Deputeti i PS reagon për të "moshuarit milionerë": Këtë taktikë do e kenë përdorur shumë pelivanë të korruptuar

6 Korrik 2022, 09:16Politika TEMA

Deputeti i PS reagon për të "moshuarit milionerë":

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar ashpër pas denoncimeve për aferën e inceneratorëve, ku në skemën e evazionit fiskal dilnin edhe të moshuar, që rezultonin me pasuri marramendëse, siç ishte rasti i çiftit 95 e 94 vjeç, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

Më anë të një postimi në Facebook, Koçi thotë se raste duhet të tilla duhet të hetohen nga institucionet.

Sipas tij, edhe në Fier “thuhet qe ka biznese te korruptuarish qe paratë e fituara ne detyra shtetërore investohen nëpërmjet te afërmish nganjëherë ne moshe pleqërie”.

“Po dëgjoj këtë historinë e përdorimit te te moshuarve 90 vjeçare ne aferat e evazionit fiskal te inceneratoreve.

Nuk di sa i vërtete është ky rast. Por jam i sigurte qe këtë taktike mund ta kenë përdorur gjerësisht shume pelivane te korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me qilizmë kësaj historie.

Dhe ne Fier thuhet qe ka biznese te korruptuarish qe paratë e fituara ne detyra shtetërore investohen nepermjet te afermish nganjëherë ne moshe pleqërie”, shkruan deputeti i PS.

Lini një Përgjigje