Dash Sula: Kolegët e mi po shohin ëndrra me sy hapur për të qenë në listë, unë jam për qejf

3 Shtator 2024, 20:40Politika TEMA
Dash Sula: Kolegët e mi po shohin ëndrra me sy hapur për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2, iu kthye çështjes së listave të hapura dhe të mbyllura, duke theksuar se kolegëve të tij kanë filluar t'i dalin listat në ëndërr.

“Garantoj se në ato listat e hapura nuk ka shanse të fitojë askush. I kam bërë unë llogaritë. Sipas zgjedhjeve të vitit 2021, 12 deputetë i bien nga listat e hapura. Unë e përgjysmoj, e çoj te gjashta ose edhe më poshtë.

Unë po të jem te lista e hapur, edhe me 30 mijë vota nuk hyj në Parlament. Kështu është llogaria. Por, nëse i bën llogaritë sipas Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit, listat janë shumë të hapura”, tha Sula.

“Ethet e listave kanë filluar. Shumica e kolegëve të mi shohin ëndrra natën se ku janë, a kanë hyrë apo jo te lista. Unë për vete jam në kokërr të rehatit, jam shpirt i lirë, në qetësinë më të admirueshme që kam si person.

Jam njeri i plotësuar, me një familje të mrekullueshme, me një karrierë politike nga viti 2005… Unë ia atribuoj këtë karrierë politike në radhë të parë demokratëve të Peqinit, të gjithë Qarkut të Elbasanit dhe asnjë individ, përfshirë këtu Sali Berishën dhe Lulzim Bashën”, shtoi Sula.

“Unë do të pranoj çdolloj verdikti politik. Qejf nuk kam të jem te lista e mbyllur, më vjen turp të jem aty”, tha në fund Dashnor Sula.

6 Komente

  1. A
    Adashi

    Po nuk të fut Sala ty te listat e mbyllura mor trap ,ai do lëpirës me llap të madhe jo si ty që bën ndonjë fenuçe oj kuçe ha ha ha

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skilipec, je nje pordhe e Saliut

      Ku je per qejf more loqe, ne liste apo pas saj?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parlamenti do shënohet po nuk u zgjodhe ti

        Ti more bukurosh Peqini meresh me gjela deti,po Muli të shkoj në Kukës e të mbjell patate,apo Bardhoshja me mjekër të bëhet kryetar i LGBT

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Ky eshte nje llafazan i bezdisur qe bene zhurme per asgje..! Nga nje ane thote se opozita eshte e falimentuar dhe kur pyetet te bashkohen te gjitha grupimet opozitare pa Berishen dhe Bashen bene teori qe nuk fitohet e blla blla blla...., te te rrezohet Rama duhet te krijohet nje koalicion opozitar me objektiva te qarta pa Berishen dhe Bashen dhe ka per tu arritur rezultat me i mire se opozita e sotme , fitorja nuk vjen me ultimatume por me bindjen dhe fitimin e besimin e popullit...

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Te kam rixha o Dasho nese nuk do te jesh ne liste liroi nje vend baljozit te vicidolit priftit pastor pa veladon te foltores se vicidolit Dorian telit barkderrit me mjekrren gjithe morra se u shqye duke bere deklarata para trushplareve bushkolas kokpalare kokpaqethurr morragjinj te kurbinit para bashkis.Eshte bere i neveritshem sinqerisht , dje hunderri kishte dale vetem para bashkise me nje fletushke ne dore dhe fliste vete dhe degjonte Lymi i tutit qe po kalonte rastesisht aty dhe tha i shkreti paska ikur nga trute ky mjekermorri te shohim cfare mrrokllash flet.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazhina Mishit

              Robi't.. ...... me kenaqe.Nuk te luaj as presjen ! E kam njohur Lymin e Tutit,nga "personazhet" me paqesore ne Tiranen e fund viteve 50'te ...... (uroj ta kesh njohur) ...... Merre me mend kur dhe Lymi ka reaguar ! Robi,dite te mbare Gazhina Mishit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje