Rama: I bindur që ministrja virtuale do jetë histori suksesi, ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë

5 Tetor 2025, 09:37Politika TEMA
Rama: I bindur që ministrja virtuale do jetë histori suksesi, ka

Kryeministri Edi Rama ka rinisur podcastin e tij “Flasim”, ku episodin e ri e nisi me ministren e parë virtual në botë, “Diella”.

Sipas kreut të qeverisë, fenomeni Diella është bërë global dhe nuk ka pasur më shumë kërkesa për intervistë nga mediat botërore sesa para prezantimit të ministres “me 6 gishta”.

Rama shtoi se Diella ka bërë më shumë për imazhin e Shqipërisë se kushdo, në kaq pak ditë.

“Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjenëcn artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër, kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta, nuk besoj se ka pasur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anketat e plantit dhe të gjitha faqet.

Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi, por ajo në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në borë, saqë është kaq do mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte me asgjë tjetër”, tha Rama.

2 Komente

  1. P
    Po shoku po

    E sakte ne komunikacion ke arritur por veç komunikacionit duhet pune pasi komunikacion pa pune eshte si mullinjt e ères. Vendos nje kosh me maska falas qe kur kalojme kanalin me fekale te Lanes mos te marim ndonje semundje. Po police ju dhe bashkia a keni ? qe te largoni lypsat rrugeve. Spitale per te semuret mendore a keni i ke te gjithe rrugeve, apo prisnin kur dikush nga keta te vrasi ndonje student .... A ka njerez qe punojne te largojne qenet endacak. Komunikacion eshte sikur nje ferme ti shesesh endrat per réalité dhe kur te takone iken me vrap.... A ka aéroport pa tramway métro tren vec ai i Kabulit . Puno Edi Rama se fjalet i mer era.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Terminator Arnold Schvazeneger holliwood

      Ministrja virtuale ēshtē pozitive qē qytetarēt tanē tē jen tē dijenishēm se ekzistenca inteligjencēs artificiale ēshtē nē aktualitet.Tani pēr tani vetēm qeveria e ka tē qartē si funksionon kjo mēnyr arsyetimi, mē pas studentēt dhe pas disa vitesh qytetarēt.Mos investoni nē inteligjenc artificiale pasi jan lek tē humbura.Le tē bējn hapin e duhur superfuqit.Nuk mund tē kēndojm mē shpejt se muzika.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje