Lulzim Basha, euroatlantiku i braktisur

3 Shtator 2024, 09:51Politika TEMA
Lulzim Basha, euroatlantiku i braktisur

Nga Vitjon Nina

Një karrige boshe, me në tavolinë një fletë formati, ku gërmëzohet programi ditor i punës kuvendare, është e dukshme në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Tre kartonë e zakonshëm për të shprehur qëndrimin qëndrojnë në vendin e tyre, së bashku me një kartë në makinerinë për të mundësuar artikulimin përmes mikrofonit.

Në një etiketë të madhe me logon e Kuvendit të Shqipërisë shkruhet: Z. Lulzim Basha Deputet.

Teksa, në sfond, dëgjohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila me zë të plotë lexon disa njoftime për ndryshime, që kanë ardhur nga grupet parlamentare.

“Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi”, lexon ajo me një frymë.

Ishte në fakt roli i fundit që i kishte mbetur nga ajo e cila ai e quan “parti e vjetër”, pasi më vete tashmë vet emërtohet “demokrati euroatlantik”.

Pjesa “euroatlantike” iu shqit nga ata, të cilët dikur ia qëndisën mbi supe, duke e kthyer në një figurë, e cila në fakt edhe gjerësisht në opinion si e tillë paraqitej dhe perceptohej, si stofa e një politikani perëndimor dhe larg realitetit brutal shqiptar.

I tillë doli!

Nëse perceptohet kjo si më e keqja, as e tillë nuk është, sepse nuk u deshën shumë orë pas seancës, për të reflektuar zërat që qarkullonin prej kohësh.

Ndër besnikët e Bashës deri në ditët e fundit të betejës kundër qëndrimtarit Sali Berisha në PD, Enkelejd Alibeaj e artikuloi qartësisht: Jemi duke punuar për një parti të re.

Ai nuk e përmendi Bashën, as për mirë e as për keq. Por, ai përmendi se opozita sot është “false”.

Iu referua asaj të Berishës, të cilën e futi në një grumbull me politikën e kryeministrit Edi Rama. Por nuk e përjashtoi as Bashën, pavarësisht se e mbajti larg përfoljes.

“Nëse ka forcë përtej të vjetrës, besoj se shqiptarët do mbështesin një alternativë të besueshme. Unë jam një prej personave që jam pjesë e grupimit”, tha Alibeaj, duke mos e bërë të qartë se ku Basha përket, mes të resë dhe të vjetrës.

Por, panorama është e qartë dhe e ngjeshur për ish-kreun e opozitës.

Ai guxoi, vonë…tepër vonë. Dhe u dogj nga ky guxim politik. Provoi të qëndronte dhe ai, si paraardhës/pasardhësi i tij në PD, por nuk ia doli, me metodologji, të cilat edhe nuk u pëlqyen.

E vetmja gjë që i mbetet është ajo karrige boshe në sallën e Parlamentit. Të paktën edhe për një vit. Ndoshta boshe më shumë…

17 Komente

  1. A
    Ali beu BERISHA

    I PERZENE DHE I TRADHTUAR... POR DARDHA KA BISHT PAS...!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kimetja nga Guami

      Lulqimi I tradhetuar?? Po ate e ka Rama kanakarin e pozites.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Politike gallate

      Tani qe grupi i deputeteve te Non Grates u kompletua me vule, me fonde, me perfaqesues ne komisione, duhet urgjentisht qe te lirohet Sali Berisha, Skenderbeu nr.2 qe te ulet prane Skenderbeut nr.1 te Spiropalit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        Vitjon , gjasme , me hipokrizi babale , sikur ndiehesh I keqardhur per kete zhdukje , fshirje te Bashes dhe frymes qe ai perfaqeson . Ne te vertete , ti kelysh I kuq I trekendeshit kriminal te Bermudes , ti zedhene s I vrasesit S. Berisha dhe ortakeve te tij , me sforco fsheh kenaqesine dhe gezimin ... Fryma euroatlantike , Jo vetem nuk mpaket nga gam gamet e qenerise bermudianet ose me sakte te fantazmave te PP-se , Po me shume Po rritet dhe eshte prezente . Ne nuk zhurmojme si harbuteria komuniste .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lae Nuro

          Ketu jemi , o fundrrina te harbuterise BERISHISTE dhe ortakeve te tij .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Lulbrava me terheqhen e e opzites nga parlamenti,e faljen e pushtetit lokal ps-se,ka zhgenyer edhe Sorosin qe beri djale ne shpite,pa dijenine e nongrates!?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              Ky Lyly try Lyly ka dale kopil torollak , si nipi i Enverit mendoi te genjej popullin , djali i xhaxhait te tije Ermal Hoxha. Lyl te fala Argites Non Grata shko fli gjume qe te rritesh!!!!!!!@@@@ !!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Ky Lyly try Lyly ka dale kopil torollak , si nipi i Enverit mendoi te genjej popullin , djali i xhaxhait te tije Ermal Hoxha. Lyl te fala Argites Non Grata shko fli gjume qe te rritesh!!!!!!!@@@@ !!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. Amerikani

                  Reagimi I banalitetit te zuluve , duhet shperfillur . Duhet shperfillur edhe per nje atsye te thjeshte : Mbeshtetja dhe vota e te tilleve , u provua se ku te con . Pergjigja ndaj tyre eshte percmimi dhe neveria . Ne shumice keta reagies gjirizesh , Jane berishiste , Jane rrugacet dh sahanelepiresit e ketij krimineli qe presin ne rreshti te plackisin Shqiperine .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Valona baxhell

                    Letij dhe Sali llumit duhet tja u derdhesh ne fyt. Njeri me bajge se tjetri

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli i vocerr

                      Luli demokrat euroatllantik fundi i botes po qe Luli i tille , ai as me Kujtim Gjuzin nuk mund te krahasohet , me mut burre koti nuk gjen dot jo ketu po as gjekundi . Lulkes edhe ate pak drite qe u duk njehere ja dha Salkari e tani qe ja hoqi ngeli Luli sic edhe eshte nje cope budalli qe di vetem te krihet e te kallaiset me boje , aq sa i iken te tere qe i quante shoke .

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luli i vocerr

                        Luli demokrat euroatllantik fundi i botes po qe Luli i tille , ai as me Kujtim Gjuzin nuk mund te krahasohet , me mut burre koti nuk gjen dot jo ketu po as gjekundi . Lulkes edhe ate pak drite qe u duk njehere ja dha Salkari e tani qe ja hoqi ngeli Luli sic edhe eshte nje cope budalli qe di vetem te krihet e te kallaiset me boje , aq sa i iken te tere qe i quante shoke .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luli i vocerr

                          Luli demokrat euroatllantik fundi i botes po qe Luli i tille , ai as me Kujtim Gjuzin nuk mund te krahasohet , me mut burre koti nuk gjen dot jo ketu po as gjekundi . Lulkes edhe ate pak drite qe u duk njehere ja dha Salkari e tani qe ja hoqi ngeli Luli sic edhe eshte nje cope budalli qe di vetem te krihet e te kallaiset me boje , aq sa i iken te tere qe i quante shoke .

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Miri

                            Ky rrote kari po kthehet andej nga erdhi, ne anonimat!

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cipini

                              Luli I vocerr Migjenian pervec empatise njerezore , ka edhe nje simbolike tjeter qe me nje analfabet nuk hyet , por edhe nuk ia vlen te hyet ne boten Migjeniane . Dua te them se per Njerezit e paditur , sic e ka nenvizuar edhe F. Kafka , gjithcka eshte e mundur . Keshtu qe ti Luli I vocerr je ne te drejten tende te japesh vleresime e gjykime Jo per Bashen , Po edhe per Hain Shtainin , Homerin , Shekspirin ...se ti i di te gjitha , ngaqe nuk di asgje . Prandaj , jepi !

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Real

                                E perdoren amerikanet ne nje experiment, deri ne neveri, dhe doli si nje limon i shtrydhur. Keshtu eshte kur nuk sheh me gjate se para hundes.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Anri

                                  Bravo Vlora!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje