Aldo Bumçi: Nuk kemi për qëllim të hyjmë në Kryeministri, PD i del zot protestës

7 Korrik 2022, 09:12Politika TEMA

Aldo Bumçi: Nuk kemi për qëllim të hyjmë në

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi përjashtoi mundësinë për dhunë në protestën që Partia Demokratike do të mbajë para Kryeministrisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bumçi tha se qëllimi i protestës nuk është të hyhet në Kryeministri, por të çelë një stinë protestash masive që do të çojnë në rrëzimin e qeverisë, sipas tij më e kriminalizuara që ka njohur vendi.

“Bëhet fjalë për protesta masive në numër, zërat që përfaqësojnë çështje të ndryshme të të gjithë shoqërisë, që nuk kufizohet vetëm në një pjesë të spektrit. Sot Rama nuk përfaqëson të majtët, ata vuajnë keqqeverisjen si gjithë të tjerët. 

Sot pushteti është në duar të pak njerëzve. Rama nuk është më legjitim me zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën si qeveris. Sot pas 10 vitesh kjo shoqëri do mbyllë një kapitull të dhimbshëm që e ka dëmtuar rëndë, ka kriminalizuar shoqërinë me pastrimin e parave dhe drogës”, tha Bumçi.

Zyrtari demokrat tha se PD do të marrë përgjegjësi për protestën dhe është kundër çdo akti dhune, duke theksuar se kjo nuk është rruga e duhur për të larguar Ramën nga pushteti.

“Zgjedhja nuk vjen duke u futur në Kryeministri, ai nuk largohet me një ose 2 protesta, por duke qenë të shumtë. Durimi dhe masiviteti, jo një akt ku ti futesh në Kryeministri. Duhen protesta masive duke treguar vullnet dhe kjo stinë që nis nesër do çoj në rrëzimin e Ramës”, u shpreh Bumçi.

5 Komente

  1. I
    I indinjuari per 30 vjet.

    Per ty dhe shume legena te tjere si ti , i madhi gjigandi RAMA e ka siguruare pushtetin deri ne vitet 30 pa frike, Per kete ju langojt mbaheni me shkume se kini kohe per tu pjekur se tani jeni kunguj te pa pjekur fare. Ju do fitoni kur te plotesoni kushtet e nje partie te vertete demokratike por jo kjo qe eshte se kjo eshte nje konklomerat kreminelesh pa din dhe pa iman,por ti or bumje nuk i di keto gjera se je shume medioker dhe pa karakter.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Si nuk bleve nje cike nga mendja e vjehrrit tend te nderuar Safet Zhulali...

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqiptar

        Hyni po ja u mbajti verra e bythes,gati jane trimat e xha Jahos,tju keüpusin ndonje loqe bytheve

        Përgjigjjuni
        1. F
          Firmat e themeluesve të PD-së 1991

          Ka 10 ditë që flitet për protestën dhe asgjë kundi s'më ka kapur syri gabimin e përcaktimit të sajë. Duhet ditur që në botën moderne protesta bëhet të dielën nga ora 10 deri në 12, ku protestuesit me pankarta dhe në mënyrë të mirorganizuar shprehin pakënaqësit e tyre. Në ecje ose grumbullim tribune. Dhe jo si në Republikat ish Jugosllave.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Godina e jashtme

            Kjo hallvë e quajtur me emrin Aldona, është kaq e ftohtë sa nuk të frekson fare, në këtë miting të çmëndurish. E ka përcaktuar saktë i madhi Dritëro kur ka thënë që një i çmëndur po na çmënt të tërë.Del dhe Aldua e flet që ti thotë të çmëndurit, që e bëri ca ditë ministër, që fola dhe unë , e bëra detyrën, prandaj më regjistro.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje