Një ditë më parë, në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij i kishin ndryshuar vendet ku do të duhet të ulen në Parlament.
Në një konferencë për shtyp Basha komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi. Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpuntorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës.
Për Bashën kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për karrige.
“Për fat të keq këtu ka rënë niveli”, tha Basha në një konferencë për mediat, i pyetur lidhur me këtë vendim.
“Ky nuk është debat politik, por debat për karrige. Kjo është edhe arsyeja e divorcit. Ne betejën e nisëm për ndryshim, jo për karrige.
Vazhdon sindroma e karrigeve. Do të përforcohet edhe më shumë. Sepse ajo që sot quhet PD është e ndarë në dy grupe, Sali Berisha me ata që i shkojë nga pas për të mbrojtur familjen e vet, ndërsa grupi tjetër e kanë nisur për karrige dhe për karrige po vazhdojnë.
Natën pasi vërshon uiski, ngrenë dolli për fundin politik dhe biologjik të Sali Berishës, dhe në mendjen e tyre e shohin veten në radhë për suksesion dhe ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges”.
Dihet ajo pune qe Muli , Gazi e Co mezi presin qe Berisha te shkoje ne ate bote , te çlirohen nga dhuna e te livadhisin pa u shqetesuar nga tirani . Edhe femijet e tij mezi presin qe ai te ike sa me pare , se ngelen gjate nen hijen e tij . Duan te dalin ne plan te pare dhe ti zene vendin , ne krye te partise .