Anëtari i djathtë në këshillin bashkiak Vlorë, Gjergji Nika, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij, shprehet se në Vlorë socialistët ndihen të papërfaqësuar dhe ata po e shohin kanidatin e opozitës si shpëtim dhe si mundësi për ta votuar.
“Prej më shumë se një dekade, Partia Socialiste ka zotëruar jo vetëm pushtetin qendror, por edhe ka qeverisur në shumë bashki, përfshirë edhe Vlorën, të cilën e drejton qysh nga viti i mbrapshtë 1997.
Por gjatë kësaj kohe, struktura e brendshme e PS-së është kthyer nga një organizatë politike në një sistem të mbyllur klientelist. Vendimmarrja nuk i takon më socialistëve të thjeshtë, por një rrethi të ngushtë ekonomik që kontrollon çdo emërim dhe tender, duke bërë që shumë socialistë të ndihen të përjashtuar nga partia e tyre, të humbin zërin dhe dinjitetin politik.
Ata nuk shohin më tek PS një instrument për të ndryshuar jetën e tyre, por një makineri që punon për pak individë të lidhur me oligarkinë.
Vlora, dikur simbol i majtës së qytetëruar, është sot shembulli i paradoksit socialist: një qytet me shumë potencial ekonomik, kulturor e ekonomik të shndërruar në një model të shëmtuar të mbizotërimit të papunësisë, shtrenjtësisë, depresionit qytetar dhe largimit masiv të të rinjve.
Ndërkohë që oligarkët përreth pushtetit kanë ndërtuar vila e resorte, qytetarët e thjeshtë shohin që shërbimet publike janë degraduar, infrastruktura lokale është lënë pas dore dhe shkatërruar nga ai që e ka projektuar dhe duhet ta zbatonte, ndërsa korrupsioni dhe paftësia është përditshmëria e vlonjatëve..
Në këtë realitet, shumë socialistë “bio” ndihen politikisht pa strehë.
Ata nuk janë bërë opozitarë për ideologji, por për mbijetesë morale dhe qytetare.
Prandaj kandidati opozitar për zgjedhjet e pjesshme edhe nga socialistët duhet të shikohet si “shpresa e fundit” për një ndryshim real në qytet.
Në sytë e shumë socialistëve vlonjatë, kandidati opozitar është jo thjesht rival i kandidatit të Kryeministrit, por instrumenti i vetëm i mbetur për të çliruar qytetin nga kontrolli i oligarkëve.
Ai shihet si një mundësi për t’u rikthyer transparenca dhe llogaridhënia në bashki, ndalimi i abuzimeve me pronat publike dhe krijimi i një pushteti vendor që u përket qytetarëve, jo investitorëve të afërt me pushtetin qendror.
Në këtë kuptim, votimi për opozitën nuk është tradhti ndaj PS-së, por një formë rezistence ndaj kapjes së PS-së nga interesat private.
Socialistët e zhgënjyer nuk janë bërë papritur të djathtë. Ata kërkojnë vlera të majta të vërteta: barazi, drejtësi, ndershmëri dhe respekt për punën.
Kur këto vlera mungojnë brenda shtëpisë politike, qytetari i ndërgjegjshëm, qoftë edhe socialist, kërkon një rrugë tjetër edhe nëse ajo kalon përkohësisht nga opozita.
Në fakt, ky është një akt politik emancipues, pasi ndëshkon korrupsionin “tënd”, për të shpëtuar idetë, të cilat besove dikur.
Nëse Vlora do të shënojë një valë votash të socialistëve drejt opozitës, (gjë që kam shumë dyshime se do të ndodhë) atëherë kjo nuk duhet parë si një ndëshkim lokal, por një kambanë alarmi për PS-në në tërësi.
Tregues se elektorati i majtë po kërkon rikthimin e moralit politik, të meritokracisë dhe respektit për bazën.
Nëse PS nuk e kupton këtë sinjal, ajo rrezikon të humbasë jo vetëm pushtetin vendor, por edhe identitetin politik që e mbajti gjallë për tri dekada.
Nëse në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme lokale një pjesë e socialistëve bio votojnë kandidatin e opozitës, ata nuk votojnë kundër partisë së tyre, por për ta shpëtuar atë.
Ndaj i rikthehem titullit që kandidati opozitar është shpresa e fundit edhe për socialistët për drejtësi, barazi dhe dinjitet qytetar.” – shkruan Nika.
Mire o djathit,nuk thua shyqyr qe e majta qenka sterr, dhe ju te kriminelit Sali hales qenkeni me fat ne keto zgjedhje. Yxhym fitojeni Vloren me Sali non graten ne krye.
Ju kam qirë motrën të majtë e të djathtë
Po si ka mundesi o keshilltari kriminelit me te madh shqiptar,Sali mut Berisha,qe keni 35 vjet mbas nje te rrjedhuri dhe te pjerdhuri?!
Ore lajmëtar , o dallandyshe e PD , nuk harrohen thagmat e PD apo opozitës siç i flet ti , e njohim mire por njëri mut e tjetri kakë , kskën e kemi provuar dikur por edhe çdo ditë , ashtu si dhe të majtët Ku e gjete zgjidhjen opozitare , ata nuk kanë din e imam edhe pse nuk kanë patur pushtet kanë bërë namin në Vlorë Mëndja jote të gënjen ka plot zgjidhje shumë më racionale jonnë intres të natakçijve të nxjerrë nga fundi i kazanit të plehrave
Po kush ju dhiet e ju voton ju more kriminela , juv ju vjen era mut tre km larg . Per sakohe te meni terroristin ne krye as te mos u shkoje nder mend per te fituar . Vetem pasi te ngodhi bisha Sali qeni edhe mund te mendohet per ndonje bashki te dores se trete , po nuk flitet per qytete te rendesishme si Tirane , Durres e Vlore .
Sa shume je munduar ta sqarosh mendimin tend kontraversal, sa gjate sa askush nuk ta lexon. Fli ne ate krah me endrren tende se ne daten 10 nentor do te thuash jam keshtu, sa nate e gjate paska qene, enderrat jane te bukura, por nuk dalin gjithmone si i sheh. Por nuk me dukesh nga Vlora tamam, ose nuk e njeh Vloren.
KY SHKRUESI I KETIJ MENDER ANALIZE PO NA THOTE SE KETA TE OPOZITES NUK JANE TE LIDHUR ME OLIGARKINE EKONOMIKE DHE POLITIKE DUKE HARRUAR QE AI NONGRATA I TYRE ESHTE I LIDHUR KOKEKEMBE ME ATA,SE ATO KULLAT NE TIRANE KUSH PO I NDERTON.
Edhe pse ne dukje Gjergji Nika tregohet me i mencmi nder idjotet e sotme te opozites , ai perpiqet me kot ti jape oksigjen Sali Berishes . Qe ne PS ka korrupsion me oke , kjo dihet nga te gjithe , por gjithashtu dihet qe ne PD ka korrupsion me thase , si njeres te tejkonsumuar , qe populli ka njohur mire se cfar plehrash jane dhe nuk mundet kurrsesi qe te riktheje mamuthet serisht ne pushtet , ata nuk ngjallin asnje shprese , jane kthyer ne plehra te pa riciklueshme dhe shqiptaret nuk jane aq budallenj sa te pranojne me mire bresherin se sa shiun . PF - ja mund te rikthehet ne force serioze politike vetem ne se shkundet e gjitha nga kancerozet qe i jane ngjitur pas trupit , duke filluar nga shtaza mesjetare e Vicidolit .
Po shkeputini nga Sali qenefi o njerez,mjaft hengret nga muti I hales se tij.
O Zote mos na mere mende nga keta budallenjte qe zbresin tufa tufa ne qytet per me lepi ndonje kocke.
Nje fare diversioni ky por shume naiv per ti kerkuar socialistëve te votojne per kandidatin e Sali Berishes,kur para tre muajve ne bllok Vlora votoi per PS dhe kandidatët e saj per deputete
Hajt se mbasi i ngre avionet prape Sala te bombardoje Vloren.Nuk ka psikopati me te madhe se sa nje Vlonjat Berishian.
Nje shpellak ne Vlore, jep mend
Jam i majte me pelqen ai Hoxha i pd-se duket djale i mire ,por s do e votoj vetem se perfaqeson Saliun,nga ana tjeter rrobshkeryerin e rilindjes s do ta votoja kurre se ka sjelle varferi dhe emigrim ,cmime te larta pensione te uleta si dhe ka deshtuar tre here me bashkine ,dhe e ka bere kadastren burdello ,dhe mendoj se korrupsioni eshte rritur shume ,keshtu qe do jem per Arlind qorrin.Me vjen keq pewr pensionistet qe i ka lene ne pike te hallit