Berisha nxjerr kryeredaktorin e "RD" pas djegies së ca shkurreve: As Sulltan Murati nuk i bëri Krujës dëmin që po i bën Rama

5 Korrik 2022, 17:37Politika TEMA

Berisha nxjerr kryeredaktorin e "RD" pas djegies së ca shkurreve:

Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.

Lidhur me këtë ka dalë në një deklaratë nga selia blu ish-kryeredaktori i "RD", që tani e kanë zgjedhur anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së së Berishës, Bledi Kasmi, i cili tha se shkaktarët janë oligarkët që zotërojnë guroret, por edhe grupet kriminale që kultivojnë kanabis në malësinë e Krujës.

"Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën.

Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj.

Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone.

Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës.

Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm.

Eshtë e njëta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë.

Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës.

Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes.

Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve.

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit.

Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjës dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve.

Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!

19 Komente

  1. E
    Ela

    Po m po t gjitha fajet Rama i ka po ca thoni a jeni ne terezi apo jo se kto kohet e fundit po ja fusni kot per cdo gje.Sikur ju paguan Berisha me fol kto fjale

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nila

      Aman te gjithe keni qef te beni Ramen gjithmon fajtor

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moza

        Te gjith doni tja leni fajet Rames dilni e flisni palidhje

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tea

          I vune flaken Krujes.Cfare lajmesh degjojm nga keto portale na heqin deshiren mos ti lexojme fare.Nuk ju ecen dita mbare nese nuk ia lini fajin Rames per cdo gje.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Referendum per arrestimin e koleres sali

            Demet qe ka bere sulltan terrorist sali humdirilaja nuk ja ka shkaktuar asnje pushtus. Demet e shkatrrimet e tij duan 100 vjet te riparohen... Demi me i madh i ketij terroristi eshte urrejtja qe krijoi per njeri tjetrin. Kete urrejtje nuk e krijoi as mesusi i vampirit sali,enveri,me luften e klasave.... Ne 7 korrik do dilni te tregoni natyren tuaj te shkatrrimit e te ndotjes qytetit

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vini

              Rama askund nuk ka bere dem vetem per mire eshte munduar

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur

                Asnje dem nuk po i ben Krujes vetem per mire po mundohet

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kristina

                  Skandal fare jan ber kta te pd per tu ber meme se marr vesh a si ka ngelur njeri tjeter per te nxjerre

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andja

                    Shum bejn bume mediatike kta dhe kot esht i gjithe ky muhabet duket si nje levizje e menduar

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni

                      Berisha ka kohe qe nuk eshte ne terezi dhe nuk di cfare flet. Nuk e kuptoj si mund ta merrni per baze per te bere artikuj te tille.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Marjo

                        Keta nuk dine cfare flasin dhe i tjetersojne fjalet si te duan. Me vjen keq per keta gazetare te paditur qe nuk dine te bejn punen tamam.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatma

                          Keta te pd nuk kane me cfare te merren dhe thjesht komentojne punen e rames

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bora

                            Pdja di vec te komentoje punen e qeverise aktuale se vet sdinte cte bente

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Reksi

                              Hum hum hum tu leh ky qeni i vjeter. Kape njoni fute nkolibe

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tani

                                Sali berisha njeriu me i zi i shqiptareve keto 30 vitet e fundit

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tani

                                  Ky non grata tenton te shkaktoj destabilitet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    pretorian.

                                    Haxhiqamilistet zombie te PD-se, me gropen septike Sali Mullah Berishen ne krye, evokojne, therrasin ne ndihme historine e periudhes otomane, ku Shqiperia pesoi genocidin, shkaterrimin dhe demet me te medha ne çdo aspekt, ne popull, kulture, ekonomi, histori, vend dhe fatin e saj ne pergjithesi. Keta qe, sjellin ne vemendjen e popullit shqiptar, bijte e turkoshakeve, otomaneve, kopilat e tyre, te prire nga otomani i fundit komunist ne Ballkan Rrumpall Sali Bajg Berisha, harrojne qe Sulltan Murati vrau e preu mijera shqiptare, beri genocid. Genocid ka bere dhe Mullah Berisha. Sulltan Muradi shkretoi, shkaterroi dhe plaçkiti gjithçka. Te njejten gje beri dhe Mullah Berisha me shkaterrimin e shtetit dhe hapjen e depove, bombardimin e Jugut dhe luften civile. E sa e sa te tjera. Eshte trashanike, kjo qe ben ky zabiti i mesiperm kur permend otomane e sulltane, dhe kur sulltanin me antishqiptar e ka mbi krye. Fakti qe Salih mortja, ashtu me shurren neper kembe, shndrrohet ne shpetimtarin e shqiptareve, eshte tragjikomedia e nje populli karagjoz, qe akoma ben sevda dhe shet te ardhmen e tij, tek gropa e gjirizit me emrin Salih Ram Sheqere Berisha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      em

                                      po cka bere vaki o vic i lepire.? Jemi ne kala te rrethuar dhe na kane helmuar ujin? Gjithe bota po kalon veshtiresi ,vetem ju doni te perfitoni nga momenti

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        em

                                        po cka bere vaki o vic i lepire.? Jemi ne kala te rrethuar dhe na kane helmuar ujin? Gjithe bota po kalon veshtiresi ,vetem ju doni te perfitoni nga momenti

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje