Korrupsioni në Shqipëri? Rutte: Keni bërë hapa para. Rama: Po mos e kishim këtë problem sot do kërkonim anëtarësimin në BE

4 Korrik 2022, 20:00Politika TEMA

Korrupsioni në Shqipëri? Rutte: Keni bërë hapa para. Rama:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Amsterdam, ku gjatë ditës së sotme është pritur dhe nga homologu i tij holandez, Mark Rutte.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri i Holandës, Rutte, është pyetur edhe për nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri, duke i thënë se si do mundet BE ta kontrollojë.

Lidhur me këtë pyetje Rutte tha se është e vërtetë që Shqipëria ka probleme me korrupsionin por ka bërë shumë hapa para që prej vitit 2016-të, ndërsa shtoi se BE po vijon të mbështesë Shqipërinë në këtë luftë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama theksoi se nëse në Shqipëri nuk do të kishte korrupsion, sot shqiptarët nuk do kërkonin hapjen e negociatave, por do të kërkonin futjen e menjëhershme në BE.

Pyetje: Sa i përket korrupsionit, Shqipëria ka ende probleme krahasuar me vendet Europiane?

Rutte: Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe ne po kontribuojmë në proces. Jam krenar për këtë proces. Është një gjë që e kemi diskutuar për shumë vite, e kam diskutuar dhe me Edin në samitit e BE-së në Sofie, ku gati u konfliktuam fizikisht. Shqipëria nuk ka arritur ku duhet por ka bërë hapa të jashtëzakonshëm.

Rama: Nëse nuk do kishim probleme me korrupsionin, tanoi do thoshim që ne duhet të jemi në BE. Ka ende shumë për tu bërë.

2 Komente

  1. P
    Poli

    Ne Shqiperi pa korrupsion vdesin 90% e administrates...me 50 mije leke nuk blen as panolina.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      PO 10 perqindshin ku e le?JO mo shoku 100 perqind!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje