
I shpallur fajtor nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’, deputeti demokrat Ervin Salianji është përballur sot me Apelin ku ka kërkuar pafajësinë. Ai akuzohet lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.
Por vendimi i Apelit për ta shtyrë datën e gjyqit me dy javë, ka sjellë edhe reagime të ndryshme. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli tha sot se Salianji është rasti tipik i politikanit që kërkon të bëhet gjahtarë, por përfundon në pre. Ai shtoi se historia e ‘Babales’ ka të përfshirë shumë aktorë të tjerë, ndërsa sa i përket deputetit demokrat, Vangjeli tha se ai nuk akuzon veç 1 vit burgim por edhe mandatin.
“Ferrnajë e pafundme e politikës shqiptare, shpesh e populluar nga lepuj dhe kafshë të së njëjtës natyrë, në këtë rast ndodh ajo çka është kulmi i ëndrrës së zakonshme kur gjahtari kthehet ne pre. Zoti Salianji e nisi si gjahtar dhe tani është pre e veprimeve të tija. Ngjante që në fillim një histori e qepur trashë mbi interesa që nuk bëheshin të ditura për publikun. Me shumë aktorë brenda, shumica e të cilëve ndenjën në hije.
Ishte një tekst i shkruar nga disa duar. Sot kemi pamjen më poshtëruese dhe më të ligë të politikës. Karma flet. Ndërsa në rastin individual, ndjej një keqardhje të thellë. Ai rrezikon jo vetëm burgimin, por dhe djegien e mandatit. Një faull i tillë është i jashtëzakonshëm për dikë që aspiron karrierën në politikë” -tha Lorenc Vangjeli për Report TV.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Nëse nuk e ka pase të thyer xhamin e sahatit , do t'ja thyejnë atje brenda. E shumta mund të kapi edhe sapunin. Saliu do ta shpallë hero të dhimokracise.
Ne pranga mostra
Kam hallin e Gridës pa lere Salianjin ne pidh të sëmês i qofte. Porblemi është se Grida Sumës do ti digjet dufllaku…
Nuk ka fyerje më të rëndë për kombin tonë se prezenca në Parlament e kafshëve si Salianji dhe Sali Berisha me klikën e tij.
Po nuk eshte Saljani per keto punë? Le të rrije i shkrti tl guduliset me Gridën, se ate punë e ben mirë besoj ( deri sa ajo kënaqet?) po le ta provojë dhe ca kohe burgun se kalitet?
Lorenc na e ke bo qefin sot neve dinjitozeve te Mero Bazes. E meriton nje apartament te Liqeni. Vazhdo keshtu se do marresh nje kat, pallat etj
Po "skenaristi" i ketij turpi shoqeror, "pr dr" Sali Ram Berisha, a ka pergjegjesi per kete turp kombetar?
Kështu është kur ZAGARIT i duket vetja GJAHTAR !
Lereni Hurjahipin ne pune te vete se vetem ate pune i kane mesuar atij te beje.Dhe kete pune e ben me zell te madh.Por kujdes mor lepur se te ka mesuar keq ujku plak.