Partia Demokratike mbledh ditën e mërkurë Kryesinë, për të diskutuar strategjinë e nisjes së protestave, edhe pse këto të fundit para Bashkisë së Tiranës kanë dështuar, pasi opozita nuk ka mundur të mbledhë më shumë se 10 militantë.
Në fokus të diskutimit do jetë aksioni opozitar, ndërsa PD e pret një vit i vështirë teksa zgjedhjet parlamentare 2025 po afrojnë. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka u ka dërguar mesazh strukturave për mbledhjen.
Ndërkohë, të premten mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku sërish fokusi do të jetë te aksioni i PD e protestat.
Sakaq, kryetari Sali Berisha duket se do ta ndjekë online mbledhjen e grupin të tij të deputetëve, pasi ndodhet në ''arrest shtëpie'' për aferën Partizani dhe nuk mund të marrë pjesë fizikisht.
Te premten ne keshillin kombetar Paloqja do deklaroje* betejen pa kthim *te foltores se vicidolit dhe fillon revolucioni nr.10 pasi 9 revolucione kane deshtuar pa filluar mire. Ne fund te shtatorit revolucioni nr.10 do shuhet se mbeshtetja do jete qesharake, mbeshtetja per Hu xhintaon 80 vjecar te tyrbes se katit 8t te imam haxhi dede dede sali dumbabes me 40 hajdute kane rene ne nivele qesharake sa vetem 14 trushplare bushkolas kokpalare kokpaqethur morragjinj te kurbinit i kane mbetur se paguhen me 10 mije lek dy byreke dhe nje shishe llalle nga Muli .