Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për media, ku ka folur dhe në lidhje me skandalin për mbetjet toksike.
Basha u shpreh se ekipi i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
"Ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.
Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK.
E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar.
Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë", tha Basha.
Ky jeton ne dimension tjetrr
Ik o Basha se je i marre fund. Me mire kur nuk futesh ne politike. Nuk je per kete pune.
Po ky ashte drejtues ne spak,idiot funksional
Coje ceshtjen ne SPAK ...po ke do akuzosh ??? Kedo qe do akuzosh , do filloj te bej te semurin rende , gjasme eshte jashte , ashtu sic bere dhe ti me rrugen e Kombit , e harove o derase ne kembe ??? Se ti je si struci qe fut koken ne rere ...