Kryeministri holandez krah Ramës: Mbështesim Shqipërinë dhe RMV për hapjen e negociatave, propozimi francez i jep zgjidhje ngërçit

4 Korrik 2022, 19:24Politika TEMA

Kryeministri holandez krah Ramës: Mbështesim Shqipërinë dhe

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Amsterdam me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se vendi i tij mbështet fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur deri këtu, ndërsa shtoi se Holanda mbështet propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë, e cila po mban peng dy vendet.

Sigurisht ka qenë vetëm një kohë e shkurtër ku ishim bashkë në samitin e përbashkët në BE, i cili nuk ishte një takim i suksesshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë fort, për tu bërë pjesë e BE dhe Holanda e mbështet fort Shqipërinë. Por problemi këtu është Maqedonia e Veriut, për të cilën presidenca franceze ka dhënë një zgjidhje. Ne mbështesim propozimin francez. 

Gjëja më e fundit që dimë është se qeveria po i hedh një shikim propozimit. BE në momentin që do të arrihet një kompromis nuk do ta lëmë vetëm Maqedoninë e Veriut. Ne do të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po kështu kjo mbështetje do të jetë për qeverinë e Edi Ramës e cila ka bërë një punë të mirë”, tha Rutte.

3 Komente

  1. L
    Lubonja i ppsh

    Keq shume nuk e paska lexuar lubonjen qe perdhunuan ne burge e tani i ka ikur petulla

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Flm zoti rute qe na ndihmon se sa per vllain e vuqiq kurre nuk do hapeshin negociatat dhe perseri flm qe shume shqipo vijne ne holande merren me droge ose duan te ikin ne angli dhe ju perseri na mbeshtesni ketej nga albanistani nën hyqmin e vllait te vuqiq edhe lopet kane emigruar e jo me njerezia flm holandes

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sonila

        Holanda eshte nje shtet i cili na mbeshtet shume dhe per kete gje e falenderojme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje