
Një ndër servilët e Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, i dënuar për mashtrim me vendim gjykate, tashmë po kërkon strehim tek Sali Berisha.
Ervin Salianji është një ndër deputetët i cili mbështeti publikisht vendimin e Lulzim Bashës, në shtator të vitit 2021, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vimë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.
Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Pas 6 Marsit, ku grupi i Bashës humbi, ku jo vetëm që nuk morën asnjë bashki, por u katandisën forcë e tretë politike, Ervin Salianji “kapërcen ylberin”.
Del kundër Bashës, dhe i kërkon këtij të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Edhe pse në fakt ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, të cilin nuk e njihte Salianji &Co.
Por, pasi doli kundër Bashës, “Babale” tashmë duket se ka ngrënë “turpin me bukë”, dhe po kërkon strehim tek Berisha.
Pra, Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, edhe pse vetë e deklaronte se “cënon partneritetin me SHBA”.
Por, pse Salianji po kërkon “strehim” tek Berisha?
Në fakt ngjarja e disa dite më parë, i thotë të gjitha. Ervin Salianji i gjendur në panik nga vendimi i Gjykatës, në lidhje me çështjen “Babale”, tashmë po kërkon strehim tek Berisha. “Babale” po kërkon ndihmën e Berishës, me shpresën se do të mund t’i shpëtojë burgut.
Dhe kjo u tregua mëse miri kur Salianji kishte seancën gjyqësore në Apel, e cila u shty për në datën 18 korrik.
Ajo që u vu re dje ishte pikërisht fakti se Berisha, po shërben si “strehë” për “Babalen” e Lulzim Bashës.
Së pari, vetë Berisha doli në një konferencë për mediat, ku mori nën “sqetull” Ervin Salianjin. Ndërsa më pas “Babalja” i Berishës, Flamur Noka mblodhi deputetët dhe u paraqit në seancë për t’i bërë presion gjykatës, duke marrë në mbrojtje kështu Ervin Salianjin.
“Bëmat” e Ervin Salianjit
Përtej bëmave dhe gjëmave të tjera, ka dy ngjarje, dy skandale, ku del emri i Ervin Salianjit.
Së pari, kujtojmë këtu video-skandalin erotik në parlament, ku Ervin Salianji u kap duke shkëmbyer mesazhe perverse nga salla e Kuvendit, me një person të quajtur G.D., por që më pas në media u identifikua si Grida Duma.
Më pas një tjetër skandal, çështja “Babale”, sërish del emri i Ervin Salianjit.
Në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
Një aksion që në fillim u duk i mirëorganizuar. PD solli me fakte dhe dokumente, provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Por, “zjarri” i ndezur u fik, kur në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.
Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafaj, duke bërë pazare droge.
Ervin Salianji “rrihte gjoksin” në korridoret e PD-së, se ishte ai që siguroi audio-përgjimin. Por, që më pas u tregua se gjithçka ishte një inskenim.
Në dhjetor të vitit 2019, Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj Salianjit rëndon akuza e kallëzimit të rremë.
Sipas gjykatës ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.
Ndërkohë, në datën 18 korrik është seanca e radhës në Apel, që do të thotë se nëse Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji do të duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë në burg.
Dhe me sa duket është kjo arsyeja pse tashmë “Babalja” është vënë në lëvizje dhe nga njëra anë përplaset me mazhorancën, e nga ana tjetër kërkon shpëtim tek Sali Berisha.
Por, Sali Berisha nuk mund të jetë “streha e fundit e maskarenjve”.(CNA)
nuk ka titull me te bukur.
Jane injorante qe besojne se jane dinake! Muli,Bumci,Tritani,Vokshi,Kellici,Spaho dhe lista eshte e gjate!
Eh cma nxore mallin e Avokot Ngjeles!
Si ke kohe e vend ne gazete qe te meresh ne Salianjin e Balliun, niveli i tyre ke shume oer te deshiruar dhe nderi me i madh qe mund t'i beni lexuesve, eshte qe te mos merreni ne keta qe jane fare lakuriq para lexuesve dhe nuk kane.me cfare te tregojne e flasin, nuk ka interes njeri per jete lloj kategorie
O shaqo Mos punon gje ne ministri zotrrote?
E keni gabim. Deeri do plumb, gjarperit i duhet shtypur koka sapo ta nxjerre nga guri!
Salijan Gridare do kapi sapunin në 18 Korrik te 7 penxheret, mbrapa do i shkoi Saliu, Like Floriri, Mona, Tit Vasili, Muli, Tritan preshi, janë shumë këta për te vëndi.
Të gjithë kriminelët shqipfolës, në Tiranë dhe Prishtinë, kërkojnë mbrojtje në "çadrën" e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Berisha. Edhe Salianji i tillë është, një kriminel i rrezikshëm.
Ore, po nuk na sqaruat ne qe jemi larg e kemi merak, perse u shty gjyqi Salinjan BABALES apo e shtyu me urdher Sali Sheqerja? Si duket prokuroria dhe gjykatat shqiptare i drejton nje force "unike" Sali Sheqere Kara-xhiç. Kete na thuaj se kemi merak, pa do vijme dhe ne emigrantet per te SHTATAT e Saliut ne dt 7, në oren 7 , ne javen e shtate; pa te dyzetat I BENI VETE SE DO PUNOJME NE ; i hidhni pak dhé shume se e le litarin perjashta ai. Kisha dhe nje pyetje te fundit si ato qe thone gazetaret shqiptare: retorike apo metaforike: rron ai Arben Kraja apo ka vdekur? Se ndiejme detyrim te shkojme tek vileza ne Lalez ne qoftese eshte ndryshe! Ja qe jemi larg dhe duam informacion. Ju faleminderit qe qoftese u ka ngele pak nder, ndryshe i falemi Tokes!
Saliani harron qe Saliu nuk harron kurre. Kjo eshte menyra qe Saliu rekruton mercenare. Sot eshte rradha e Salianit per te shkuar ne magazine te "terheqe robat e ushtarit"
Shkrimtari Anglo Irlandez Jonathan Swift ka thene njehere: Politika eshte strofulla e fundit e horrave ( maskarejve). Ketu nuk hyn vetem Berisha. Ketu hyjne te gjithe politikanet shqiptar, qe nga Rama Meta Basha e te gjithe me rradhe.
Turp qe ky surrat miu eshte feputet dhe paguhet me leket e taksave tona....
Ky zv.qytetari Ervin duhet te jete me edukim te varfer, dhe per pasoje tashme eshte thjeshte " Babale" qe ne syte e qytetareve njohet si simbolik e e mashtruesit dhe njeriut pa moral. Njeri nga keta qe Salianji se "njeh" ne ate kohe iu kerkua qe me ze e figure te imitonte vllain e Fatmir Xhafes, nje mekatare i denuar 7 vjet ne Itali dhe i kishte shpetuar denimit. Mirpo Salianji dhe kompani me ane te Babales manipuluan zerin e Xhafes se Italise. Vete tipi qe manipuloi zerin e pohoi ne tv kete fakt. Faktikishte ky eshte krim zyrtar dhe njerezor. Vellai i F. Xhafes i kishte ne kurrize7 vjet, nga gjykata Italiane. Nuk ishte nevoja te vazhdonte denimi i tij me "prova te reja". Kete berei Salianji! Manipuloi dhe u mundua me mashtrim t'ja ngulte me Xhafes se Italise, me qellim qe te fitonte pike politike. Porr.... ra vete brenda! Sot ai eshte nje manipulator dhe mashtrues ordiner! Sjella etij e4 deritashme dhe kjo analize tregojne se sa e moplepsur eshte shqiperia me politikan langaraq, ose ndryshe ne statusZv. qytetar.
Gjithe te ndershmit jane ne sallomet lluksoze te Edi Rames dhe Erion Veliajt. Grupi i burgur me ne krye Koken e tani se fundi grupi i varezave te Shares qe kerkonin 2000000 leke per nje varr.Ndodh dhe keshtu.Lum ne per keta te ndershem.
"Sojli", mor evlat! Po çma ke bere qejfin. Te pres neser ne ora 7 qe ti rruajme b..... Edit.
Po Xhafaj-t, a do ta hedhin kete ne gjyq, per shpifje dhe prishje te imazhit..!? V.k
Bravo gazetar
meme kete qe ka shkruar keq gjate per sali a Jin sikur po na tergono ndonje gje te re ,po keta se kane per gje fare po fare ta dredhin nga nga thua doje puma per momentin ,ne mengjes thone e bardhe ne darke thone e dhe as skuqen as zverdhen