“PD është copëtuar mizorisht, do isha naive të thosha që do fitojmë”, Pampuri: Shqiptarët nuk votojnë figura të ricikluara

3 Shtator 2024, 15:55Politika TEMA
“PD është copëtuar mizorisht, do isha naive të thosha

Deputetja demokrate Oriola Pampuri tha se PD sot është copëtuar në mënyrë mizore.

E ftuar në rubrikën Opionin në News 24, Pampuri theksoi se shqiptarët nuk mund të votojnë më figura të ricikluara, teksa shtoi se Lulzim Basha nuk është braktisur nga ndërkombëtarët.

 

“Shqiptarët nuk duhet të votojnë për të njëjtat figura. Ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë rëndësinë e votës. Unë nuk kam marrë vendim të jem në grupin e z Basha, por në një grup, që mbështet aleatët tanë strategjikë. Unë nuk mund ta mendoj që të mbështesë individë, që nuk mbështesin SHBA, Britaninë e Madhe.

Unë kam dhe karrierë akademike e nuk mund të mbahem mend si person që luajti rol destruktiv. Unë jam dakord që votat e shqiptarëve kanë rëndësi, por jemi vend i vogël, që nuk ia dalim dot pa aleatët tanë të mëdhenj. Basha nuk është braktisur nga ndërkombëtarët, ai ka takuar ambasadorët. Unë iu qëndroj parimeve të mia nga fillimi në fund.

Nuk mund të anatemohet SPAK e SHBA, siç bën pala tjetër. PD është copëtuar në mënyrën më mizore të mundshme, e copëtuar në aq pjesë, sa ç’e do Edi Rama. Kjo punë nuk është çështje numrash. Do isha naive të thosha që do fitojmë.

Ne nuk duam të mbijetojmë, por ne duam të fitojmë ndaj Ramës. Për të mbijetuar e duan ata që duan të zgjidhin çështjet personale. Ne vazhdojmë që të luftojmë në gjykatë për të marrë vulën dhe kemi nisur punën në terren për zgjedhjet. Ne duam të kandidojmë figura të pastra, që nuk janë korruptuar”, tha Pampuri.

 

 

4 Komente

  1. Y
    Y

    PD do demokratizuar,por kete mund ta bej vetem krimineli Sali me ndihmen e zagareve Muli,Paloqja,Baci,Boci,Balliu Fahriu,Vokshi,etj.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Mbasi vrau dhe preu shqiptaret,Saliu ju sul pd-es dhe e beri jasht e koqe. Kjo eshte puna qe di te bej shpellari i Vicidolit Sali Qen Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XYZg

        Pampure ti je kapion se ke pjell qysh ne Gjymnaz pervoje prej Matjanes Papampuri

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juliano

          Je gruaja e vetme dhe më e sakta në PD. Por kjo frymë që është krijuar jo vetëm në politikë, po kudo, po nuk qe dhe nuk shkon me turmën, këta të quajnë demode, stë lënë fjalë pa të sharë, sepse kështu është kuptuar demokracia nga disa njerëz, që predikojnë liritë e fjslës lirë, por në fakt janë ekzekutorë të mendimit ndryshe. Jeni njeriu më pzitiv në atë parti, respekte z. Pampuri.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje