Takimi Rama-Hofmański-Khan në Hagë, ja çfarë u diskutua

4 Korrik 2022, 15:36Politika TEMA

Takimi Rama-Hofmański-Khan në Hagë, ja çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë ka zhvilluar takime edhe me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Pas takimit, vetë gjykata ka pasqyruar këtë vizitë duke theksuar së vlerësojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjykatës dhe vlerësoi kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij.


Nga ana tjetër, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kryeministri Rama dha mbështetjen e tij (të Shqipërisë) për këtë institucion, duke theksuar se: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë.

Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda. Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare.’‘/Lexo.al

Njoftimi i plotë i Gjykatës Penale Ndërkombëtare:

Më 4 korrik 2022, shkëlqesia e tij, zoti Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë vizitoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku u takua me Kryetarin e Gjykatës, Gjyqtarin Piotr Hofmański, Prokurorin e gjykatës Karim A.A. Khan QC dhe Regjistruesin Peter Leëis.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës Hofmański falenderoi Kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij dhe deklaroi: “Vlerësojmë shumë bashkëpunimin e Shqipërisë me Gjykatën dhe mbështetja që i ka dhënë asaj si pale afatgjatë e Statutit të Romës.”

Kryeministri Rama tha: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë.” Kryeministri Rama theksoi sërish “Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda”. “Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare,” tha ai.

Vizita e kryeministrit Rama në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, nxjerr në pah mbështetjen e Shqipërisë ndaj Gjykatës dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër mosndëshkimit të autorëve të krimeve më të rënda që prekin komunitetin ndërkombëtar në tërësi. Shqipëria nënshkroi Statutin e Romës më 18 korrik dhe depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Statutit të Romës më 31 janar 2003.

25 Komente

  1. b
    ben.

    Edhe po te kishte ndonje shans qe te dilte Thaci, tani e hengri sa krahu. Jane ca njerez qe i bejne me shume pune brenda se jashte rames, si tahiri, koka ,bllako. Duket se edhe Thaci hyn ne kete rreth. Edhe po te kete mundesi te ndikoje, ky eshte kaq ters, sa do e haje nga tersi i rames.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e munguar

      Rama nuk eshtë si Sala jot o besëprerët e haleve Kesaj vizite do ja dëgjosh shumë shpejt krismat... Thaçi do dalë I pafajshëm dhe ti thjesht lutu për babën tënd Salën më pas.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Me pak fjalë i tërhoqën veshin kryeministrit që vetëm pak kohë më parë me vizitën e mëparshme tek të akuzuarit si një populist sharlatan deklaronte se kjo gjykatë komandohet nga Rusia, se është anti shqiptare e pordhë me rigon. Sot konfirmon po ky kryeministër se Shqipëria mbështet këtë gjykatë për ndëshkimin e autorëve të krimeve!!!!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vang

        PO SI DO TU THOTE qe Shqiperia mbron krimet??? Ai thekson se THACI NUK ESHTE KRIMINE POR duket shpirt krimineli paska KLIMAKSI qe te kujton kapsllekun

        Përgjigjjuni
      2. A
        Andi

        Ja vlen ky takim shpresojme qe se shpejti te zgjidhet dhe ceshtja e zotit thaci se ai njeri eshte vertet i pafajshem

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andri

          Ky takim i ben mire opinionit publik qe ta kujtojne tamam se ne jemi europian dhe e mbeshtesim iniciativen per lirimin e zotit thaci

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arnoldi

            Ka plot ceshtje shqiptare qe jan cuar ne hag per gjykim. Kjo tregon besim dhe mardhenjen tone te mire me ate gjykate

            Përgjigjjuni
            1. t
              tani

              Rama ben cdo takim qe te shkoje mire dhe sikur te kete probleme do ta gjeje nje zgjidhje me cdo kusht dhe per kete e vleresoj shume dhe me vjen mire kur shoh vleresimin qe i japin Shqiperise personalitete ne vendet e huaja.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fredi

                Njerezit me te rendesishem te europes po takon. Ishalla vetem permirsim presim

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Futja porsdhes, gri sallat sa te shkoje dhe kjo na

                  Ishallah Fredi. Mbase behemi miq me ata qe manipulohen nge Putini dhe po na fusin ne burg vllaun Hashim. Ishallah, them dhe une...

                  Përgjigjjuni
                2. e
                  eri

                  Ne Shqiperi ka filluar te funksionoje sic duhet drejtesia dhe eshte dicka shume pozitive qe Rama te beje takime te tilla.Kam vene re qe ndryshimin e vendit po e verejne te gjithe dhe ne po ia arrijme qellimit.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edona

                    Nese do ishte per disa te tjere jam I bindur qe nuk do arrinim kurre deri ketu ku jemi. Vetem puna dhe perkushtimi juaj e kane zhvilluar Shqiperine.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Geri

                      Jeni nje lider per tu marre shembull,gjithmone krah detyres.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aldo

                        Si gjithmone takimet e duhura ne kohen e duhur. Me vjen mire per kete gje.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miranda

                          Duket qartazi qe Shqiperia po ben nje hap te mire kundrejt uljes se krimit ne vend. Kjo vetem fal vemendjes se duhur nga ana e qeverise.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anjeza

                            Zoti Rama ju pergezoj qe po luftoni per lirine e nje heroi si puna e z Thaci. Ai duhet te marre drejtesine e merituar dhe te lirohet sa me shpejt dhe kontributi i dhene nga ju po ndihmon vertete

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Geni

                              Eshte kenaqesi per ne qe te perfaqesohemi nga zoti Rama ne arenen nderkombetare

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nardi

                                Nje takim qe shkoi goxha mire dhe jane meritat e zotit Rama

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Terri

                                  Ju si qveri gjithmone keni bere te pamunduren qe te ulni nivelet e krimit ne vend dhe te korrupsionit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Iris

                                    Mw vjen shume mire qe ju shoh te merrni pjese ne nje gjykate te tille te rendesishme dhe te na perdqeson aty

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Llaqsufja

                                      Plasi sufllaqja prape. Ore, po shkoni punoni nje pune te ndershme, me djerse balli. Eshte shume me dinjitoze se sa te lepini bythe pas tastjeres. Kaq te vobekte jeni ???

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        alban

                                        fol vetem per thacin asgje tjeter se nuk e meriton te jete ne burg

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mario

                                          Ec o gjigand se kur ju shofim aty ndihemi me te perfaqesuar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Enkli

                                            Haga duhet te shpejtoj per lirim e hashim thacit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Ani

                                              Hashim thaci esht i pafajshem

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje