Paloka bën thirrje për dhunë: Rama nuk largohet pa destabilizim të vendit, duhet përplasje e forcë

4 Shtator 2024, 13:25Politika TEMA
Paloka bën thirrje për dhunë: Rama nuk largohet pa destabilizim

''Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës'', kështu u shpreh deputeti demokrat Edi Paloka në A2 CNN, pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD-së dhe dy ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar demokrat.

Sipas tij, në krye të agjendës opozitare është krijimi i kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë, por nën një qeveri teknike dhe jo me Edi Ramën.

“Për ne si PD e opozitë nuk mund të ketë objektiv tjetër të shpejtë gjatë këtyre ditëve, madje brenda vjeshtës duhet të finalizojmë objektivat për t’u dhënë shqiptarëve të votojnë lirisht dhe kjo si hap të parë ka zhvillimin e zgjedhjeve nën një qeveri teknike jo nën Edi Ramën.

Rama ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’u lejojë shqiptarëve të votojnë lirisht, jo vetëm atë që bëri për Kodin Zgjedhor. Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për rrugën që do ndjekim, për të arritur këto qëllime.

Për mua nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës. Jemi në diktaturë, Kërkojmë gjënë më legjitime për shqiptarët për të votuar të lirë dhe përderisa kjo nuk lejohet nga diktatori na lejohet të përdorim çdo formë, me Ramën vetëm forca është mënyra për t’u marrë vesh”, u shpreh Paloka. 

Paloka shkon edhe më tej kur thotë se largimi i Ramës nuk ndodh pa destabilizim.

“Nuk mund të ketë forma demokratike në përballje me diktaturën. Ose duhet ta destabilizojmë dhe e kam thënë e stërthënë këto ditë. Këtu diktatura rrëzohet vetëm kur Rama të ikë nga frika me forcë dhe kjo nuk ndodh pa u destabilizuar vendi.

Por ose duhet të pranojmë diktaturën e të ulim kokën ose do të reagojmë. Me një njeri si Rama që nuk njeh ligje kushtetutë, e përdor drejtësinë me keq se sigurimin e shtetit dikur Enver Hoxha”, tha Paloka.

 

6 Komente

  1. P
    Pd

    Thuqi thuthuqi

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Nongrata dhe shoket e tij!!!!!!Rama diktatori me I madh ne histori-.......Pas Vicidolit antiamerikan dhe antibritanik!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elvis

        Po shume mire e ka, si perhere qe ia ka futur me grusht. Te dale vete para dhe te beje dhune, te prishe e te shkaterroje. Nese e ndjekin, ashtu qofte. Ne cdo rast edhe 4 vite e dime se kush eshte ne pushtet. Po keshtu si e kane keta, edhe pas ketyre 4 nuk i dihet. Hajde rropt te majte e te djathte!

        Përgjigjjuni
        1. F
          FATMIRI

          PROVOJE NJE HER QE TE SHKOSH NE PIDH TE SATEME KUJTON SE JEMI NE 96 RRACE QIR

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Paloka ndiqet nga Interpoli per pastrim parash te nje trafikanti qe ndertoi ne zonen Shengjin-Velipoje, dhe Paloka eshte pjese ne shitjen e apartamanteve. Ka edhe nje ndalese nga SPAK te mos flas ne Media per kete hetim.

            Përgjigjjuni
            1. l
              landi

              bej bej...provoje njehere; po tani ta qijne ate putanen qe te ka pjelle..o bastard !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje