Basha quan mashtrim marveshjen me Bashkise Elbasanit me Kurum-in:“Marrëveshja është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit"

4 Shtator 2024, 18:14Politika TEMA

Basha quan mashtrim marveshjen me Bashkise Elbasanit me

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha e ka cilësuar si skemë mashtruese para zgjedhjeve marrëveshjen e kompanisë “Kurum” me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja.

Në një reagim në rrjetet sociale Basha u shpreh se, “marrëveshja e sotme është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtojnë punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve do t’i hedhin në rrugë”.

Ai më tej shtoi se po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku, nënvizoi ai, “deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë”.

Basha gjithashtu theksoi se, duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit.

“Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrëqethëse”, u shpreh Basha.

3 Komente

  1. d
    drejtesia

    Cfaredo qe del nga goja jote o hajdut i rruges kombit,o vrases i bulevardit,o shites i interesave te kombit per faljen e detit,o mashtrus i vjedhjes se votave per te marre bashkine e Tiranes,o shkaterrues i mbi kalimit te zogu i zi,o njeri i ndyre....nuk ka per tu marre ndonje here seriozisht,prandaj qerohu me te mira nga shqiperia se as shqiptar nuk je!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yp llulli

      O lul euro AtLllantiku ha mut

      Përgjigjjuni
      1. S
        SINDIKATA E OPOZICIONIT

        A e dini se ku është pronari i vërtetë i Kurum? Ai është në vilën e tij në Lugono duke bërë dolli verën e tij të kuqe. Ai po mbledh oferta për të shitur “gomarin e ngordhur” në Shqipëri! Ai nuk do të kujdeset për punëtorët! Jam dakord me Bashën: Kjo është një fasadë për të blerë kohë për shkak të zgjedhjeve të 2025-ës! Çfarë njoftojnë pilotët pasagjerët: Përgatitja për t'u shtypur!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje