12 drejtuesit e qarqeve të PD-së, Petro Koçi: Skuadër skifterësh për Sali Berishën

5 Shtator 2024, 09:09Politika TEMA
12 drejtuesit e qarqeve të PD-së, Petro Koçi: Skuadër

Deputeti i PS-së, Petro Koçi duke komentuar 12 drejtuesi e qarqeve të Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025, i quajti si skuadër skifterësh për Sali Berishën.

Më tej thekson se lista e 12 koordinatorëve politikë të PD-së është thjesht një kthim prapa dhe asgjë e re.

''Po të shikosh listën dhe fakti që është një parti e drejtuar nga Berisha. Mesazhi që jepet, është ky: Kthim prapa. Domethënë nuk ka parti që janë me engjëj vetëm, kanë problemet e tyre daç të mëdha daç të vogla. Por ajo që është e qartë te PD është kthimi prapa.

Jo ecja drejt ndryshimit, jo ecja drejt përparimit, drejt së resë, imazhit të ri, teknologji e re, fytyrë e re. Kështu që po të shikosh 12-shen aty janë skifterë. Është zgjedhur një skuadër skifterësh për Sali Berishën.

Pavarësisht ndonjë emri që duhet aty për garniturë për të dëshmuar që kjo parti po bashkohet. Që ai do vinte dikë që do bënte udhëheqjen praktike të fushatës, udhëheqjen politike do e bëjë prapë ai në mënyrë virtuale.

Pa dyshim i duhet një figurë. Zgjedhjet që ka bërë janë ajo që thashë në fillim, kthimi prapa'', tha deputeti i PS në Repolitix. 

2 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Nje skuader heronjsh qe po luftojne me mish e me shpirt kunder SPAK-ut per lirimin e birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures erbo-greko-ruse ne Shqiperi , kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hoxhe Saliu

      PD ka kohe qe ka vdekur, por ishte e pakallur. Tani u varros dhe te pakten nuk qelb me vendin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje