"Berisha me hallet e tij me drejtësinë s’jep dot as ofertë e as shpresë për qytetarët", Alibeaj flet për krijimin e partisë së re të djathtë: Ja kauzat tona

5 Shtator 2024, 11:18Politika TEMA
"Berisha me hallet e tij me drejtësinë s’jep dot as

Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj ka akuzuar dy partitë e mëdha në, PS dhe PD që janë në të njëjtën linjë pas marrëveshjeve të arritura në  parlament.

Sipas tij, ato ndajnë të njëjta qëndrime për çështjet më bazike që shqetësojnë sot gjithë shqiptaret .

Alibeaj foli për krijimin e një  subjekti tjetër politik të dalë nga radhët e të djathtëve.

Nuk duhet ta fshehim tha ai, po duhet një parti anti-Berishiste dhe të përmbys këtë kasë të vjetër politike të shkëputet nga e vjetra dhe të luftojë për lirinë e votës.

Për deputetin demokrat, grupimi i ri politik duhet të mbështesë drejtësinë e re dhe kryesisht SPAK.

Në këtë aksion të ri politik do të jenë të gjithë ata që kushdo që ka dëshirë dhe interes, duhet të jetë qartësisht i shkëputur nga politika e vjetër përfshirë edhe atë nga PD.

“Ajo parti ka rënë në duar private, administrohet në mënyrë private, autokratike dhe me problemet dhe hallet me drejtësinë që i pari i asaj partie ka nuk mund të përbëjë as ofertë as shpresë për qytetarët. Duhet që edhe në Shqipëri të kuptohet leksioni i madh i demokracisë. nuk janë kushte por sfida, është kohë sakrificash. Është rrugë jo e lehtë.

Një nga çështjet që duhet ti ndante realisht këto dy parti ishte pozicioni që ato duhet të mbanin ndaj drejtësisë së re, SPAK-ut kryesisht. Logjika e do që opozita duhet të ishte një mbështetëse e fortë dhe një aleate e drejtësisë. Perceptimi publik dhe sondazhet e tregojnë që për kaq kohë SPAK ka një rezultat dhe është një institucion që ka mbështetje më të madhe në gjithë Shqipërinë. 

Pra shqiptarët duan ti jepet fund pandëshkueshmërisë dhe opozita duhet të ishte mbështetëse e shumicave që krijohet në publik. Ndaj në këtë prizëm nuk ka kuptim që opozita jonë, ajo që quhet opozita zyrtare të dali kundër këtij institucioni”, tha i ftuar në studion e RTSH-24.

E kuptoj tha Alibeaj, që mazhoranca është në luftë me SPAK sepse ka 12 vite që qeveris vendin dhe skandalet korruptive e pamundësojnë mbështetjen e qeverisë për SPAK.

Por jo vazhdoi më tej ai, ajo pjesë që e vetëquan vetën opozita zyrtare të shkoi dhe të bashkoi votat me qeverinë për “Amnistinë Penale” që ishte dhe sinjali i fortë për të goditur drejtësinë e re.

Por elementi i dytë shtoi Alibeaj është dhe më i rëndësishëm është bashkimi për sistemin zgjedhor.

“E kam fjalën këtu për atë që ndodhi në muajn korrik ku një pjesë e deputetëve të opizitës dhe mazhoranca bashkuan votat për Kodin e ri Zgjedhor. E kuptoj shumë mirë z. Rama që dëshiron një sistem zgjedhor me lista të mbyllura por nuk arrij të konceptoj PD-në që bashkoi votat për të hequr të drejtën shqiptarëve për të zgjedhur deputetin e tyre.

7 Komente

  1. K
    Ky eshte ai qe do ndaloje librat e Kadarese

    Plehre e Gites se nongrates, nuk rren do ti demokratet antiperendimore. Demokrate properendimore jane me gishta, sepse e djathta e vetequajtur perbehet nga falanga te komunizmit dhe debila funksionale.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Alibeaj mund ti bashkohej Partise Agron Shehaj, te pakten te dy vijne nga shtresat e persekutuara, kjo eshte piknisje.

      Përgjigjjuni
    2. i
      i drejti

      KY eshte njeriu mosmirnjohes i te gjitha kohrave ky nuk ishte askushi Sali Berisha e mori pa buke ne bark dhe e beri me poste me leke me doshnore me shpija e makina tani ky shane sali berishen si legen haaaaaaa akoma nuk e ka kuptuar se nuk e pjerdh askush eshte nje0 do jetoje gjithmone nen hijen e sali berishes qe do ja permendin te tjeret dhe do kete frige te perbadhet me cdo kend se do ti thine gjithmone se ti je krijese e sali berishes haaaaaaaaaaa jo se ka turp se turpin e hane me buke dhe i fute nje gote vere mbas haaaaaaaa ik zhele bythlepires tradhetar i pabes mut muti.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Z.Alibeaj, duhet te shpejtoni në krijimin e partisë së re. Berisha po i dergon njerëzit e tij në bazë për të konsoliduar celulat e partisë dhe për të tërhequr të lëkundurit. Mos u vononi si gjithmonë. Ju sugjeroj që në fushatë të jeni të qartë kundër shkollës berishiane që shkatërroi partinë e parë demokratike ne Shqipëri.Të dënoni hapur bëmat e Berishës ndaj shqiptarëve dhe ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë. Vetëm kështu do të tërhiqni pas vete demokratët e ndershëm anë e kënd vendit që nuk janë pak si edhe nga elektorati gri ku jam edhe unë.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Tè krijohet njè parti e djathtè,èshtè dèshirè e shumè demokratève,por,anètarèt e saj( pèrbèrja) tè jetè me emra tè panjohur,me prejardhje nga shkollat mè prestigjoze tè Europès,Amerikès,e mè gjèrè...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Terrnecka

            Ilir , Po nga KY terrnecka e pret shpetimin e te djathtes ti , Po KY eshte trap qe , me gjase per kete levizje e ka frymezuar vnerri I tij , ambasadori I E. Hoxhes ne Korene e kuqe , Hysen Xhafkollarin nga Skrapari , mik I I. Metes. Keshtu qe kot e keshilloni , se tek I djathti me mitik I te gjithe Evropes , Tek sh. S. Berisha do perfundoni .

            Përgjigjjuni
            1. n
              noname

              ik o i zi gjej nje pune 8 oreshe dhe shiko jeten tende o parazit politik ,ti dhe gjithe te tjeret ....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje