Kreu i ri i Grupit Parlamentar Socialist, Niko Peleshi, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregon detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përfshihet parlamenti për shtimin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Muhamed Veliu: I thatë parlamentit dje se qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Për çfarë bëhet fjalë?
Niko Peleshi: Me Kryesinë e grupit, kemi marrë pjesë në një takim të zgjeruar që bëri të dielën qeveria shqiptare, ku ndër të tjera, kryeministri Rama shprehu vullnetin dhe ambicien për të ngritur në një nivel tjetër transparencën e qeverisë, të institucioneve dhe agjencive të saj.
Me dy fjalë, kemi një ligj të mirë për të drejtën e informimit publik, por nga ligji deri te zbatimi ka nevojë për përmirësim. Sepse sot, opinioni publik, gazetarët, të gjithë të interesuarit janë mësuar ta kenë informacionin në kohë reale, edhe për shkak të teknologjisë, kanë smartfonin në dorë, ndërkohë që ligji i informimit publik ka afatet e veta.
Nga ana tjera, platforma e komunikimit me informacionin, aksesi për informacionin të gjerë, është disi i dalë kohe. Të presësh afatet që i dimë, që nuk janë të ekzagjeruara, por stonojnë. Qeveria synon të rindërtojë një kullë informacioni, ku aksesi është në kohë reale.
Një Open Data për gjithçka që ndodh, në mënyrë që të aksesohen në kohë reale. Kjo ndihmon edhe në përfshirjen e publikut me një vendimmarrje në kohë reale. Besoj se do ta bëjmë Shqipërinë me qeverisjen më transparente në Ballkanin Perëndimor.
Tendera sekret nuk do te beni me mo? Do ta beni ne konsultim me publike no mbledhjen e qeverise ne tryezat e prunes se kurban bajramit. Po per pensionet e posacme do pyese lartmadhnia Rama ipare publikun.?
Vetëm kujdes kumbullat mbas shpine..... . Për ata që hanë e nuk tregojnë..... .
E ke serizisht kete here? Perse nuk e bete keto 12 vite qe kaluan apo nuk kishit kohe?
Lotttt. Ne nje kanal televiziv i cili fuksiononte totalisht me fonte te bashkise, ne nje bashki te nje vendi europian po mbaheshin zgjedhjet, ku kryebashkiaku i kesaj bashkie pas 30 vjetesh dilte humbes ne rezultatet qe percillte KQZ-ja. Moderatori i ketij kanali( 30 vjet dhe ai ne kete kanal) ngaqe nuk dinte si ta percillte situaten, i kerkoje regjizorit te nderronte kanalin e informimit dhe te vendoste ndonje kanal televiziv kombetar qe mbase kishte ne ekran si fitues kryebashkiakun 30 vjecar. Pra,ketu KLSH, SPAK, e gjithe dynjaja po thote se po vidhet, ky thote nderroni menyren e traspareces
E treguat dhe ju veten se sa transparentë jeni, ju pamë mbi një dekadë. Në formë jeni të përkryer, në përmbajtje blozë, shumë veprime pa sens dhe llogjik. Këshilltarët ose nuk i dëgjoni, ose i keni pemë pa kokrra.