“Kemi një opozitë false”, Alibeaj: Jemi duke punuar për një parti të re, shqiptarët duan të përmbysin gjendjen në vend

3 Shtator 2024, 09:32Politika TEMA
“Kemi një opozitë false”, Alibeaj: Jemi duke punuar

Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se ai dhe demokratët e tjerë që nuk kanë pranuar të rikthehen me Sali Berishën, janë duke punuar për të ndërtuar një forcë të re politike, e cila me gjasë do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

"Jemi duke punuar për një parti të re. Nëse ka forcë përtej të vjetrës, besoj se shqiptarët do mbështesin një alternativë të besueshme", është shprehur Aliebaj në News 24.  

"Unë jam një prej personave që jam pjesë e grupimit. Jemi në një situatë të krijojmë këtë përfaqësim politik që mungon sot. Panorama e politikës shqiptare është që nga njëra anë është Rama-Berisha e nga ana tjetër nuk ka asgjë. Shqiptarët duhet të kenë ofertën më të mirë", vijoi më tej ai.

Alibeaj ka zbuluar gjithashtu, se pjesë e kësaj nisme janë persona që e duan Shqipërinë dhe nuk janë angazhuar më parë me politikën e vjetër.

"Pjesë e partisë do jenë njerëz që nuk janë marrë me politikën deri tani, njerëz që ndjejnë se duan të bëjnë diçka për vendin e tyre, ndoshta dhe gjysmë anonimë, rëndësi ka që kanë dëshirën për të bërë Shqipërinë. Shqiptarët duan të përmbysin gjendje në Shqipëri.

Ne kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm. Pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër. Herët a vonë do bëjmë me dije atë që po përgatisim, sepse zgjedhjet janë afër", përmbylli Alibeaj.

 

1 Komente

  1. Q
    Qafa e Kociut

    Po Hysen Xhafkollarin e ke anetar ? Te dhjefsha ty , partine tende o cerr I Sali gerdalles ! Po kush te Dhjete ty , ate skizofrenin e Lazaratit dhe ate fytin nga Dukati , o terrnecke e Buzemadhit ! Shpej , se nuk ka kohe , futeni fecken ne gjirizet e ballanit Berisha !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje