Dy medaljet në Lojërat Olimpike, Rama: Sa herë vendi ka sukses, s’mungon hudhra! Mbështetje të sigurt për sportin!

4 Shtator 2024, 10:50Politika TEMA
Dy medaljet në Lojërat Olimpike, Rama: Sa herë vendi ka sukses,

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e Mirënjohjes për dy fituesit e medaljeve të bronzta në Lojërat Olimpike në Paris, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, u shpreh se sa herë Shqipëria ka sukses, s’mungon hudhra.

Rama është shprehur se qeveria po punon për të krijuar gradualisht një sistem sportiv që do u japë mundësinë fëmijëve të shfaqin talentet e tyre.

“Të ndërtosh një lëvizje sportive e cila arrin të ngjitet në nivele që mund të konkurrojë me dinjitet. Sepse Luiza Gega këtë herë nuk solli medalje, por ishte atje dhe nëse ne do të kemi atje më shumë atletë që do të marrin aq sa mori Luiza këtë herë, kjo do të jetë një gjë shumë e madhe për Shqipërinë.

Sepse atje është gjithë planeti dhe nëse Shqipëria është edhe në 8 edhe në 16 apo 32 vendet që shkojnë sa më pranë finales, është një mision i përmbushur.

Natyrisht që hudhrat tona donin të rrifnin Spanjën, Kroacinë dhe Italinë e të vinin këtu me kupën e Europës. Por realiteti i sotëm është i tillë që na tregon se jemi në rrugën e duhur se hap pas hapi do të ndërtojmë një botë sporti dhe një sistem sportiv që t’u japë mundësinë fëmijëve që të ushtrojnë talentin e tyre.

Nuk do bëhen të gjithë kampionë, por sa më shumë fëmijë të përfshihen, aq më shumë prej tyre do qorrollepsen nga Tik Tok dhe ato broçkullat e tyre, që të krijojnë idenë se mund të fitosh kampionatin duke ngrënë patate të skuqura dhe pas çdo ndeshjeje ngrihesh 5 kg më i shëndoshë. Qeveri si kjo për sportin nuk e ka pasur sporti më parë dhe nuk ka si ta ketë më pas”, tha Rama.

4 Komente

  1. T
    Toni

    Ku eshte suksesi..se u dhate pasaportat...2 medalje 2 te huaj...ku I ke sportistet Shqiptare?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Po atij gjimnastit Rus Petrov, qe konkuroi per Shqiperine vitin qe shkoi dhe mori Medalje te Arte ne Kampionatin Europian te Gjimnastikes ne kalin me doreza ai dhe ndonje shperblim, se ai e meritonte te merte edhe ai nje Apartament , se ai mori Medalje te arte

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti1991

      je ba patetik. metafora te tej konsumume.

      Përgjigjjuni
      1. l
        landi

        ik o bastard ...ik e thyej qafen se je kthyer gazi i botes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje