Albin Kurti tërhiqet përfundimisht nga ideja e bashkimit me Shqipërinë: S’na lë Kushtetuta

19 Prill 2022, 09:20Politika TEMA

Albin Kurti tërhiqet përfundimisht nga ideja e bashkimit me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se ideja e bashkimit me Shqipërinë është në parim një element taktik politik në relacion me nevojën për të kundërpeshuar ambiciet e Serbisë e cila nuk e pranon status quonë rajonale.

I pyetur se: Projekti juaj politik është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe mosdhënia e autonomisë për serbët e Kosovës, Kurti ka dhënë këtë përgjigje:

“…Ne duam bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë por jo në dëm të pakicave. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme, por jo dy kombe të ndryshëm.

Problemi lind kur Beogradi sulmon dhe do të minojë shtetësinë dhe institucionet tona. Ndaj është e natyrshme për ne që të duam të jemi më të fuqishëm, sepse Serbia është shumë më e fortë sesa ne”, tha ai.

Kurti ka shtuar se veprimet e subjektit të tij politik gjatë kohës kur ishte në opozitë, nuk kanë të bëjnë me karakterin e tij radikal, por me peshën e çështjeve të ndryshme.

Ai është ndalur tek arritjet e tij si kryeministër duke vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit dhe fakti se u mandatua në emër të premtimeve për punësim dhe drejtësi. Sa i përket ideve për bashkim, kryeministri i Kosovës i është referuar një aspekti juridik të çështjes:

“Ne duam të fuqizojmë vendin tonë. Referendumi për unifikimin me Shqipërinë nuk lejohet nga Kushtetuta jonë e cila u miratua ndërkombëtarisht dhe ajo është e vështirë të ndryshojë”, tha ai.

Thënë kjo, z. Kurti ka bërë të qartë se bashkimi si tezë politike nuk është më në axhendën e tij, se fjala vjen, nëse do ta donte realisht këtë gjë, Kushtetuta edhe ndryshohet!

5 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    mos mor bino!! dhe të duheshin dy vjetë në drejtimin e shtetit të kosovës për të lexuar kushtetutën?? çfarë ke bërë këto 20 vjet si deputet??nuk e kishe lexuar asnjëherë?? o bin,dhe unë që nuk jam as deputet as politikan e asgjë,pe¨rveçse një qytetar i thjeshtë i shqiërisë,e kam lexuar 3 herë të paktën!! bino sa për kureshtje, na mashtroje atëhe¨re apo na mashtron tashti që i ke siguruar pozitat??

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Kuptohet fare mirë kur bëhet fjalë për akrobaci politike. Po eja e mbushi mendjen "dru me pre" që çirren me thirrje primitive. Këta e dinë shumë mirë që ky mekanizëm bashkimi është fare i pa mundur, të paktën me kornizën e sotme që ka Kosova. Mirëpo Binoja e ka mësuar si ti marrë votat . Futi ndonjë thirrje "O sa mire me ken...", dhe ja ku u kry. Eh mor Albin, do të bien pendët edhe ty. Rrena është e bukur, por del në shesh shpejt. Lusni zotin mos lufta merr drejtim të padëshiruar , pasi shumë gjëra mund të shkojnë keq për Shqipërinë dhe Kosovën . Marrëveshja që u afrua për kompromis do t'ju duket ëndërr. Ashtu Kosova do kishte shansin historik të pranohej si shtet anëtar i OKB. Dhe rrjedhimisht do bashkohej pa problem me Shqipërinë.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ke të drejtë "xhamadani vija vija","sa mirë me ken shqiptar","bashkinm ,javën e parë pasi të kem marrë votat,me shqipërinë" dhe menjëherë K/M(ut)! po tu thuash "mos bleni mallra sërbe","mos kaloni nëpër sërbi","paguani taksa për të blerë armatim për tu mbrojtur"!? shkove për lesh si ramushi(jo se ishte ndokush,por i rastisi që tha diçka)!! e ke parasysh lali si është shqipua!? me grosh e lakra turshi!!dhe kur shkon i blen ato bën pazar deri në vetvrasje,për ta ulur çmimin!! ama kur vjen puna për dasma!? i hedh paret si me pas qënë në të njëjtin nivel me billin e gejtsave!! kështu dhe për votën,ta jep kur tallesh me të dhe ta heq kur i thua të vërtetën!! ta jep kur e mburr,e ta heq kur e mbron!!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kosova

        Haaaaa koqevari

        Përgjigjjuni
        1. V
          VV haramvota

          Po kush e njeh Kurtin e Osmankën dhe ua di biografinë duhet ti kuptojmë se ku është qëllimi i tyre. Të tjerët janë skajshmërisht të dëshpruar. Çfardo që propagojnë është mashtrim dhe ketë e deri tash e kanë dëshmua mija herë. Prandaj kjo e tashmja për mos bashkim shtetit dhe kombit s'është asgjë e re sepse nuk i sollën rastësisht qëllimi tyre tashmë është tërësisht i qart. Përgjegjës për ketë gjendje janë shumica e tyre që e votuan dhe nga ata ka që rrjedhin nga familjet dhe qarqet anti kombëtare. Prandaj edhe e dimë mirë se çka ka me gjete kombin shqiptarë vetëm pritni dhe mos jetoni me trurin e peshkut. Ky është vetëm fillimi i së keqës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje