Deputeti i PD: Çfarë mund të ndodhë nëse "sulltani" i shkon deri në fund dhe miraton amnistinë fiskale e penale?!

6 Korrik 2022, 13:22Politika TEMA

Deputeti i PD: Çfarë mund të ndodhë nëse

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, reagon pas deklaratave të Komisionit Evropian për amnistinë fiskale, ku theksonte se “Jemi të shqetësuar! Rrezik për reputacionin e Shqipërisë dhe dobëson kontrollin në pastrimin e parave”.

Në një postim në “Facebook”, deputeti Sula shkruan se “Bashkimi Evropian kundër marrëzisë së Kryeministrit për amnistinë fiskale e penale!”.

Qeveria duhet të heq dorë nga ideja e tyre absurde për projektligjin e amnistisë fiskale e penale. Shqipëria renditet nga organizatat prestigjoze në listën gri të pastrimit të parave. E thënë më qartë; jemi kthyer në një vend të vogël që legalizojmë paratë e kriminelëve që merren me trafik droge, trafik të qënievë njerëzore e atyre që bëjnë korrupsion galopant.
????Për shkak të qarkullimit të parave të drogës e korrupsionit në vendin tonë, pa i amnistuar ato, Shqipëria është kthyer në një vend që një familje e re, një çift të rinjsh që sapomartohen e kanë ëndërr në sirtar të blejnë një shtëpi sepse çmimi i shtëpive me rrogat që ata marrin me punë të ndershme janë vite drit largë.

????Shqiptarët jetojnë në një vend me një vijë bregdetarë të gjatë por, u leverdis të shkojnë më shumë në Turqi e Greqi për pushime sepse në vendin e tyre çmimet janë si për “sheikët”. E gjithë kjo disbalancë ekonomike ndodh për shkak të parasë që vjen nga aktiviteti kriminal dhe injektohet në ekonominë shqiptar.

Kur një fenomen i tillë ndodh kur supozohet se ka një luftë ligjore për goditjen e parasë së pisët, çfarë mund të ndodh nëse SULLTANI i shkon deri në fund dhe miraton amnistinë fiskale e penale?!

????Komisioni Evropian është i qartë se çfarë mund të ndodh ndaj edhe ka reaguar. Tanimë jo vetëm për shqiptarët por kjo qeveri është kthyer shqetësim edhe për vendet anëtare të BE-së.

Reagimi i Komisionit Evropian: Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.

20 Komente

  1. T
    Titi

    Se kuptoj kush te ka zgjedhur deputet ty o dashnor po kshu eshte kur i mer votat me lek

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      Si shume ide e projekte te qeveris Rama dhe kjo do te dali mjaft e suksesshme e ne fund do ngelni me gisht nga mbrapa

      Përgjigjjuni
      1. t
        tosi

        llafe llafe llafe vetem llafe eshte kjo parti

        Përgjigjjuni
        1. t
          titi

          po po me salen ne kryje te protestes dihet qe eshte nje protest "efikase"

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juen

            Eshte dicka e mire nese miratohet ky vendim sepse do shtohen dhe investimet ne vendin tone e zhvillohet akoma e me shume

            Përgjigjjuni
            1. U
              Uendi

              Hahaha po se moret vesh ju qe e ka bere vetem per ju qe keni vjedhur dhe ta keni sa me te lehte aman kok loqe ngelet

              Përgjigjjuni
              1. A
                Afrim

                Aman mo ku i gjejn kto matufa qe nxjerrin ktu qe brockullisin kot mkot aman

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joel

                  Nuk e kuptoj pse kundershtoni ju te PD-se sepse nese miratohet ky ligj per ju do jete dicka e mire sepse do fshihni pasurine qe keni vjedhur nder vite

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zan Caushi

                    Cdo ide qe rama ka dhene nuk kan dal keq kshuqe juve mos flisni kot se sjeni per asgje keshtuqe kthehuni nga varri

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Indrit

                      Ci keni kto lajme pa lidhje qe postoni

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        silva

                        vetem budalliqe flasin keto te pd

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sena

                          Parti koti jeni me kte Salen o zot

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Joni

                            Sala ka marr fund si njeri aman

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sindi

                              Foli ky qe partia qe esht antar ka kryer shkelje te ligjit sa jan ngop e del na jep mend ktu

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Goni

                                Cdo projekt qe ka bere rama ka qene i miremenduar dhe i sakte. Se kuptoj ca kane kta te PD qe vetem ankohen

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alfred

                                  dil pra ne protest edhe ti se do fitoni lesht ti me gjith saliun

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    arber

                                    hajd mblidhuni tgjith protestoni se mbase do shkrini talentin e do nxirrni ndonje gje ne drite

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gelian

                                      po e ben qe te pastroni leket ti me saliun o lyf , hahahah

                                      Përgjigjjuni
                                      1. x
                                        xhengizi

                                        o dashnor ik gjej naj dashnore ate bej se per gje tjeter sje

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          ilirjan

                                          a i ke pastruar leket e tua ti

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje