Montimi i videos false të Ramës, gazetari: Berisha e ka qëllim në vetvete shpifjen! S’ka fituar asnjë gjyq deri tani

5 Shtator 2024, 10:44Politika TEMA
Montimi i videos false të Ramës, gazetari: Berisha e ka qëllim

Gazetari Flogert Muça ka komentuar mazhet e montuara nga PD përmes inteligjencës artificiale, të marra nga një film i vjetër i Hollywodit ‘Njeriu me shenjë’ të cilave iu vendos një foto e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ se Berisha e ka qëlim në vetvete shpifjen. Sipas tij, kreu i PD nuk ka fituar asnjë gjyq në rastet kur është akuzuar për shpifje.

“Doktori mesa duket i ka hipur në qejf kjo teknologjia, regjistron veten duke folur nga shtëpia dhe ka filluar që të bëjë edhe për kundërshtarin nga këto gjëra. Kanë marr një skemë filmi të Toni Monatanës dhe i kanë vënë fytyrën e Ramës dhe ajo është bërë virale, me sy të lirë nuk kuptohet nëse është montazh apo është e vërtetë.

Dhe u bë report dhe u vërtetua se ishte prodhim i inteligjencës artificiale. Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”, tha ai.


Teksa komentoi fjalimin që mbajti kryetari i PD Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë së tij për mbledhjen e Kryesisë ditën e sotme, tha se Berisha nuk ka më frymëzim.

Gazetari u shpreh se në PD diskutohet se çfarë argumenti do të përdoret pas zgjedhjeve dhe jo se si mund të fitohen ato.

“Doktori nuk ka më energji, nuk ka më frymëzim, ai po fliste sikur zgjidhjet kishin mbaruar dhe sikur Rama i vodhi dhe tani duhet bërë revolucion. Duke parë mesazhin e tij politik kupton që nuk ka fare debat a mund të fitojmë zgjedhjet, aty flitet kush do të jetë argumenti ynë pas zgjedhjeve.

Primaret janë hiri që u hidhet syve budallenjve, që aty do të vendosin demokratët kush do të jetë kandidatë, Rama, Berisha dhe Meta janë ata që vendosin se kush do të jetë deputet dhe pikë.

Shihni doktorin nuk përcjell më asnjë lloj energjie dhe asnjë entuziazëm. Më dhimbset dhe ata që janë fëmijët e tij nuk duhet që ta lejojnë më në television”, tha ai.

4 Komente

  1. B
    Bravo Flogert

    Bravo Flogert. Berisha eshte plehre e semure keq, po keq fare, sa nuk ka turp para femije e neperve. Cfare te thuash me teper, ai eshte i pari familjes me te urryer ne Shqiperi. Thone qe fle me jelek antiplumb, e pabesueshme kjo, duhet te jete genjeshter si ate qe nxjerr nongrata sa here qe hap gojen me dhembe te krimbura.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

      Nje i semure psiqik si Berrisha nuk gjykohet . Njeriu ka nje cikle , Iinde , ritet , vdese eshte cilik i jetés , te njerzit , kafshet , permet , bimet te dali robi e te berrtasi nga penxhere e WC se katit 8 dhe femija mos ta kanalizoje gjendjen psiqike te prindit haaaa ose keta femije jane me te semure se prindi ose nuk e.duan e diskretitojne qellimisht , thjeshte per te perfituar çfare kane vjedhur .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adhurim muhaj

        Edi palluqa e ka ber me inteligjencen artificiale

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diplomat

          Nuk ka ne te gjith boten te jete poshteruar nje njeri sa ky mavrija jo vetem si person po komplet si familje. Shqiptaret (njerezit e qyteteruar) e kane urreyer shpifjen, genjeshtren, thzshethemin, etj. Ketij nuk i ven pershtypje. Berluskoni ne nje takim miwesor me nje personalitet nga Shqiperia, eshte shprehur me shumë neveri per kete njeri ku nder te rjera kz thënë se kurre nuk kam njohur nje politikan si ky Berisha i cili sapo fillon te flase vetem genjeshtra dhe shpif për te gjith politikanet e vendit te vet".

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje