7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara

5 Korrik 2022, 20:04Politika TEMA

7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila po hetohet nga SPAK penale për korrupsion dhe pastrim parash, ka denoncuar një skemë masive evazioni fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Kompania koncesionare e Inceneratorit të Tiranës ka mohuar lidhjen me kompanitë. Aktualisht nuk dihet nëse kompanitë kanë lidhje apo jo me historinë e inceneratorëve.

Report Tv zbulon se disa nga kompanitë e denoncuara dhe pronarët e tyre në letra, janë të skeduar për implikim në skemat e mashtrimit me TVSH, shmangie taksash, fatura fiktive etj., ku pronarët e tyre janë

Në listën e 24 kompanive figuron edhe firma ‘Lumi 06’, e cila sipas Kryemadhit ka bërë rreth 6 milionë euro evazion fiskal, është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro, kryer nga 20 kompani në bashkëpunim, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim.

Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg nga gjykata. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet 85-vjeçari më i lakuar sot në Shqipëri, Thanas Çani nga Vlora, i cili u shndërrua në një persona me pasuri miliona euro, ndoshta pa ditur asgjë.

Mbetet mister burimi i parave të qarkulluara nga Lumi-06, por një tjetër kompani në listën e 24 subjekteve rezulton e implikuar më parë në skema mashtrim.

Bëhet fjalë për kompaninë “EL ZA”, me pronar Emiljano Frroku, që ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. “EL ZA” është goditur në vitin 2019 nga prokuroria, si pjesë e rrjetit të kompanive ku bënte pjesë edhe Lumi-06, të përfshirë në skemën e mashtrimit me anë të TVSH me kosto 36 milionë euro.

“EL ZA” është themeluar në shkurt të vitit 2018 nga Emiljano Frroku në Laç, me kapital 100 lekë. Emiljano Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

Kompania  Leli 17 është denoncuar dje për evazion fiskal në vlerë rreth 5 milionë USD. Leli 17, me administrator Ender Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në vitin 2020 nga shkalla e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka vendosur Apeli.

Pjesë e kësaj skeme është edhe kompania “R.S.I&T GROUP”, me pronar Lirim Jella, i dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH. Aktualisht kompania akuzohet Për rreth 4 milionë euro evazion fiskal. “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

Kompania AA-117 e Drita Frangajt akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania e themeluar në vitin 2017 me 100 lekë, është hetuar në vitin 2018 si pjesë e grupit të kompanive Lumi-06, EL ZA, R.S.I &T GROUP dhe Leli 17. Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

Kompania AL-BER CO&CO, në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal. Kompania është skeduar si pjesë e të njëjtit rrjet në vitin 2018, ndërsa Santiljano është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse Kryemadhi i referohet edhe kësaj skeme që është goditur nga prokuroria apo kompanitë janë përfshirë në një tjetër skemë mashtrimi, të përmasave edhe më të mëdha.

11 Komente

  1. L
    Leo

    E para per kryemadhin ska hetim nga spaku. Vazhdo tema beji fresk inceneratorevr.. Nxirre ku eshte hetimi. Cili hetim. Nr dhe date. Ska asgje. E dyta ju ka kap aq keq per fyti leku i mafias sa mundoheni bgaterroni ceshtjet. Nderkihe qe e dini shume mire.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Një pyetje për ju "gazetare*" të paanshëm, pas gjithë këtyre shifrave e emra kompanish nuk i bëni dot 2 rrjeshta në çfarë lloj sherbimesh ushtrojne aktivitet keta kompani se ne Shqipëri edhe 100€ si kalon dot nga Banka pa të bë 100 pyetje jo më miliona €$?!

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Monika Kryemadhi, do bente mire te denonconte vjedhjet qe ka bere ajo me te shoqin, pastaj te denoncoje te tjeret. Me tepr kjo histori duket si gjobevenie e ciftit Meta-Kryemadhi per aferat qe kane bere me keto kompani, qe me siguri duhet te jene krijuar prej ciftit "presidencia" me delet, qe u paskan dale nga "vatha".

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Po mirë mos këta i dënuan ca muaj, po milionat i dorëzuan? Apo pas burgut hanë paratë që kanë vjedhur. Mendoni se shqiptarët kënaqen me burgun disamujor të këtyre hajdutëve?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa-Hale Breshkani

            E pra, dalin dhe keto punt te stisura nga Baxhella, Monika Kryekurva-madhi... Sic i thot populli, po e kruajte m#tin me shkop i bie er... Dhe kjo shkon dhe e kruan me dore, se i ka krahet e zhytur ne m#t deri ne brryla, dhe tashti do hapen petet e lakrorit dhe do dalin te palarat ne shesh. Kjo vet e kerkon dhe mire do e gjej tani... Por varet se si do veproj aSPAKU...!? Ne te somes vash moj buce e nenes... Ate qe mbolle do korresh. Hajde se gati e ke dhomen tek "hoteli" ne Rec. HAHAHAHA!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prind

              Monikes bravo i qofte. Po i zberthen ne detaje , po jep fakte te padegjuara per korrupsionin galopant te qeverisjes se Rames. Vetem keshtu behet opozite. Hapni syte o njerez dhe mos u genjeni nga propaganda e qeverise, qe per hir te se vertetes ia kalon dhe propagandes se Enverit. Ne Shqiperi cdo qeveri qe votohet , po na del akoma me e rrezikshme se paraardhsja.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hasoni

                E ka thon Pjeter Arbnori "ktan nuk jan socialista kta jan specialista"

                Përgjigjjuni
              2. s
                stutent

                Rimbursimi i TVSH eshte forma me e perhapur e vjedhjes . Kjo skeme nis ne kete forme. Ne fillim subjekti ka TVSH per tu rimbursuar. Drejtori i Tatimeve nuk e kthen.( ai kerkon 20 % te saj)nNe momentin qe dakortesohet Drejtori me subjektin atehere ai caktyon nje kontrollor te subjektit qe pergatit nje material ne nje afat prej 1 muaj. Pasi dorzihet ky material atehere DREJTORI DIREK BEN GATI MATERIALIN PER MIRATIM DHE JA NIS MF. Atje i ka kopsitur gjeret. Brenda pak ditesh vjen miratimi. Ne kete moment telefonon subjektin dhe ai paraqitet me 20% kesh prane tij. Deri ne kete moment ai ka marre nga xhepi i subjektit, atij i takonte te rimbursohej. Por eshte ky moment ku drejtori tashme instrukton se si mund te bejne ne vazhdim. Ai trajnon subjektin qe te vashdoje te beje fatura fiktive, i lehtesohen procedurat ne regjistrime e cregjistrime , ne pranim dokumentash te pa verefikuara por gjithmone kundrejt 20%. Atehere merrni materialet e kontrollit te bere nga TATIMET. Ne efatin kohor brenda 10 ditesh nga perfundimi i kontrollit ndiqni veprimet bankare ku ka rimbursim TVSH por subjekti ka bere dhe nje terheqje ne masen rreth 20 % kesh, qe eshte e barabarte me shumen qe duhet paguar, ose ndryshe rezulton me nje , banese ne emer te DREJTORIT TE TATIMEVE.

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hapeni Halene tema ,t'ju dhjesim surratet lajmit

                  hape - hape se s'po na durohet mo o fshatr i qelbet ,qe kudo jeni ne Politike ,Medie ,rruge jeni Pengese e Gjithckaje ne kte vend . Mesiguri qe pas deres qendrojne Dhjakrit e Janulles qe pallohen me fshatrin e temes .yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt rrace e mutit qe s'njihni Orar hahahahishte thjeshte nji shaka

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fjala ime

                    Po kur keto kompani qenkan denuar nje here per kete pune, ç'eshte kjo suferine monikiane fallco?! Apo do zhurme Monika qe te harrohen ne publik bemat e saj, te vellait dhe me nder presidentit qe bredh rrugeve Ilir Muti. Apo mos valle ka shprese se breket bran te Sali Sheqeres do ta shpetojne nga 12 nevojtoret e maceve. Keta njerez duhen rrasur ne burg te perjetshem se jo vetem vodhen dhe ropen, por kane infektuar dhe nje brez te rinjesh femra e meshkuj duke i bere bordello te Jalit me mbremje te çfrenuara duke u falur ndonje aiphone dhe sot na jane bere politikane si dhembekanxha e Fierit qe babai saj shiste dhjete here nje apartament. Keta duhen zhdukur ne burg, prandaj Arben Kraja ose te reflektoje ose do ti kthehen per koke te gjitha ç'ndodhin sot.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taulant

                      Pyesni patronazhistet ata dijn gjithcka.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje