Xhelal Mziu: Nuk dal në protestë për Berishën, por kundër Ramës. Shqipërisë i duhemi ne

5 Korrik 2022, 18:06Politika TEMA

Xhelal Mziu: Nuk dal në protestë për Berishën, por

Me deputetët demokratë që do të marrin pjesë në protestë, Berisha kërkon të konfirmojë pozicionin e tij në krye të partisë. Por një nga deputetët, Xhelal Mziu, thotë se ne protestë do të jetë i pranishëm për interesat e qytetarëve dhe jo për interesat e një individi, si Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Mziu u shpreh se do të jetë në shesh si demokrat dhe do të protestojë atje kundër qeverisë që drejton Edi Rama:

“Këtë protestë mund ta quaj dhe një sfidë që Berisha bën në aspektin e tij personal, por ajo që mua më bën të shkoj, e para është se janë demokratë ata që marrin pjesë. Së dyti, është krijuar një situatë, në të cilën, jo vetëm demokratët, por dhe socialistët, duhet të dalin dhe të protestojnë. Nuk shkoj për asnjë individ, por shkoj me zemër për qytetarët, të cilët ndodhen në situatën më kritike për shkak të çmimeve”.

Por, a do ta përdorë Berisha pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve si mbështetje për të?

Kjo është dhe një mundësi për të luajtur politikisht Berisha, por unë them që deputetët kanë një integritet të jashtëzakonshëm, dhe shumica e kolegëve, bashkë me mua, e kanë treguar këtë, duke mos u imponuar për t’u bërë palë. Së dyti, ne kemi qenë ata, që në njëfarë mënyre, e kemi imponuar dhe Lulzim Bashën të japë dorëheqjen. Që do të thotë se gjithsecili e ka peshën e votës që ka marrë te qytetarët”, përgjigjet demokrati.

Pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, sipas Mziut, është e angazhuar të pengojë më tej përçarjen në parti.

“Unë dhe shumica e Grupit Parlamentar të PD-së jemi të angazhuar për të mos u bërë palë, sepse PD-ja duhet të jetë më e madhe se sa është, jo e ndarë në dy copa. Kështu që, unë dhe shumica e demokratëve janë të prirur për të pasur një opozitë të bashkuar, për të pasur një opozitë konkurruese. Madje dhe vetë socialistët e kërkojnë të ketë një gjë të tillë. Vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe shpresoj që kjo ditë të mos jetë e largët. Së pari të ndodhë unifikimi i PD-së dhe pastaj për të kaluar përtej PD-së dhe pse jo, për ta rrëzuar këtë sistem”.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar, se kujt i përket vula dhe përfaqësimi i partisë më të madhe opozitare në vend.

Nëse Gjykata e Apelit njeh si përfaqësues zyrtar dhe legjitim të Partisë Demokratike grupin e Alibeajt, i cili ka bërë dhe ankimimin e vendimit të shkallës së parë, Berisha ka thënë se nuk do ta njohë një vendim të tillë. Çfarë ndodh në PD, sipas deputetit?

“Dhe në takimin që ne kemi organizuar, unë fajësoj, ashtu siç dhe mund t’i jap të drejtë, të dyja palët. Unë do të dëshiroja të mos shkojë drejt copëtimit të mëtejshëm. Nëse vendimi i gjykatës do të dilte ndryshe, do t’i jepte një shtysë më tej përçarjes”, thotë Xhelal Mziu.

23 Komente

  1. A
    Andon

    Mire qe i therriten mendjes keta ti kthehen kunder kti kriminelit se saliu sesht per tu mbeshtetur pas kaq vitesh zhgenjim

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paola

      Ky mziu mir e ben qe i del kundra saliut po a jan te gjith demokratet kaq me mend se spo dime ca te besojme

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klajdi

        O xhelal a u bere i gjalle

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Skemi nevoje per ju kete e kemi te sigurt

          Përgjigjjuni
          1. F
            Firmat e themeluesve të PD-së 1991

            Është pandemi, protesta duhet anuluar.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kavajsi

              Bravo,doc.prof.phd. Xhelal Mziu.Njerez si ty i duhen ketij vendi.Pse kemi shume si ty,jemi ku jemi.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dinamo TR.

                O Zhelal he paidhi i nanës bre, taitja shpajti. Paidh nane je.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joni

                  Pse kunder rames se ai punon shume per kete vend?!!! Pa lidhje

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ira

                    Po si i duheni juve Shqiperis m. Vetem se ka qene Rama ne krye te qeveris ka ec ky vend mos flisni pallavra

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Helga

                      Po ju jeni minjt e berishes more se e keni frik ate njeri mashtrus dhe hajdut. Falenderoni Ramen qe esht ne krye te vendit dhe kemi rilindur me te forte dhe me te pergatitur. Fale tiij kemi premisa te arrijjme shume me lart.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moli

                        Hahahha leprisat e Berishes

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mili

                          Se di pse duan te dalin kunder Rames dhe te bej protesta palidhje

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            dil ne cift ,e mos harro daullen me vehte uahahah

                            kujt i plasen bolet se do jesh ne protesten e zorraxhinjeve te krimineleit berisha ti apo jo dhe per cfar arsye .jeni pjes e se njejtes hale shqiptare -te gjithe si jeni aty .me 7 -do hani nji te gjate ne bythe

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardan

                              Maloku nuk e shet malokun se enderrojne te shalojne pelen e pushtetit.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mziu mezati

                                Ju terroristet e saliut i duheni afganistanit

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jonis

                                  Epo te flasin dhe keta ne kete menyre qe kur ishin ne pushtet mbushen vetem xhepat e tyre dhe nuk menduan kurre per popullin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Miri

                                    Gjeni justifikime tani se sdoni te dukeni sikur i veni mbrapa nje njeri te cmendur si Saliu.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sasa

                                      Kush i bashkohet asaj proteste per berishen ka dal. Jan bashkpuntor ne krim

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Guri

                                        Jane 2 plehra me te njejten lekure

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Agimi

                                          Ish kryebashkiaku me i korruptuar ne ballkan qe mundohet te desertoj bashen me stil

                                          Përgjigjjuni
                                          1. .
                                            ....

                                            Ju doni Enverin te ju........ Me popullin tallni...... Zot na fal kush ka drejtuar dhe kush pretendon serisj .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Xhelal , PROTESTA për Saliun bëhet !

                                              Xhelal , ajo dihet ti nuk del në protestë për Saliun , po për BYTHEN e tij !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Haku

                                                Dikur kacurrels, tani qe i duall tulla u be i zgjuar... eh mer rrac muti, kur ben dhe ti te zgjuarin... v.k

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje