Ndonëse një pjesë e deputetëve e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë pjesë e PD-së pasi Apeli i dha vulën ish-kryeministrit Sali Berisha, Flamur Noka fton drejtuesit dhe anëtarët demokratë të larguar të rikthehen e të bëhen pjesë strukturave zyrtare të partisë.
Sot në orën 18:00 kryesia e PD-së do të mblidhet për të diskutuar rreth strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës, por më herët me firmë të Flamur Nokës, është nxjerrë një udhëzim që i lë detyrë drejtuesve politik të qarqeve dhe krerëve të degëve, të mobilizohen dhe të identifikojnë çdo person me influencë në zonat e tyre, dhe të përpiqen ta bëjnë pjesë të frontit opozitar.
“Strukturat drejtuese të çdo dege të identifikojnë, kontaktojnë dhe bëjnë çdo përpjekje për të afruar pas tyre çdo individ me reputacion publik e kontribut shoqëror që me veprimtarinë tij ka dhënë prova të angazhimit qytetar opozitar”, thuhet në udhëzim.
Përkundër dëshirës për bashkim, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vija ndarëse është distancimi nga Sali Berisha non grata dhe në hetim nga SPAK, dhe mbështetja e plotë ndaj sistemit të drejtësisë.
Enkeleid Alibeaj nga ana tjetër po bashkohet me aleatë për të krijuar një parti.
Cilet do te jene ata faqezinj qe do te kthehen Tek kjo organizate komuniste , anti amerikanet , anti perendimore me kryetar nje kriminel komunist ? Ne qofte se Kan mbetur ende funderrina , ata Po .