kërkon të vijë në pushtet. Shumë e thjeshtë, institucioni i numërimit të votave do ndryshoj. Sali Berisha nuk do ta ndryshoj dhe nuk mund të vazhdohet me këtë sistem ku grupe e numërimit të votave ne e dimë si ndodh. Aty është problemi, certifikimi i votave.''

7 Komente

  1. Y
    YlliPata

    Bravo Ylli! Te lumte, kar mbete!

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Per situaten e rende ku ndodhet foltorja e vicidolit ne prag te fillimit te revolucionit nr.10 do shprehet se shpejti para bashkise se Tiranes bajlozi i vicidolit, prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit Dorian telit barkderri me mjekrren gjithe morra. Ai do flase para Lymit te Nurijes tek dera e bashkise si do hyje foltorja ne zgjedhjet e ardheshme dhe si do vije ne pushtet ne vitin 2037 kur te qethen delet.

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        "Qeveri teknike" dhe 50% të votave të jenë për Berishën,pa filluar zgjedhjet. Nuk ka votat për të fituar, dridhet me manovra, duke ja u lënë përgjegjësitë e humbjes përgjegjësve të qarqeve. Nuk deklaron me humbjen e votave largohet nga politika, por edhe në këtë rast e pamë largimin e tij kundrejt Bashës!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu mysliman

          Jam dakort me ty Robi . Saliu ka propozuar qe pastori Dorian , te kryesoje sektin protestant te PD-se .

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            He me thuaj a kam te drejte a nuk ngjan si prift protestant barkderri, lere qe na e shpifi me ate mjekrren gjithe morra, ,,, ha ha,

            Përgjigjjuni
          2. M
            Makiaveli

            Qeveria teknike është kot/. E kemi provuar në ’92 qeverinë e Aleksandër Meksit, aty vidhej ishte kaos, vidheshin tendera. Përfundimisht je gjigant z.Pata se sot nuk vidhet fare dmth

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti U S A

              O Pate po e kupton dot ti se perse e kerkojne qeverine teknike keta kriminela . Me qeveri teknike di si sillet Saliu me Flamutin e tere banda e pd . Pse nuk e lejonte qeverine teknike Salhaleja kur e kerkonin socialistat , pastaj kush flet per vjedhje votash kur keta palaco ne syte e tere botes diten per dielle vodhen pa pike turpi mandatin e EDI Rames e bene yllin ne ngjitje Lulin kryetar bashkije tani jane gati ta hane mish te gjalle .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje