Deputeti shqiptar në Suedi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet e BE-së

18 Prill 2022, 22:10Politika TEMA

Deputeti shqiptar në Suedi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet e

Adnan Dibrani, ish-refugjat nga Kosova, prej 12 vitesh është deputet në Parlamentin e Suedisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai thotë se Kosova ndodhet në një moment të mirë për të shtyrë përpara përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Deputeti është optimist edhe për Shqipërinë, për të cilën thotë se i ka përmbushur detyrat për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Dibrani, përfaqësues i Suedisë në Këshillin e Evropës i konsideroi ‘bombë’ pretendimet e euro-deputetit Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.

Ai ka një mesazh për autoritetet e Kosovës për këtë çështje.

Dibrani i lindur në Mitrovicë u largua nga Kosova si refugjat kur ishte vetëm 7 vjeç. 18 vite më pas, ai u zgjodh deputet në parlamentin e Suedisë.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ahahahahhahahahahaa...lol dibrani prej koqove dhe fatet e shqiperise

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje