Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj foli pasditen e sotme për News24, lidhur me kandidatin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku PD, aleatët përfshirë Mundësia do dalin me një emër jashtë partiak.
Shehaj u shpreh i lumtur që PD-ja sipas tij kuptoi se tashmë duhet dalë me një kandidat jo partiak për të maksimalizuar votat.
“Sigurisht jam i lumtur, për këtë gjë. Kjo tregon se realisht kemi të gjitha partitë opozitar që kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë të dalim me një kandidat që i afrohet fitores pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se është e vështirë. Pozitivisht, më bëhet qejfi që edhe dje i bëri thirrje kandidatëve të tjerë të shfaqin interesin e tyre.”
Më tej Shehaj tha se duhet opozita duhet të një kandidat që maksimalizon votat.
“Janë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe jam i lumtur që kanë shpallur interesin. Sa më shumë të jenë aq më shumë mundësi ka. E rëndësishme që nxjerrim kandidatin që ka më shumë shanse në zgjedhjet e ardhshme. Mund ta bëjmë në mënyrë transparente dhe perëndimore të mundshme.”
Sakaq, fton të gjithë aleatët opozitarë të pajtojnë një kompani të huaj sondazhesh që do tregoj nga sondazhi cili kandidat ka mundësi të fitojë përballë Ogerta Manastirliut.
“Unë ftoj partitë opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive dhe të pajtojmë një kompani të huaj që të na thotë se cili kandidat ka mundësi të fitojë. Mënyra më e drejtë për të maksimalizuar mundësitë e opozitës. Dy ditë janë më se të mjaftueshme. Shumë do thonë se nuk ka kohë, dy ditë nuk janë pak. Mazhoranca na ka vënë në kushte që fushata do zgjasë pak javë. Mënyra e duhur për të marrë vendimin e saktë, vetëm kjo është një sondazh profesional.”
Shehaj u shpreh se kjo ide për kandidat jashtë partiak erdhi pasi opozita prej kohësh nuk po korr fitore dhe tashmë duhet prodhuar diçka e re.
“Kam 3 muaj që kam hedhur idenë e kësaj formule. Edhe nëse jemi me vonesë përgjegjësitë nuk i gjeni te unë. Opozita do jetë gjithmonë në vështirësi nga mazhoranca. Në kushte të vështira do jemi. Me gjithçka do jemi të kufizuar. Do shfrytëzojmë hapësirat që kemi.
Kemi 12 vjet që prodhojmë të njëjtën produkt. Është e pamohueshme që PS mri49 % të votave. PD mori 33-34%, pastaj jemi ne 6% pastaj partitë e tjera. Është e qartë se nëse vazhdojmë të njëjtën betejë në të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz. Duhet të prodhojmë diçka të re. Askush nuk duhet të kompleksohet.
Çdo gjë që po bëjmë po e bëjmë në mënyrë, jam i lumtur që PD-ja më në fund kuptoi se nuk mund të nguli këmbë si ka vazhduar këto vjet. Dhe kuptoi se duhet një kandidat jashtë partive politike.’
Veremliu qenka i lumtur se ka kandidate me lopate dhe qesharak,ky do edhe kompani lobimi si barkderri qe erdhi nga USA,ti japin ca dollare se skane ku i cojne ato qe kane vjedhur... Gjin gjoni i mblodhi eurot per protestusit se kemi ngele keq
Te gjithe marrin 13 rroga ne vit, ky tuberkulari Shehaj merr 16 rroga tek Ramazoni. Po sba the o AgroShehaj shpk kompanine e sondazhit Rama ta ka gjetur?
Po ik o Lepur se nuk te pjerdh njeri ty
Zgjidhje ideale. Ky eshte polimen i vertete. Pajtoje ne daten 10 nentor Gone. Te qifte gomari
Pajto nje te huaj. Fiks sic e do Soros. Dhe Asimeja eshte e sigurt qe do e fitoje sondazhin.
Po Shehaj, kaq koqe eshte? Nuk e ka kuptuar qe per 30 e kusur vjet, nuk ka rregulla demokratike ne PD e Berishes...ose, ben lejen
O Gono mos ja fut pordhes dhe ti. Po qe te gjejsh nje kompani sondazhesh duhet nja 1 muaj , te besh tender e ku di une , pastaj te behet sondazhi do nje jave , me nje fjale hallve e ftohte.
Pas një muaj janë zgjedhjet, Agroni thotë të ftojmë një kompani sondazhesh. 5 ditë për ta ftuar. Tre ditë për të ardhur, 5 ditë për të përgatitur sondazhin, 5 ditë për të zhvilluar sondazhin, dy ditë për përpunimin e rezultatit. Gjithsej 20 ditë. Ku ka kohë më kandidati të bëjë fushatë? Patët kohë gjashtë muaj. Çfarë bëtë. Fjetët?
....te provoje sa e urren populli.
Ky qenka trap e budall