Nga Ylli Pata
Dje pati një polemikë paksa indirekte brenda partisë së Sali Berishës. Ku me të drejtë deputeti Luan Baçi, nuk e ka pritur mirë dërgimin si të plotfuqishëm të Gaz Bardhit në Fier.
Luan Baçi, është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Sali Berishës, në një qark që nuk ka qenë asnjëherë pro PD. Sidomos me përplasjen me klanin e Mallakastrës, që ka qenë gjithmonë pranë Alibeajt dhe Kapllanajt, mbajtja e një grupi të qëndrueshëm militantësh ka qenë stres më vete për Baçin. Por vjen një ditë dhe kupola, dmth Berisha, Noka, dhe Gaz Bardhi caktojnë këtë të fundit si të dërguar në qarkun më të madh në vend pas Tiranës.
Një lëvizje e pashpjeguar. Është ndryshe PS që është parti në pushtet, e cila mund të lëvizjë deputetët pasi në fund ata përfaqësojnë politikën e mazhorancës, e ndryshe një opozitë, e cila krijon në territor aksione politike krejt të palidhur nga interesa apo logjika qeveritare.
Mjaftojnë vetëm organizimet e mitingjeve e protestave që ka organizuar Luan Baçi në Fier, për të kuptuar se është krejt normale revolta e tij dhe e drejta për ta përfaqësuar një territor që e ka menaxhuar dhe që jeton aty.
Ç’punë ka Gaz Bardhi në Fier? Ai është nga Kavaja, politikisht ka përfaqësuar në zgjedhjet e shkuara Elbasanin, ku ka qenë shef i qarkut, e ku ndodhi tmerri, ndërkohë që sot është numri dy i partisë së Sali Berishës. Logjika e thotë, që në mos në Kavajë e Elbasan, si lider Gaz Bardhi mund të jetë në Tiranë, madje edhe drejtues i qarkut.
Dërgimi në Fier, mund të mos jetë një zgjedhje përfundimtare, por në fakt ka trazuar situatën atje. Por ky aspekt është një çështje e brendshme partiake. Nëse shikon hartën e shpërndarjes së të deputetëve, kemi Luciano Boçin në Shkodër, Bardhin në Fier, Saljanjin në Elbasan, ndërkohë që në qarqet e tjera; Gjekmarkaj është në Lezhë, Flamur Hoxha në Kukës, Xhelal Mziu në Dibër, Bujar Leskaj në Vlorë e Tritan Shehu në Gjirokastër.
Kjo ndarje tregon në mënyrë të qartë se si i ka menduar Sali Berisha ndarjen në qarqe, e siç me të drejtë e tha Dashnor Sula, të vetmit që kanë të sigurtë kandidimin në qarqet përkatse janë Leskaj, Shehi, Gjekmarkaj e Flamur Hoxha, të cilët janë në qarqet ku kanë dalë deputetë edhe në 2021.
Përveç gallatës e batutave, thelbi i kësaj ndarje tregon realisht problemin e opozitës, e cila nuk ka referencë në territor. Madje edhe aty ku e ka si në rastin e Luan Baçit, vendoset dublimi.Pse e bën këtë Sali Berisha? Ikja e Gaz Bardhit në Fier, së paku mund të ketë vështirësi në strukturat që ka krijuar Luan Baçi, çka mund të sjellë një ulje të motivimit e rezultat më të dobët. Gjithashtu në Shkodër, Luçiano Boçi nuk do të ketë as motivim për të sjellë një rezultat pozitiv siç e kërkon në Elbasan ku jeton dhe ka kandiduar, apo edhe Saljanji, që ka fituar në Kavajë zgjedhjet e shkuara, e sot çohet në vendin ku dështoi Luçiano Boçi.
I gjithë ky lëmsh shkon natyrshëm tek një përfundim; ai që e ka ideuar nuk mendon për të rritur votat, por mendjen e ka diku tjetër. Që mund të jetë menaxhimi i istuatës postzgjedhje. Natyrisht diskutimet mund të vijojnë pambarim, oër të gjithë duken si rrahje në havan apo petulla me ujë, e kështu e medojnë edhe strukturat e PD-së në bazë, që sipas të gjitha gjasave nuk kanë menduar as në mankthin më të rëndë këtë ndarje. Berisha duket ka në mendje atë që deklaroi në lidhjen direkte me grupin parlamentar sot; kontestimin e zgjedhjeve të 2025-s. Ndaj nuk ka menduar jo për listë fitimtare, po as optimale deputetësh…
Hajde gallade hajde. Ervina Salianji alias Babale kalon nga Kavaja ne Elbason. Luciano Boci alias “ budallai elbasonit” kalon pa pike lidhje ne Shkodër.Gazmenda Bardhi alias “ mashtruesi “ le Elbasonin e kalon ne Fier per te pregatitur nje vrasje tjetër gjatë fushatës. Kuptohet qe Berishes nuk i intereson fare rezultati i zgjedhjeve. Ajo qe do te pregatisë ai gjate kësaj kohe janë alibitë se si ju vodhën zgjedhje.
Pa "sens" ne ne shqip kemi pa kuptim
Yildis Pata alias Ymer Baze eshte puntor hekurudhe ( me kohe te plote), dhe dites tregon sensin e levizjes se " lokomotivave" me vela te Vinit. Ne xhep mban qepë dhe hudhra qe mos ngatërojë "sensin" ... incidentalisht ka humbur "sensin" e brimës së të shoqes. Ja fut Ymerit ...
Te shkretet qe jane humbe cdo kontakt me realitetin. E marrin Fierin per qytetin bythqiresh, dhe i dergon ne Gaz Bardhin. Packa…Packa!
Shkodranet po e presin krahehapur Lucianen se u rrahu barbarisht me dy bandite qytetarin dhe bisnesmenin e nderuar Gjergj Luca ne mes te Elbasanit.
Cfaredo te beje nongrata, nuk ka fare rendesi. Kesaj here PD do mbyllet si parti, mund te mbetet parti e Hasit dhe Kavajes, sa per sy....
Bardhit nga kovaja,vret ne Elbasan dhe cohet ne Fiera.Kush eshte shkakut.Dikur thoshin se Kavaja dhe Elbasanit dallohen per bythqirje.Pooo,Sic Duket ky aksion i bythqirjes do te kembengulet te perhapet ne Fier.Ndaj dergohet Gazgej Bythbardhkavaja ne Fier.
Ne Fier Baz gardh sumkapuci do kete dhe mbeshtetjen e pakursyer te sharebajges se haremit te Jales , kejdi dhembcakalles qe u be deputete pa mbushur akoma 18 vjec me shkolle te mesme nga spiuni Agush 50 lekesh. Kjo eshte shume e pergaditur per te vjedhur e manipuluar votat me zarfa me leke, me lope , dele e vica dhe gjela deti tek fshataret, bile dhe lavatrice, e frigorifere sic ka deklaruar vete i ndjeri Dritan Prifti se si i fituan 4 mandatet e arta qe futi ne qeveri spiunin Agush 50 lekesh dhe tradhtoi pabesisht socialistet dhe i dha pushtetin Hu Xhintaos ne vitin 2009.
Pata. Nr 2 në PD është Paloka, jo Bardhi srpse ai dhe Noka janë caktuar të udhëheqin fushatën e non grstës në të gjithë Shqipërinë.
Berisha do she 4 vite te nxjerri njerezit e tij deputete...kaq pretendon...