Ambasadori i BE takon Spiropalin: Kuvendi, duhet të thellojë reformat

4 Shtator 2024, 19:51Politika TEMA

Ambasadori i BE takon Spiropalin: Kuvendi, duhet të thellojë reformat

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Ambasadori Gonzato theksoi përparimet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe nënvizoi angazhimin e Delegacionit për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes gjithëpërfshirëse në procesin e integrimit europian, si një mjet për transformimin e shoqërisë shqiptare.

Postimi i ambasadorit

“Sot takova për herë të parë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali.
Ramë dakord për rëndësinë e aftësimit të Parlamentit për të luajtur plotësisht rolin e tij në procesin e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe për të siguruar konsensus të fortë në të gjithë spektrin politik rreth tij.
Ne gjithashtu ramë dakord se na duhet një parlament efikas dhe transparent, i hapur për qytetarët e tij, i aftë për të kryer reformat e nevojshme dhe efektiv në ushtrimin e mbikëqyrjes mbi ekzekutivin.
Në këtë kontekst, BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, Komisionin për Çështjet e BE-së dhe ne do të shtojmë bashkëpunimin tonë teknik me Kuvendin.
Konfirmova gjithashtu se BE-ja do të angazhohej me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë e plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

1 Komente

  1. F
    Funderina Rame

    o zot i madh...ka ngelur shqiperia ne duart e funderinave..ne dore te kesaj neperke...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje