Meçe: Bardhi nuk është faktor në PD! Basha, pjesë e lojës së Berishës

4 Shtator 2024, 09:31Politika TEMA
Meçe: Bardhi nuk është faktor në PD! Basha, pjesë e

Analisti Arben Meçe deklaroi se Gazment Bardhi nuk është faktor në Partinë Demokratike, ndaj e sheh si të palogjikshme deklaratën e Lulzim Bashës, se ai pi whisky me ndërkombëtarët dhe uron fundin politik dhe biologjik të Sali Berishës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, analisti tha se Basha është pjesë e lojës së Berishës dhe bashkë me Bardhin, janë dy të infiltruar të kreut aktual të PD.

“Unë mendoj se kishte pritshmëri për të mos kaluar me zhurmë, sepse është filozofi e opozitës që të jetë prezente përmes zhurmës. U bë vetëm zhurmë,  por asgjë më tepër. Në seancat e tjera do ketë bllokim të seancave parlamentare. Është strategji, nuk është diçka e re.

Kjo opozitë prej kohësh identifikon sot luftën politike. Legjitime është e  Bardhit në këtë rast, sepse Bardhi ka marrë vulën. Partia e Berishës,  është PD zyrtarisht, i lindin të drejtat legjitime që të zgjedhë stafin e vet. Në planin formal, atë që luhet në skenë, Basha pretendon se nuk është pjesë e këtij grupi. Me të drejtë nuk mund të gëzojë ateritbubet e këtij grupi dhe të gjitha ato të drejta që ky grup fiton si grup parlamentar në parlamentar.


Iniciativën e zgjedhjes në parlament e ka grupi i Bardhit dhe është e drejta e tij të zgjedhë. Është e debatueshme nëse janë divocuar për karrige, apo i pari u shkëputet nga ajo lojë e Berishës, Bardhi, dhe i dyti pritet të shkëputet së shpejti. Basha është pjesë e lojës së Berishës. Basha dhe Bardhi, kanë qenë të dy të infiltuar të Berishës.

I pari u shkëput Bardhi, në atë moment kur Berishës i duhej ajo skemë që një grup parlamentar iu bashkua berishës, për efekte politike dhe i dyti, pritshmëria është të kalojë edhe Basha. Është pjesë e lojës së nisur, ata të dy kur vendosën të shpallnin lider të opozitës, Berishën. Një gjë e realizuan, Berishën e shpallën lider të opozitës.

Berisha kishte dhënë fjalim, në lot, tha që ishte dita e fundit e prezencës sime në politike. Për ta bërë të besueshme ngjarjen, u fut në lojë, kur Berisha u shpall non grata, u fut skema e organizuar nga Berisha që Basha bënte të ashtuquajturin përjashtim me identitet të tij, sot jemi në një finale, i gjithë grupi që në atë moment u bashkua me Bashën, sot është me Berishën, ndërsa Basha është ende në këtë krah sepse duhet dikush të jetë akoma prezent në lëvizjen anti-Berisha, që duhet neutralizuar plotësisht. Duket skemë e komplikuar, por është realitet. Basha është njëshi, është skemë e Berishës, nuk ka kauzë Basha.

Ai e ishte metaforike këtë, sepse Bardhi nuk përbën asnjë faktor në PD. Është një person që Berisha i ka vënë atë mision dhe atë mision bën. Bardhi nuk kategorizohet në personat e besuar të Berishës. Që të thuash që Berisha dhe Rama janë së bashku, nuk pi më ujë, nuk ka sens. Nuk e kuptoj me çfarë logjike. Këto deklarata lëshohen pa pikë përgjegjësie. Nuk prodhohet besueshmëri me deklarata të tilla. Janë përtej banalitetit”, theksoi ai.

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Mire o zoti Mece qe s’qenkan bashke Rama me Saliun, por s’i e shpjegoni ti qepjen e ligjit pe listat e mbyllura, ne kundershtim me kerkesen e shqiptareve?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Kokë Shkëmbi por edhe Rusia me Ukrainën janë në LUFTË. Por ata bëjnë KOMPROMISE. Ndërrojnë të burgosurit,............. Zoti Mece ka folur me mënd. PD po luan film me seri,vetëm e vetëm për të shpëtuar sali QENIN. Asnjë gazetar tjetër (as Mero qerosi)nuk e thotë këtë të vërtetë!!!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salehu

      Shkambi mbete gure qe thermohet aq kupton idioti i saliut

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje