Rama në Hagë, takon drejtuesit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

4 Korrik 2022, 12:17Politika TEMA

Rama në Hagë, takon drejtuesit e Gjykatës Ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Hagë. Nëpërmjet disa fotove të publikuara në "Facebook", Rama shihet bashkë me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe Kancelarin Pieter Lewis, si dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Në takimet me zyrtarët e lartë të Gjykatës në Hagë, Rama duke i buzëqeshur por ende nuk dihet konkretisht arsyeja e vizitës së tij.

Rama ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të lartë duke deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të pabaza.

 

Lini një Përgjigje