VIDEO/ Sinaj në Kuvend: Rrogën time e bëj donacion. Dhashë 100 mln lekë për tërmetin. Bardhi ka kërcënuar deputetët e tij për firmat

4 Shtator 2024, 12:14Politika TEMA
VIDEO/ Sinaj në Kuvend: Rrogën time e bëj donacion. Dhashë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka deklaruar se vendimi për heqjen e mandatit të tij është i padrejtë.


Kjo sepse biznesin që ai drejton e ka cilësuar si një prej donatorëve më të rëndësishëm në Buxhetin e Shtetit,për shkak të 100 milionë lekëve të vjetra që ai pretendon se ka dhuruar në kohën e tërmetit të vitit 2019.


Gjithashtu, sa i takon akuzave të ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për faturat e biznesit të tij, Sinaj thotëse këto fatura janë të mbledhura nga të dyja mandatet e tij.

“Si ka mundësi të vish të më akuzosh mua për lekët e biznesit, kur jam me kutoa pasive. Katandiset problemi në 4 milionë lekë të vjetra dhe madje për dy mandate, jo në një mandat. Pra do më heqësh mua edhe mandatin e parë, vetëm se në faturë ke futur edhe fatura të biznesit tim gjatë mandatit të parë. Fatura në këtë mandat të dytë janë 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.” -tha ai.


Më tej, Sinaj u shpreh kështu:

“Për gjithë shqiptarët them se unë kam qenë biznessmen që prej 20 vitesh dhe në politikë kam hyrë në të mirë të vendit tim, sa dhe rrogën time e kam bërë donacion për njerëz në nevojë. Më vjen keq që qenka lodhur zoti Bardhi dhe nuk ka gjetur 100 milionë lekë të miat të dhëna për Buxhetin e Shtetit për tërmetin në Shqipëri.”

Në përfundim të fjalës së tij, Sinaj tha se për akuzat e ngritura ndaj tij, do paraqesë  një dosje me përfaqësuesin e tij ligjor, ku do të përmbledh me të gjitha të dhënat të përpunuara.

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, duke thënë se ka kërcënuar deputetët e tij për firmat për mandatin e tij.

“Unë nuk kam asnjë frikë, ti po vepron sikur je avokat i djallit. Po kërkon të më nxisësh krenarinë e vlonjatit, ne do përplasemi dhe në mandatin tjetër bashkë. Më ke nxitur të bëhem politikan, ke kërcënuar një pjesë të deputetëve, ka deputetë që nuk ta kanë dhënë firmën, e dimë shumë mirë unë dhe ti”, tha Sinaj.

3 Komente

  1. e
    e po...

    Përballë kêtij depûtetit Lab qê nuk i ben tërrë syri as dje e as sot, pavarësisht se ka dhe ca leber që shiten per pese aspra apo "per inat saliut flene me mullixhiun", çeshtje karakteri, më gjej nje deputet tjeter ne parlamentin shqiptar prej ketyre 32 vjeteve që rrogen e deputetit e ben donacion per te varferit, me gjej nje deputet tjeter qe ka bere aq shume per njerezit sa Vullnet Sina ?! Me perjashtim te Sali Berishes që çoi thesin me para njerzeve qe u vrau djalin e tyre per ta falur. Keta jane demokratet e Shqiperise, qofshin deputete apo antare e simpatizante qe qendrojne perkrahe Gaz kriminelit te Elbasanit apo Sali kermes qe e ektheu Shqiperine ne katrahure duke e vjedhur , vrare dhe shitur. Valle keta jane gjithe demokratet? Jo, por le te distancohen po jane burra dhe gra te vertete e jo te lehin akoma te porta e Bardhit dhe Saliut se zgjedhjet e vitit qe vjen do ti detyrojne shqiptaret e vertete qe jo vetem ti lene jashte e te ikijn emigrante si zvkryeministri Ahmetaj (!) por por do na krijojne mazhorance te pa preçedente per pluralizmin dhe demokracine. Populli ne teresine e tij nuk eshte turme pasive te rikthehet tek gropa e zeze e Sali Bersihes. Boll perjetuan keta 32 vjet. Dhe per sa flasin per varfereine ne Shqiperine me çudit nje gje: si ka mundesi Shqiperia kerkon puntore nga jashte nje mije euro dita dhe nuk shkojne shqiptare? Per inat te qeverise nuk shkojne ? Si ka mundesi qe sivjet tundej Shqiperia nga veriu ne jug me kenge e valle, me festa e festivale, neper taverna derdhet çdo dite birra, rakia e mishi pjekur dhe kenga, barku i grave dhe burrave eshte bere si ne muajin e shtate, etj gjera si keto? Te gjithe hane, pine, flene, bejne qejf dhe te gjithe ankohen? Semundje si kovidi kjo apo nga inati duan te flene me millona Saline !! Prandaj une u bej thirrje partive me djemte e rinj qe te distancohen nga kjo opozit fallco, te distancohen nga fjalori banal dhe i qelbur i tyre, te distancohen fare nga bisedat dhe komunikimi me ta se keta e kane mbajtur penge Shqiperine, ndersa shqiptaret e kane gjete vete rrugen duke u bere nenshtetas te devotshem te Europes me gjithe pengesat dhe derdellisjet e tyre, te krijojne opozite reale shqiptare te ndershme te respektueshme me fjalor intelektual e qytetar, pa denigrime te çdo natyre qofshin. Iku koha e te bertiturave, eshte koha e mendjes sot per te zhvilluar Shqiperine dhe çuar ne lartesi te reja, eshte koha e djemeve dhe vajzave te moralshme dhe dinjotoze, te pergjegjsheme dhe inisiatore te progresit. Iku koha flamur nokave dhe paçavureve te tjera qofte dhe nga partia e qeverise qe flene nen ombrellen e Edi Rames, megjithese ai ja ka leshuar drejtesise dhe mire ben. Eshte kohe e re jo vetem per Shqiperine, por dhe per Europen e Ameriken qe ka marre rruge te keqe me keta teveqela. Eshte koha qe te rinjte te thone dhe vendosin me fjalen e tyre jo per luften por per paqen.

    Përgjigjjuni
    1. F
      FATMIRI

      KY HELMON NJERZIT ME MALLRA TE SKADUARA TE BIGUT PLUS QE I VJEDH TE ÇMIMET NE RAFT KA TJETER ÇMIM DHE TE KASA NDRYSHON ÇMIMI

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Ky duhet te dekorohet Jo te denohet dhe nga kush, nga Salianji qe duhet te ishte ne burg dhe nuk shkon ne gjukate SE merr rapport mjekesor SE I dhemb Suma dhe duma!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje