
Nga Klevis Hoxhaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sqaroi se autoritetet po presin marrëveshjen e nevojshme për ta çuar çështjen e zonave detare me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur”, theksoi fillimisht kreu i qeverisë.
Rama vizitoi të hënën e 4 korrikut Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë, ku u prit nga zëvendës-presidenti Kirill Gevorgian.
“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për t’u zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve”, shtoi kryeministri shqiptar.
Sipas tij, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë.
“Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, nënvizoi në përmbyllje Rama.
Marrëveshja e 2009-ës
Pas thuajse 50 vjetësh diktaturë, çështja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, ishte e pazgjidhur. Madje, tërësisht e patrajtuar.
Por ajo gjeti shtigje hapëse me fillimin e epokës demokratike në Shqipëri.
Viti 2009 do të ishte pikërisht përcaktues për këtë çështje.
Një marrëveshje mes Shqipërisë, të drejtuar asokohe nga Sali Berisha, dhe Greqisë, me në krye Kostas Karamanlis, u arrit mbi shelfin kontinental dhe zonat e tjera detare, të cilat u përkasin sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në bazë të kësaj të fundit, çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet deri në një kufi prej 12 miljesh nga skaji i hapësirës së fundit tokësore që zë.
Mirëpo, marrëveshja e arritur mes dy vendeve, u denoncua menjëherë nga Partia Socialiste, opozitare asokohe. Akuzat do të arrinin deri aty sa Qeveria të përshkruhej si “shitëse e detit”.
Ato, përtej kryeministrit Berisha, do të rëndonin veçanërisht edhe tek ministri i Jashtëm, Basha.
Në pretendimin ligjor të socialistëve konkretisht, arsyet ishin të lidhura ngushtësisht me dy faktorë.
I pari, ishte vija nga ku niste matja. Kjo, për shkak se ngushtica jugore mes dy vendeve, është mjaft e vogël dhe në të tillë mënyrë, Greqia kishte mundësi të shfrytëzonte nenin e konventës, duke hyrë në kufijtë e zonave ekonomike ekskluzive të Shqipërisë.
Aspekti i dytë ishte mënyra si negociatat ishin zhvilluar. Një mënyrë, tërësisht e fshehtë!
Matja e pretenduar nga Greqia prej ishullit të Korfuzit, ishte e papranueshme sipas opozitës së atëhershme.
Për këtë shkak, çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese.
Marrëveshja “nul”
Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të shpallte juridikisht të pavlefshëm dhe antikushtetues akordin e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, për përcaktimin e kufijve detarë.
Delimitimi i zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, ishte i pavlefshëm.
Ato çfarë Kushtetuesja kishte vërejtur parësisht, ishin shkelje procedurale dhe substanciale, të cilat binin ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Por jo vetëm kaq.
Në bazë të arsyetimit, ato binin ndesh edhe me Konventën e Tretë Ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të drejtën e detit, e vitit 1982.
Ndër konkluzionet e Kushtetueses, ishte edhe thyerja e atij që njihet si parimi i “Equity” ose i shqipëruar, i barazisë. Pra, ndarja duhet të jetë sa më e barabartë për çdo shtet.
Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë, ky parim nuk ishte zbatuar. Kjo, pasi prekeshin zonat ekskluzive ekonomike.
“Refresh”
Pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Rama, mbi çështjen e detit do të binte një heshtje. Për të nuk do të flitej më deri në prill të vitit 2018. Asokohe, Shqipëria rifilloi bisedimet zyrtarisht me Greqinë.
Gjërat kishin ndryshuar. Shteti helen tashmë, drejtohej nga Alexis Tsipras.
Sakaq, rasti i 2009-ës, ende ishte i freskët në kujtesë. Ndaj, aktorët e ndryshëm, nuk lejuan që historia të përsëritej.
Një grup pune i posaçëm vetëm për bisedimet e detit, u ngrit nga të dy palët.
Shqyrtimi rifilloi dhe avancimet mbi detin bëheshin herë pas here publike. Objektet e bisedimeve, po ashtu.
Qëllimi i palës greke vijonte të mbetej i qartë: Zgjerimi me 12 milje, sipas Konventës Ndërkombëtare.
Mirëpo, këto 12 milje, do të ishin në dëm të Shqipërisë, ashtu si pati argumentuar edhe Kushtetuesja në vitin 2010.
Për këtë fakt, pala shqiptare solli në pah se aplikimi i 12 miljeve, mund të bëhej vetëm aty ku ishte e mundur.
Pala greke nuk e pranoi qasjen dhe bisedimet u prishën. Tym të bardhë mbi detin, nuk kishte sërish.
Konventë Ndërkombëtare – Gjykatë Ndërkombëtare
Pas dështimit të bisedimeve, veç një rrugë kishte mbetur për Shqipërinë dhe Greqinë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e detit.
Të dy vendet, ishin dakordësuar se ajo do të shkonte në Gjykata ndërkombëtare për t’u zgjidhur. Konkretisht, në atë të Hague-s.
Por, më 20 janar 2021, Greqia do të vendoste të miratonte në Parlament projektligjin e zgjerimit me 12 milje në detin jon.
Reagimi ishte i menjëhershëm nga të gjitha palët. Sipas Qeverisë shqiptare, ishte në të drejtën sovrane të Greqisë, ta ndërmerrte aktin. Mbi të gjitha, zgjerimi i tyre nuk e prekte tokën shqiptare.
Nga ana tjetër, opozita akuzonte se grekët, ishin futur në zonën e të drejtës ekskluzive ekonomike.
14 qershori i vitit 2021, do të zhurmonte me një lajm, këtë herë nga Brukseli.
Disa media greke, raportuan se gjatë Samitit të NATO-s, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai grek, Kyriakos Mitsokatis, kishin “shtrënguar duart” për detajet e fundit të marrëveshjes detare.
Albanian Post u interesua menjëherë për çështjen. Nga zyra e kryeministrisë shqiptare, qëndrimi ishte i qartë: Nuk ka marrëveshje.
Deti eshte heleno-epiriot....mjaft ne shqiptaret e ardhur ne keto troje helene.....te mos na detyrojm te fusim ushtrine helene e tju dhjesim te semes ketyre piskuriqeve te Tiranes.....Deti eshre i yni grek.....dhe kaq...neqoftese nuk jane dakort do ti hedhim ne Det keta keta zhabanjos sic i kemi hedhur gjate gjithe historise sone se lavdishme greke.....mos ta kruaj shume me Eladhen por te hapin krahun dhjaksat alvanos....se nuk kemi kohe te merremi me keta te....mbaruar...
Ironia jote i shkon perfekt gojoreve te burdellos se janulles,,,????,,mongolojevgjitepontiocobanocifutevurkaro “grek “ mendojne se Graqine e polli zonja Janulle,,kurse ne jemi krijuar nga murgeshat e janullatosit,,big deference
Te dhjefsha “ekspertet”!!! Per 50 vjet konjukturat nderkombetare edhe Enver Hoxha (diktatura e proletariatit) e mbajten larg grekun nga kanali Otrantos. Otranto kishte vetem dy aktor Shqiperine edhe Italine. Ne fillim Bajraktari Berisha, pastaj “karkaleci piktor” i hodhen dy penelata edhe falen mijera milje detare pjese perberese e hapesires ekonomike shqiptare. Por humbja me e madhe gjeo-strategjike do te jete humbja e rolit kyc te mbylljes se kanalit te Otrantos ne rast lufte. Me 2009 kur sundonte bajraktari Berisha nderhyn turqit edhe amerikanet per ta prishur. Tani Usa nuk ka me interes sepse Shelli edhe simotrat e saj e kane marre te gjithe zonen greke ekonomike te Jonit per ta eksploruar. Turqia nuk ka me force te nderhyje sepse ka hapur shume fronte lufte madje inflacioni i lires po e mbyt. Karkaleci piktor do ta coj ne gjykate me avokaturen e shtetit apo me studion ligjore te Celibashit? Thjesht po kerkon alibine per te thene e vendosi gjykata. Enver Hoxha nuk ishte budalla qe nuk e njohu vendimin e gjyqit per Kanalin e Korfuzit. Merrni edhe lexoni arkivat e incidentit. Eshte e provuar katerciperisht qe anijet kishin hyre ne ujerat shqiptare sidomos tani pas gjetjes se relikeve te anijeve te mbytura. Edhe prape pala shqiptare humbi si pala me e dobet. U detyrua te paguaj edhe demshperblime. Cfare mendoni se do te ndodhi ne gjykate. Shteti shovinist grek eshte shume me i organizuar edhe me nivel te lart ekspertize krahasuar me cobanet shqiptar (ne pritje te diplomave te Akademise se Cobenjeve). Vetem marreveshja per ndarjen e detit midis Italise edhe Shqiperise e firmosur ne Rome 1990 duhet te sherbeje si model me negociatat me grekun. U deshen 25 vite pergatitje eksertesh me hartat perkatese qe te bihej dakord me Italine edhe te firmosej. Kush jane ekspertet tane me cfare hartash po punojne? Apo do ndodhi si me 2009 kur ekspertet shqiptar nuk kishin asnje harte edhe ua kerkonin borxh grekut.