
Gjashtë organizatat ndërkombëtare i kanë shkruar një letër kryeministrit Edi Rama për të çuar në atë që e quan “riedukim” një tjetër gazetar.
Në këtë letër kërkohet përmbajtje nga Edi Rama dhe heqja e kufizimeve ndaj gazetarëve. Ato deklarojnë se këto kufizime ndikojnë në aftësinë e shtypit, duke e cilësuar pyetjen e gazetarit të drejtë dhe ndalimin e tij, arbitrar.
Letra:
Per dijeni
Endri Fuga Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Medias dhe Informacionit
Teresa Ribeiro Përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias
Olivér Várhelyi Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Alexis Hupin i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së në Shqipëri,
Dunja Mijatovic Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut
Yuri Kim Ambasadore e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë
Lënda: Letër e hapur, Kryeministrit Edi Rama nga grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit për vendimin mbi ndalimin e gazetarëve nga konferencat për shtyp
**
I nderuar Kryeministër Rama,
Organizatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes po ju shkruajnë për të shprehur shqetësimin tonë për vendimin tuaj të fundit për të ndaluar në mënyrë të njëanshme pjesëmarrjen e gazetarëve në konferencat e shtypit të qeverisë dhe për të kërkuar që ata t’i nënshtrohen “riedukimit” pasi ata drejtuan pyetje sfiduese për çështje me interes publik.
Organizatat tona janë të shqetësuara se këto kufizime arbitrare ndikojnë seriozisht në aftësinë e shtypit për të kryer rolin e tyre mbikëqyrës dhe për të kërkuar përgjigje për çështje sfiduese. Ato janë gjithashtu emblematike e problemeve më të thella në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe pengimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur në Shqipëri, e cila renditet e 103-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke rënë çdo vit me 20 vende.
Kemi vëmë re se gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, më 1 korrik 2022, ju iu përgjigjët pyetjeve të gazetarit Klevin Muka të stacionit A2 degë CNN, duke i thënë se kishte shkelur kodin e etikës gazetareske dhe se ai duhej t’i nënshtrohej tre muajsh “riedukimit” përpara se të ishte i mirëpritur në konferencat e rradhës për shtyp.
Në vlerësimin tonë, pyetjet e zotit Muka përfshinin një çështje legjitime me interes publik mbi Kodin e Etikës të Këshillit të Ministrave të sapokrijuar dhe konflikte të mundshme interesi që përfshijnë ministren në fjalë, dhe për këtë arsye justifikonin një përgjigje. Në vend të kësaj, ai tani përballet me një ndalim arbitrar prej tre muajsh nga konferencat për shtyp, gjë që do të ndikojë seriozisht në aftësinë e tij për të kryer siç duhet detyrat e tij profesionale.
Me shqetësim, theksojmë se kjo nuk është hera e parë që një gazetar përballet me një kufizim të tillë. Gjatë një konference për shtyp jashtë selisë së Partisë Socialiste në mars 2022, ju i keni thënë gazetares së TV Syri.net, Ambrioza Meta se ajo kishte nevojë për “riedukim” dhe u ndalua nga konferencat për shtyp për 60 ditë, pasi ajo bëri pyetje me interes publik për arrestimin e një deputeti të Partisë Socialiste dhe një rast korrupsioni të lidhur me inceneratorët.
Në këndvështrimin tonë, në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë nga politikanë individualisht, apo edhe ata që mbajnë poste ekzekutive. Prandaj mendojmë se masat e vendosura si ndaj Klevin Mukës ashtu edhe ndaj Ambrioza Metës ishin arbitrare dhe të pajustifikuara.
Në një shoqëri demokratike, nuk është roli i zyrtarëve të zgjedhur që të vendosin personalisht masa disiplinore ndaj gazetarëve si individ mbi ato që ata konsiderojnë – me të drejtë ose jo – si shkelje të pretenduara të etikës. Ndaj ju bëjmë thirrje që të hiqni menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbaheni nga vendosja e masave të tilla ndaj të gjithë anëtarëve të shtypit në të ardhmen.
Organizatat tona besojnë fort në profesionalizmin dhe integritetin e profesionit të gazetarit, për të cilin janë duke u zhvilluar nisma të rëndësishme në Shqipëri. Megjithatë, respektimi i etikës dhe standardeve gazetareske duhet të respektohet dhe trajtohet nga brenda vetë komunitetit gazetaresk, në vend që të imponohet nga forcat politike.
Për më tepër, ne i shohim këto kufizime si ilustruese të problemeve më të gjera në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe lirinë e medias në Shqipëri, çështje për të cilat organizatat tona kanë ngritur vazhdimisht shqetësime. Vëmë re gjithashtu protestën e organizuar nga gazetarët në Tiranë më 4 korrik 2022, e cila kritikoi kufizimin emblematik të përpjekjeve më të gjera të forcave politike për të diktuar se çfarë pyetjesh mund dhe nuk mund të bëhen nga gazetarët në konferencat për shtyp.
Shpresojmë që kjo situatë të përmirësohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke ecur përpara, organizatat tona do të vazhdojnë gjithashtu të monitorojnë situatën për lirinë e medias në Shqipëri dhe të nxisin masat që mbështesin një klimë më të mirë për mediat e pavarura dhe vëzhguese.
Ne mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj dhe mirëpresim çdo mundësi për diskutim të mëtejshëm.
*Nënshkruar:
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)
OBC Transeuropa (OBCT)
Reporterët pa Kufij (RSF)
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SJN)*
Booo, kur s'të vjen për të dhjerë, lexo këto emra shoqatash ndërkombëtare të gazetarëve që e bëjnë shurrën në Tiranë dhe direk të zë diareja....
Duke mos e njohur fare Shqiperine,keta vene dhe marrin pjese ne metingun e sali kulles.
Eshte nji Loje e Ndyre qe luhen nen koston e Shqiperise nga kto Mafize Nderkombetare ,qe luajn me disa Standarte . Un nuk besoj kurr dhe nuk njoh ne Europe apo kudoqagte jashte Shqiperise ,te takosh Nivele te tilla gazetaresh Ordienere qe nuk kan jovetem Etiken e Kulturen ne komunikim me Politiken ashtu si duhet ta ket nji gazetare , pooor jane thjeshte tipa kamikace qe i perdor dikush qe i paguan me nxit Sakndale te tilla !!!!! Pra pyetja eshte e thjeshte per kto Nderkombetare te "Shqetesuar" per gazetarine shqiptare , te cilet Abuzojne ne menyren me flagrante me Lirite e Medies ; A lejoni ju ne vendet tuaja nji Kategori te tille gazetaresh ?????????? Me duket se kemi nji shembull edhe te presidentit Amerikan Biden ne nji konflikt me nji Gazetare -apo jo ? I lejohet gazetarit gjithcka , edhe provokoje e fyej ne Emer te Lirise ? - Lerini Show tuaj Nderkombetare me disa fytyra .Jeni thjeshte nxites se degradimit e konflikteve kudo me Politikat tuaja Konfliktuale e minuese per Demokracine e vertete .
Kur argatët e mafiozëve bëjnë punën dreqit – shpirtshiturit te mafiozët dalin telashet. Kur gazetarët nuk bëjnë punën e tyre profesionale dhe merren me thash e thamë dhe fjalë rruge, kafeneve, dhe porosi nga a birucat e grupeve kriminale kalojnë në taborin e shpifësve dhe denoncueseve të fëlliqur prandaj janë matrapaz e jo gazetar dhe kjo letër tualeti le tu shërbej që fshini gojën e fëlliqur dhe karakterin tuaja të pistë. TURP.
Mendoj qe zoti rama ka ber gjen me te duhur me denimin qe i ka dhen gazetarit sepse e ka merituar sepse nuk kan pike etikee
Po ne radh te pare gazetaret te mbajne vendin e tyre se nuk jan per te debatuar aty po per te thene pyetjet qe kane
Gazetaret nuk kan etik fare dhe sdin te bejn punen e tyre zoti rama ka marr nje vendim te duhur te behet shembull te te tjeret
Gazetaret duhet te mesojne te kene etike profesionale ne pyetjet qe bejne
Na falni te nderuar bashatdhetare ,por un s'kan as 7 -vjet qe zbrita ne qytet dhe akoma s'kam mesuar te heci rrugeve te Tiranes ,jo se s'di te heci ,por keshtu jam mesuar andej nga kam ardhur .Gjuhen Tirnanse po e mesoj sepse eshte detyra kryesore qe na kerkohet ,sepse nuk ben dot vend ne shoqeri e dukesh si malok i trashe .Me diplomen edhe asaj ja gjetem anen , Proferoia na rrokullisi ,na e dhe dmth ate . Mipro na duhen pare per shtepi etj ,Pa u lidh me noj parti Politike dhe i sherbesh ,nuk jeton dot ne Tiron me jahu ! E keni te lehte te kritikoni ju , por ne duam te jetojme e kemi te tjera probleme jo kto qe ankoheni ju . Si mundet ti mesojme ne kaq shume gjona ka qyteti e profesioni - kur ala s'njohim rruget e Tiranes ? Ju lutemi ,mos na boni kaq presion se shpirt kemi edhe ne . Dale njiher te zeme veten ,te blejme shtepi ,pastaj do fillojme te mesojme Etiken dhe Kulturen qytetare ,sepse nuk jena Rrobot ne mer jahu . Te ishte kaq e leht jeta ne Tiran si gazetare e kishit bo vet ju .Un , tradhetova lopet ,pulat ,aren me kallamoq qe kur i kujtoj plas se qari ,ju me kerkoni mue ahuuuuuu ik ere
Ndoshta veprimi i Rames ishte pak i nxituar por dhe gazetaret te mesojne te bejne pyetje te formuluara mire
Po kush e dhjete mender keto shoqata
Vini RE: Deklarata është përgatitur nga kamikazët e SaliKrimit të tipit QIM PEKA,BLENDI FEVZIU,SANDËR MAFISHJA,RAKIP SYTOPI,etj që të ket një fakt për 07.07.07. -Rama ja bëri mirë gazetarit shpifs dhe edukimin 3 muaj e ka pak.. -Nd/Kombëtare të lejojnë miratimin në Kuvënt të ligjit ABTISHPIFJE.Pasi 800 TV dhe portalet shpifin më keq se SaliShpifsi kampion bote.
Rama ka marr vendimin e duhur qe ka denuar ate gazetarin te marrin shembull dhe te din si te flasin
Keto organizata e dine te verteten ? a do ti vinte turpe ketyre organozatave te reprezamtoheshin nga pseudo- gazetar apo s"gje me ktyeministrin ltiger me non graten pule .Bravo Rama keshtu vazhdo deri sa te kete gazetare qe bejne pune te vertete gazetarie e jo humoriste i thote rrugaci kryeministrit a takohet ministtja jote me burrin pse oyetjeceshte kjo ?
Gazetaret kane punen e tyre bejne pyetje provokuese dhe pa pike etike kjo gje duhet te ndaloje
Mire shume qe kerkoni nga KM,te terhiqet nga qendrimi i tij,per gazetarin ne fjale,po ky gazetari,do kerkoje falje per menyren e te ndertuarit te pytjeve,apo ky ka te drejte,se ashtu i ka thene bosi.Ne pergjie te kerkeses tuaj,dhe une do ju bej juve,tre pytje me te njeten permbajtje:1.Babai juaj,a takon me nenen?2.Ju fleni me grate?3.Motrat e martuara,flene me burrat e tyre? Po pse kjo eshte gazetaria,me kete lloj cinizmi dhe pa edukate.Prandaj eshte mire,qe ju si shoqata,apo organizata qe jeni,te vetkntrrolloni veten,dhe te jeni,njelloj ne qendrime,si per opoziten,ashtu dhe per mazhorancen.Monituroni emisionet qe drejtojne koleget tuaj,qe kane mbi 20 vjet,qe kane uzurpuar ekranet e televizioneve te quajtur kombetare,se sa skandaloze jane,dilni per zot gazetarve qe perfaqsoni,mbi menyren e pageses,shikoni rrogat fiktive,vetem me arsyen qe te mos paguajne siguracionet e plota,e shume e shume probleme te tjera,qe normalisht,ju i dini me mire se une,po nuk keni kurajo ti denonconi.
Kjo proteste do te qendronte e drejte vetem ne nje rast ku do te ishte cenuar vertete e drejta e lirise se fjales te gazetareve. Por ne nje rast ku nje gazetar nuk di te flase e te mbaje profesionalizmin, z Rama kishte cdo te drejte te kthehej ne menyren e tille.
Gazetareve nuk i eshte mohuar kurre e drejta e fjales qe te kene reagime te tilla e te hiperbolizuara sa te perfundojne ne protesta pa vend. Nese dijne te ruajne profesionalizmin e tyre atehere nuk do te kete probleme te tilla te perseritura.
Keto gazetaret pa etik e meritojn qe te riedukohen . Mir ja beri z Rama te marin mesim e ato te tjeret t emesojn te sillen
Me keto gazetar pa pik etike shum mir tia bejn oasi nuk din te sillen
Per mendimin tim Rama ka marre vendimin e duhur se gazetaret ne vendin ton kan filluar te marin kot e nuk dine ta bejne punen sic duhet.
Mir m ja ka bo Rama se tipat si ky gazetari e kan mar shkollen me lek n koh te Berishes dhe jane te paafte.Gazetari duhet te ruaje etiken e punes dhe mos te preke ne aspekte personale.Duhet te marin mesim te gjithe nga ky rast.
organizatat duhet te jene me kembe ne toke dhe jo te ndikohen nga kahet politike ashtu sic po behen keto kohe
Mendoj se ka marr nje vensim te duhur sepse gazetaret duhwt te mesojne te flasin dhe te drejtojne pyetjet
Kto "organizata" fake, qi nuk i njef kush ne Europe, informohen nga mafioze dhe antishqiptare si nga malsori fshatit Pilur i Himares Sander Cipa, malsori Hasit Cim Peka, katnari i Ndroqit te Tirones Lut Dervishi, malsori Lezhes Remzi Lani qi merr pare nga ruset.
Gazetaret duhet te mesojne si ti drejtohen politikaneve ne menyre etike dhe me edukate
Gazetarëve tanë ju mungon praktika botërore e ushtrimit të profesionit, ku pyetja te udhëheqësit politik duhet të përmbaj zgjidhje problemi dhe jo akuz apo shpifje ose ose kërkim llogarie.
Mendoj qe kryeministri ka bere gjene e duhure pasi nuk kane etiken e duhur ne kete profesion.
Gazetaret nuk kan etike fare dhe sdin te bejn punen e tyre zoti rama ka marr nje vendim te duhur te behet shembull.
Organizatat duhet te ken parasysh qe ktu ka shum po shum pak gazetar ktu ka vetem mercenar mediash
Vendimi i duhurbper kto gazetar pa etik
Proteston Shoqata e Kazaneve pa Kufi !!!!!!!!!!!!!!