Akuzat në vitin 2018 - Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës

12 Qershor 2025, 10:55Politika TEMA
Akuzat në vitin 2018 - Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama kundrejt ish-kreut të PD, Lulzim Basha për cenim të nderit dhe personalitetit, pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”.

Kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën për cenim të nderit dhe personalitetit dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë. Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e Vangjush Dakos dhe strukturave të PS-së në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

Me vendimin e datës 11 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e padisë me argumentin se është e pabazuar në ligj e në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse. Ky vendim i gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditësh.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile,  më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I:

1.Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse. 

3.Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

4 Komente

  1. B
    Bureto

    E kujt i vlen sot mbas 7 vjetëve, pra me vrap breshke ky vendim?! Me siguri, sikur të pyetej vetë Rama, do ta kish tërhequr atë padi civile. Sipas thënies "hekuri rrihet sa është i nxehtë!", e drejtë apo e padrejtë kërkesa apo ankesa e dikujt ka vlerë në kohën e duhur. Kuptohet që gjëndja ku ndodhet sot drejtësia, edhe për shkak të reformës, dosjet janë bërë kapicë dhe fatkeqësisht jo pak qytetarë shkojnë në botën tjetër pa marrë drejtësi. Nuk them për këtë rast, se s'i plas kujt për fatin i saj, por shteti për disa kategori çështjesh civile apo administrative, për të lehtësuar të tilla vonesa, gjithmonë në dobi të qytetarëve, duhet të rregullojë ligjet dhe procedurat ligjore, që në të dy shkallët e gjyqësorit, për aq sa logjika juridike e pranon, dosjet të trajtohen me procedurë të shpejtuar. Po të duan dhe mjafton të kenë vullnet, modalitet i gjejnë. Edhe pse fenomeni është ulëritës, fatkeqësisht nuk po duket se lëvizet në këtë drejtim. Na rroftë që kemi ministri Drejtësie dhe Parlament, që më shumë interesohen për rrogat e tyre se sa për hallet e qytetarëve me taksat e të cilëve paguhen!.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paditesi qe kam harruar padine e bere nw 2015.....

      Mire se frike nga ligji nuk kane, po turp e moral a kane gjyqtare te tille qe shpallin vendimin pas 7 vjetesh. Ku eshte inspektoriati i Larte i Drejtesise qe fle gjume dhe hesht para zvarritjeve te tilla te qellimshme.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sala

        Fajde gjykate

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli

          Turp, keta gjykata duhet djegur sic bante i lartmallnishemi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje