“Rikthimi” që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë “supën” e Berishës?

6 Korrik 2022, 19:07Politika TEMA

“Rikthimi” që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë

Nga Ylli Pata

“Përpara” ishte fabula e gjetur nga spinët pranë Sali Berishës në zgjedhjet e 2013-ës, por pasi humbi, ai mbajti atë fjalimin mallëngjyes të dorëheqjes, që nuk ndodhi kurrë.

Edhe sot, po na vjen e inxhinieruar si mesazh publik, ideja e “rithimit- përpara” me njerëzit që janë marrë me imazhin e asaj që quhet “posteri artistik” i 7 korrikut.

Pra i ecjes përpara me një “rikthim” që vjen nga e shkuara. i cili nuk iku kurrë, jo vetëm kur dha deklaratën e dorëheqjes së 2013-s, por as kur Lulzim Basha vendosi veton një vit më parë për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Tek ai vendim i Lulzim Bashës, realisht ndodhet edhe kyçi i zhvillimeve politike brenda opozitës. Basha sipas të gjitha gjasave nuk e çoi vendimin në votë, sepse nuk dontë shizmën, që tashmë ka ndodhur, por pikërisht nëse ai vendim do të hidhej në votë do të kishim një aksion politik me peshë të rëndësishme brenda PD-së.

Sot Sali Berisha është një politikan që vjen dhunshëm si një fosile e tranzicionit 30 vjeçar, natyrisht jo i vetëm, por me të gjithë ata relike të jurasikut post komunist që asnjë shtet tjetër europian apo ballkanik nuk i ka.

Natyrisht nuk se ka ndonjë dilemë se Berisha është një kundërshtar i Edi Ramës. Pasi marrëdhënia antogoniste ndërmjet ish-Presidentit dhe kryeministrit aktual është kristalizuar në levën që ka goditur Ramën në vitin 1997. Që siç e ka thënë Berisha me cinizëm: është një “krim pasioni”. Një pasion që është realisht thelbi i shoqërisë berishjane-dhuna.

Sali Berisha, si një mjek që ka varur bluzën e bardhë në kulmin kreativ, në moshën 45 vjeçare, është një adhamudh modern i rrëfimit të Çajupit. i cili diagnozën e jep të qartë: krreje të shpëtosh tjetrin!

Por siç e kemi parë, askush nuk ka parë shpëtim por vetëm krrerje. Megjithatë, ka njerëz, ka grupe, ka politikanë në Partinë Demokratike që janë gati të hanë supën e Sali Berishës, edhe pse është një tas që ka qëndruar gjatë në ngrirje e sot thjesht do të ngrohet në mikrovalë. E në logjikën e një shoqërie perëndimore, këtë supë, askush nuk do të kishtë guximin t’ja jepte as qenit e as maces, pasi ka qëndruar në ngrirje, aq sa shumë produkte të dala jashtë standardit u janë shitur shqiptarëve, ndërkohë që vetëm ky veprim përbën vepër penale, ngaqë kanë qenë jashtë afatet e lejueshme ushqimore e mjeksore.

Tashmë kemi një qëndrim të qartë të qeverisë së SHBA-së, e cila thotë se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse do të kenë jo vetëm në drejtim, por edhe në përbërje një “Person Non Grata” si Sali Berisha.

Këtë mesazh e ka kuptuar qartë Lulzim Basha, i cili e mori vendimin e tij fatal, e që është realisht vendimi i jetës së tij, edhe pse ka qenë “biri politik” i Sali Berishës. E ka kuptuar Alibeaj, apo edhe deputetë të tjerë. Të cilët duhet thënë se nuk kanë tentuar ta elaborojnë këtë qëndrim në publik për hir të fabulës së “bashkimit” që ka rezultuar pa bazë.

Por përse atëherë deputetë të PD-së si Grida Duma, Ervin Saljanji, Xhelal Mziu apo edhe Dashnor Sula, po e hanë supën e 7 korrikut?

Shumë e thjeshtë, sepse të gjithë kanë një fabul që të kujton “barin” që SHBA i tregoi opozitës si alternativë nëse mbështeste Sali Berishën. Gridës, nuk ju plotësua ideja e “kreut të komisionit organizator”, Saljanji ka të njëjtën gjyqtare që do ta gjykojë edhe atë, por edhe përplasjen në PD. E kështu ai shpreson se Berisha do ta mbrojë atë për të mbrojtur veten.

Xhelal Mziu, e di se vetëm nëse doktori do ta kandidojë për kryetar të bashkisë Kamëz, ai do të fitojë si Bardh Spahia në Shkodër. Pasi i referohet elektoratit radikal të së djathtës. Dashnor Sula, i referohet pellgut të gjerë “Non Grata” që shtrihet deri në Peqin  i afrohen bamirësit të tij politik.

Pra në thelb, asnjë nuk e pëlqen atë supë që ngrohet pas një ngrirje të gjatë, por realisht është shija e vetme e supës politike që ato kanë ngrënë gjithë këto vite.

Ndaj është krejt dialektike që ne kemi këtë konfigurim politik që nuk e quan shqetësim një vendim të SHBA, pasi ideja e rruga e tyre nuk ka qenë Perëndimi por lojaliteti ndaj “doktorit”.

Se në fund të fundit, edhe Saljanji, edhe Mziu por edhe Sula nuk janë përfaqësues politikë të Partisë Demokratike në terren, por janë njerëz që janë pëlqyer, edhe sjellë në politikë nga “doktori”.

E sipas gjasave, e gjithë kjo menu na vjen si një seri tasash të ruajtur në frigorifer që më 7 korrik nuk ka shumë nevojë të ngrohet në mikrovalë, po mjafton ta nxjerrësh në mëngjes, e deri në orën shtatë, do jetë gati për ta ngrënë. Po a do e hajë kush. Këtë do ta shohim…

TemA

15 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Sali Berisha të ketë shëndetin, por Rama duhet të dijë që puna tijë 12 vjeçare në qeveri ose 16 vjeçare, do kaloj në lupën e PD-së, ndaj do ishte mir mirmbajtje këtyre që kemi dhe jo front i ri, pasi kriza e borxhit publik do na paralizoj si komb.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      I shkojnë pas vetëm injorantët,hajdutët dhe të korruptuarit që shkatërruan shtetin për të marre një lëmoshë prej "non gratas".

      Përgjigjjuni
    2. d
      drini

      Ylli , e bere sherbimin e dites ndaj Rilindjes?Nje burre impotent si Ylli...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Natasha

        Mos u cudisni edhe Hitleri e Musolini ne kohen e tyre kishin miliona ndjekes me pushke ne dore, duke dhene edhe jeten per marrezite e tyre kriminale, sic i ka Dotror Sali Mortja sot.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Kur tjetri te ve kusht, do te thote se nuk deshiron te vazhdoje bashkepunimin, z.analist. Basha kete ka kuptuar tani, por e kuptoi me vonese, dhe nuk mund te dale me nga kjo situate. Amerika, me nje gure, kerkoi te vras dy zogj, edhe Bashen, edhe Berishen. Po te kishte respekt per Bashen, nuk ja vinte kusht, por kishin miratuar nje ligj, ku Berisha nuk mund te kandidonte, dhe ne kete menyre, shpetonin Bashen. Qellimi ishte percarja opozites, sic dhe ndodhi.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin Baltimore

            Z. Bujar, mendimi juaj eshte i sakte, ashtu duhej vepruar, por gabimi qe i zonjes Ambasadore e SHBA-se ne Shqiperi dhe jo i Departamentit te Shtetit, i cili nuk e kishte ne objektiv as te eliminonte Lulzim Bashen, e aq me pak Opoziten demokrtike ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Spak

            Shqiperi! Saliu eshte kolera tende! Njerez ,qendroni larg nga ky njeri sadist,para se te jete vone!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ps pd lsi, lumi komtar

              Protest se ramuti esht I korruptuar 1 dhe e dyta esht legen nuk ka bole burri esht varikarist legen ,sali gerrdeci duhet te ishte Brenda po ashtu dhe like llomarina ky shalgjati esht vari trapin pa karakter me kte injorant nuk shkohet perpara

              Përgjigjjuni
              1. O
                Operacioni Zjarri

                Se supa e Rames eahte supa me e ndyre qe eshte gatuar ndonjehere. Abuzimet e Berishes ne krahasim me keto te Rames sot duken femijnore

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sheqerja e penduar qe polli Non Grata

                  Armina,neser pezenton koleksionin e Brekusheve dhe Syzeve te Diellit per sezonen verore. Kafsheria dhe Cuberia neser proteston-Kot. Salehu nuk ka gjasa teorike te kthehet ne pushet.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Ministria e KomshiKulturës

                    O Ylli o zgjebe bollguri po ku të ka fshehur tastirën Mëro që si ke rënë me dorë fare sëfundmi? Njërëz glasatarë si ty, sa vjen e bëhen më të mëdhenj, dhe do ta kesh të vështirë të fshihesh aq "i madh". Dëgjon o patok kriporeje i ricikluar. Hahaha Yildis Pata is back !

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      ZOROOS

                      kush e ha buranine dhe çorben e Viçidolit salih do vjelli tetre jeten!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Thimio

                        YLLI po nuk te pelqen supa e Berishes ha carin e Rames

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          Nuk e bënë a emendimin e ligjit për dekriminalizim para zgjedhjeve të orillut 2021, hajt se po e kalojmë, por si i bëhet sot që mbi një vit mbas zgjedhjeve, me Salehun "non grata" që po i 'sfidon' të gjithë, sepse me ndjeksit fanatikë të tij, por dhe ca të ashtuquajtur 'përfaqësues të popullit' tip Noka, Ndoka, Paloka etj, apo ca si Mziu, Suka, Salianji etj, do të kthejë edhe një herë atë në pushtet, do të shpëtojë familjen dhe pasurinë, në mos një ëndërr në diell një utopi, e pra atëhere si ka mundësi që sot maxhoranca nuk ndërmerr inisiativën ligjore për të shtuar në ligjiin e dekriminalizimit përjashtimin nga parlamenti edhe personat e shpallur "non grata" nga SHBA. Kuptohet se edhe pas kësaj Saliu me 'mamursit' do jetë kryetar i ndonjë sekti, por kuurrrë një i tillë si opsion opozitar me alternativë qeverisëse. Tashmë u kuptua se qëllimi i mirë, për ta përjashtuar me "non grata" nga politika atë, ngaqë mesa duket nuk e menduan se ky, falë mënyrës së tij tepër të ligë për të bërë 'politikë', ka përdorur me mjeshtëri djallëzore për ditë të tilla, me joshje në poste pasuribërëse, korrupsion, duke i mbrojtur ata nga ndëshkimi (një nga pikat e damkës 'non grata'), e jo pak prej tyre militantë intrasigjentë, pra, sa i përket teatrit politik brenda vendit, qëllimi nuk u arrit, përjashtimi i Salehut, sa pa hyrë SPAK-u në lojë (që mesa kuptohet nuk ka gjasa të paktën tani afër !?!?), duhet bërë me rrugë parlamentare. Mundësisht me procedurë të përshpejtuar, që këtë përbindsh, mos ta gjejë shtatori në parlament. Është e çuditshme gjithë kjo pritshmëri malinje. Mos është lojë e maxhorancës se ne Salehun përballëm fitiret e rradhls i ja në tepsi? Besohet dhe ky variant, po për fatet e demokracisë a duhet menduar? A ka të tillë pa opozitë konstruktive, a ka rotacion normal? Ndaj edhe 'kartrat' e bixhozit politik të Ramës, sidomos nën presionin e partnerëve tanë (e dinë ata se si bëhet) i duhen djegur atij në duar. Ndaj boll janë lejuar gjithë faktorët politikë shqiptarë që koha të punojë vetëm për ata. Po ashtu boll është toleruar që për 32 vjet, ta çmendë këtë milet, monstra me emrin Saleh Berisha. Në ka rast për të thënë me forcë 'enough is enough!'-'mjaft është mjaft!', është pikërisht tani. Uji i ndenjur është kënetë dhe ajo dihet se streha e kujt është.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            labi

                            Thirr dhe ajlushanin ne proteste se ke baban e djalit

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje