Rama rrëfen historinë me VIP-in që kishte frikë të vinte në Shqipëri: Nuk ndihej i sigurt, kërkonte automjete të blinduara dhe armë

5 Korrik 2022, 10:42Politika TEMA

Rama rrëfen historinë me VIP-in që kishte frikë të

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.

Gjatë fjalës së tij me përfaqësuesit e biznesit Rama vuri në dukje problemin me perceptimin që ekziston në bote për vendin tonë. Ai tha se ky problem duhet zgjidhur, pasi ka akoma njerëz që e mendojnë Shqipërinë si një vend jo të sigurt dhe të pa zhvilluar.

Rama përmendi historinë me një person VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt.

“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Se pse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurtë. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura.

Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Pas 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta. Më ka ndodhur në një grackë  të madhe midis asaj që prisja dhe asaj që pashë, më tha. I   thashë nuk je i vetmi, të gjithë biem në këtë gracke midis perceptimit të krijuar nga lajmet. Deri ma tani nuk kam parë asnjë grua të mbuluar edhe pse është vend  europian.  I thashë se është tërësisht një vend europian”, tha Rama.

 

32 Komente

  1. f
    flamuri

    Nje histori e bukur dhe shume e vertete sepse keshtu e mendojne te gjithe si nje vend te rrezikshem nga lajmet e ketyre portaleve kazan

    Përgjigjjuni
    1. b
      bobi vlore

      ju keni bere te pamunduren duke ju ndryshuar komplet mendimin europes dhe gjithe botes per vendin tone respekt kampion

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Siguria ne vendin tone ka qen mjafte e ulet dhe vet policia bashkpunonte me krimin e organizuar por tashme gjerat kan ndryshuar siguria eshte rritur ndjeshem dhe policia e ben punen e saj me se miri

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          Fale qeverisjes Rama Ne Shqiperi eshte ulur ndjeshem krimi dhe korrupsioni cdo gje ka ndryshuar dhe dita dite dite cdo gje po shkon ne menyre perfekte

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Dua te theksoj se vendi yne nuk eshte me sic ka qene me perpara i mbuluar nga krimi dhe korrupsioni jemi ne nje kohe qe gjicka ka ndryshuar

            Përgjigjjuni
            1. A
              Armir

              Shqiperia eshte nje vend shume i sigurt dhe sic ai tha vet qe ka pasur nje reagim tjeter nga cfare priste kur arriti ne tirane

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baci

                Siguatia ne vendin tone eshte rritur ndjeshem nuk eshte me si me perpara ku vertet kishe frik te dile ne rruge masi ishte erresuar tashme vendi eshte shume here me i qet e policia shume here me trainuar se me pare

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kejdi

                  Po e mendojn se keto pershtyje u ka len ai plera sala ,qe me ardhjen tuaj vendi yn ka lulezuar e po zhvillohet pafund

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Denis

                    Jemi nje vend europian shume i sigurt si dhe vipi e ka then vet pasi kerkoi ndjes zotit rama

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Enri

                      Normal i ka tmerruar njerzit ai kafsha berisha me ato protesta vrasje e ca ka ber . Tani shqipria ka lulezuar dhe esht nje vend akoma e me i mire

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franci

                        Me perpara kishe frike te dilje ne rruge se nuk ktheheshe me ne shtepi ndersa tani jemi me te qete dhe ndihemi me te sigurte

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xheni

                          Ska pas faj i shkreti se ne kohen e Sales kishe frike te ecje edhe ne rruge se mos te hidhte ndonjeri ndonje bombe

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            suzana

                            shqiperia ka ndryshuar shume si nga menatiliteti ashtu edhe nga siguria,tani gjithcka eshte me e sigurte dhe nuk kemi probleme te tilla qe te shqetesohemi

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kadri

                              absolutisht qe jemi nje vend europian dhe si kemi keto probleme ne vendin tone

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                titi

                                ne vjen keq qe kemi marr kete lloj parafraze pasi ne nuk jemi aq vend barbar qe njerzit mendoj ti shiko vendi me i pa sigurt ne bot eshte amerika dhe besoj se dhe ai vipi nga amerika ka qene

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tosi

                                  po njerzit nuk e mendojn asnjeher sigurin ne shqiperi ketu asnjher nuk ka dal dikush me arm e te qelloj kot dhe vetem ne shtetet te tjera behet ky lloj sulmi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    arlind

                                    Me perpara edhe mund t ndodhte nje gje e tille por tashme qe Edin e kemi ne krye te vendit sk shance qe Shqiperia te jete nje vend me rrezik

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Samo

                                      Tashme Shqiperia ka marre njw zhvillim te madh dhe gjerat sjane si me perpara…ke qef te vish ne vendin tone tanime pas masave te marra nga Edi,zhdukja e korrupsionit dhe shtimi i sigurise ????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Maksi

                                        Po thuj ati palles nuk jemi ne 97 se kemi ec perpara nuk jemi me me banda neper rruge kanik ajo kohe

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilvis

                                          Vendi jone ka ndryshuar qekur ka ardhur Rama ne qeverisje, Shqiperia eshte ber vend i sigurt

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Edvin

                                            Ske pas faj ne njeren ane se ai rrezik ka qene ketu ne 1997 po hajde thuj tani pa merak se sesht me ai kamikazi qe bente t tilla gjera

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lara

                                              Tashme fale qeverisjes se mire te z. Rama nuk ka nevoje pse te kete njeri frike

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Teo

                                                Fal qeverise rama krimi dhe korrupsioni ne vend esht ulur ndjeshem jo si ne kohen e atij plakut qe cfare sesht bere

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zani

                                                  Ska faj ai i shkreti se nkohen e atij mallufit ne vend cfare ska pasur varsje,vjedhje.Tani cdo gje esht normalizuar fal z.kryeminister

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Senti

                                                    Shyqyr qe erdhi Rama ne pushtet se do kishim frike te rrinim edhe ne shtepite tona

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nesti

                                                      Zot i madh ca kohe kemi jetu. Kishim frike me ec ne rruge se do na vinte ndonje plumb qorr. Shyqyr qe erdhi Rama dhe ndryshoi cdo gje

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arben

                                                        Normal qe kan pas frik se jane tmerruar ne kohen e Saliut qe plaste arma mes vendit, ska pas pik sigurie neper rruge, shyqyr vitet e fundit kjo gje ka ndryshuar

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Livia

                                                          Shyqyr qe tani ne rruge ndihemi me te sigurt se ne kohen e atij non grades ka pasur plot te huaj qe kishin frik te vinin ne shqiperi

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            pukjani

                                                            kshu ka qene me perpara shqiperia ishte vend i rrezikshem se kur shofin nje si puna e sali berishes qe vriste mes sheshit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Adi

                                                              Mendoj se shqiperia eshte vend goxha i sigurt tani fal rames Me perpara sishim aspak te sigurt kishim frik me dal rrugeve

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Beni

                                                                Koha e sales ka qen e tmerrshme kishim frik me dal rrugeve. Tani jemi me te sigurt

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                                                  Meqënëse PIB e vëndit tonë po shënon 100%,do ishte mirë që projektet tjerra për shtrim rrugësh, të spostohen. Nuk është mir që qytetarët të largohen, dhe të huajt të përfitojn nga bllokimi ekonomik - politik që mund të përballemi. Sërbisë i intereson një Greqi e dytë me probleme te vëndi ynë.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje