Finlanda dhe Suedia drejt NATO, PS kërkon në Kuvend procedurë të përshpejtuar të ratifikimit të Protokolleve të anëtarësimit

6 Korrik 2022, 16:25Politika TEMA

Finlanda dhe Suedia drejt NATO, PS kërkon në Kuvend procedurë

Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e nesërme.

“Bazuar në nenet 28 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej më shumë se 28 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duke vlerësuar rëndësinë e dy projektligjeve të sjella nga Këshilli i Ministrave: "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë" dhe duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, propozojnë:

1. Shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve: "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për propozimin e projektligjit "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë".

2. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të dy projektligjeve nga mbledhja e përbashkët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe e Komisionit të Politikës së Jashtme, e cila të zhvillohet gjatë punimeve të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 dhe të depozitohet Raporti i komisionit përgjegjës përpara shqyrtimit gjatë Rendit të Ditës.

3. Ndryshimi i Rendit të Ditës të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 duke përfshirë në rend dite si çështje për shqyrtim edhe dy projektligjet "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë", thuhet në kërkesën e PS.

Kujtojmë se ditën e djeshme ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Alenacës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Ky është me të vërtetë një moment historik. Për Finlandën, për Suedinë, për NATO-n dhe për sigurinë tonë të përbashkët.”

Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Të gjitha shtetet e OKB - së mund të antarsohen në NATO nëse janë transparente.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrati

      Kjo eshte nje levizje ne drejtim te paqes dhe sigurise agatgjate ne Europe.Shqiperia tregon se eshte vertete nje vend europian me politike active.Shiko qe kur eshte e nevojshme procedurat mund te thjesht Ogden, kur ka deshire te mire.Ne te njejten menyre parlamentet e Finlandes dhe Suedis mund te tregohen po aq Europiane sa edhe Shqiperia dhe te mos fshihen pas gishtit, pasi edhe keto vende i dogjen etapat duke anashkaluar Partneritetin per Paqe, keshtu edhe Shqiperia Nuk ka perse behe kavie per eksperimentet franceze.Persosmerine qe kerkojne ndaj Shqiperise le ta arrijme duke qene pjese e BE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje