
Edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do i bashkohet protestës së 7 korrikut.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, tha se do të qëndrojë pranë shqiptarëve të cilët protestojnë për jetesën e tyre.
Ai tha se do të protestojnë për qytetarët dhe jo për karriget e klaneve të opozitës.
Deklarata
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë.
Do të qendrojë pranë shqiptarëve, të cilët protestojnë për jetesën e tyre dhe jo luftës politike për karrige pushteti!
Protesto ndaj çmimeve të larta.
Protesto ndaj bordeve fantazëm.
Protesto për pluralizmin politik.
Protesto për lirinë e fjalës.
Protesto për përfaqësim më të mirë.
Protesto për barazi ndaj ligjit.
Thuaji JO, shpopullimit të vendit.
Protesto ndaj degradimit të arsimit.
Protesto për të rinjtë që po ikin.
Forca e ndryshimit, qendron në përfshirjen e të rinjve në politikë.
Politikanë të rinj, të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm nga Kupola e Sistemit.
Sistemi s’mund të ndryshojë nga ata të cilët vet e krijuan atë.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë pranë njerëzve të cilët kërkojnë ndryshim, pranë njerëzve që mbrojnë vlerat e demokracisë, i thonë jo korrupsionit, jo establishmentit të vjetër.
Për këto arsye do të protestojmë.
Për qytetarët dhe jo për të caktuar kush do jetë shefi i Opozitës.
Për qytetarët dhe jo për karriget e klaneve të Opozitës.
Vetëm të rinjtë e kanë në dorë ndryshimin e sistemit, me forca të reja, ide të reja, vullnet për të punuar dhe për tu zhvilluar, me qasje të re moderne, pro evropiane dhe pro atlantike.
Protesto qe pijancet mos te jene pjese e politikes Protesto qe kryetare pa parti te jene deputet Protesto per 1997 gerdecin 4 te vrare firmat piramidale nafta milloshit shitja e detit . Protesto qe kriminele si Berrisha Meta te dalin para drejtesise
Koment I shkëlqyer ! Nderime zonja Muradie!
Raki e Qofte thote ky Zoteria,, dhe kujton se Ai Populli eshte Ai Popull i viteve 1990..
Edhe protesto per ta mbajtur Salen ne krye te Foltores dhe ju bolave qe keni 35 vjet ne politike dhe duhet te hapni krahun! Nuk keni gjak per protesta ju!
Je i sigurt o Dash per ato qe do protestosh?Ma gjete kohen do thoshte nje lab
Dasho amon te kam rixha merre dhe faqoren me vehte se mos i fusim nja dy dopjo kur te flase Perbindeshi i Vicidolit . Qoftet po i marr une ne xhep.