Aleanca e çuditshme e Berishës me Elvis Roshin

16 Prill 2025, 19:04Politika TEMA
Aleanca e çuditshme e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata

Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që SPAK ka arrestuar nga dhe afër mazhorancës. Por ishte interesante se në atë montazh fotografik mungoi Elvis Roshi. Sulmi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës ka qenë i ekzagjeruar payshim, por ishte PD që e mori përsipër ta bëjë atë në një flamur moral të lëvizjes së

Dalja e Elvis Roshit në krah të Elton Roshit, kushëririt të tij në një takim elektoral, është ekzagjerim nëse mund të përdorej politikisht. Por jo në rastin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, të cilin PD e ka pasur si një shënjestër politike.

Le ta marrim kështu: Sot Sali Berisha ka aleat Elvis Roshin dhe kundërshtare Evi Kokalarin. E cila ishte e vetmja amerikane që i erdhi në mbështetje në luftën me Bashën.

Natyrisht që zonja Kokalari ka pasur arsyet dhe interesat e veta, siç edhe sot Elvis Roshi ka arsyet e veta në fushatën ndaj të afërmit të tij. E gjitha kjo është dialektikë e politikës reale apo tribale. Por në të vërtetë fabula këtu ndër vite është mbarsur si politikë morale.

Me një moral të përmbysur natyrisht që më 21 janar kanë sulmuar jo Berishën, po Agron Malajn, më 15 mars jo Shkëlzen Berishën, por qeverinë e PS-së.

Por duhet thënë se dosja Partizani ishte banko prova e kësaj logjike, ku shumica e opinionit opozitar thonë se Berisha është i akuzuar pa prova.

Askush s’e ka lexuar dosjen e cila dramatikisht po shkon drejt djegieve të afateve e nëse ndodh, atëherë zerohen të gjithë proceset që ka nisur SPAK. Përfundimisht.

Megjithatë përtej aspektit penal, që përdoret politikisht me mide jo me logjikë, sot duhet thënë se Sali Brisha ka aleatë të gjithë që i leverdisin, pa lidhje dekriminalizimi.

Politikisht aleanca me Roshin, edhe pse krejt lokale, madje tribale, ësht në thelb reale. Berisha nuk shikon ngjyrën e maces, mjafton të kapë minjtë.

Një pragmatizëm që rrëzon ligjikën e opozitës 12 vjeçare, jo në thelbin e asaj çfarë në të vërtetë është politika shqiptare, e cila është pragmatiste. Por që ka rrëzuar narracionin e saj.

Pse Berisha është bërë aleat me Elvis Roshin në Kavajë? Sepse ky i fundit është një personazh lokal i rëndësishëm, e ka vota. Të cilat para 2011-s i ka pasur për PD dhe nga 2011 deri në 2017 i ka pasur për PS.

Po pse Berisha përkrahu Roshin e braktisi Kokalarin? Sepse i pari kërkoi një mandat deputeti në Kavajë dhe e dyta duket se pretendoi një lidership kombëtar.

Çfarë fitoi Berisha dhe PD në këtë zgjedhje? Berisha mund të fitojë një mandat, por PD mund të humbë një perceptim politik. Dhe këtu është çështja, Sali Berishës më shumë se perceptimi i duhet një mandat, pasi nuk luan për fitore.

12 Komente

  1. l
    lavdosh

    Nje pyetje per gazetarin qe titujt e shkrimeve i ka bombastik, por permbajtjen hic gje e fare (e perseritur kjo me pare tek Tema). Pse e ka futur Kokalarin ne kete mes? Kush eshte Kokalari qe duhet marre si reference apo Ajo Amerikanja e rendesishme (shqiptaro-amerikane )? Ku shte cudia e aleances me Roshin kur per vota politikanet tane dhe ne vecanti Berisha kane bere aleanca edhe me te keqija dhe kane shitur vendin (si psh mareveshja e detit)

    Përgjigjjuni
    1. l
      lavdosh

      Nje pyetje per gazetarin qe titujt e shkrimeve i ka bombastik, por permbajtjen hic gje e fare (e perseritur kjo me pare tek Tema). Pse e ka futur Kokalarin ne kete mes? Kush eshte Kokalari qe duhet marre si reference apo Ajo Amerikanja e rendesishme (shqiptaro-amerikane )? Ku shte cudia e aleances me Roshin kur per vota politikanet tane dhe ne vecanti Berisha kane bere aleanca edhe me te keqija dhe kane shitur vendin (si psh mareveshja e detit)

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Po njesoj si 2013....pa te forte nuk fitohet ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Futja vetes

          Shkruani dhe thoni por te vërtetën mos e mohoni ......NE Albania nuk gjen njeri qe ju dha mundësia dhe nuk vodhi, nuk u mor me biznesin miell etj. etj. Meqenëse na ngelen laj thaj .PD e PS .....RAMA JA KALON TE GJITHEVE , PER BUDALLA E KRIMINEL I BERI TE GJITHË SI VETJA DHE I ZHDUK NJERI MBAS TJETRIT ...JU QE DO TA VOTONI TA GEZONI

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Shikoje qimet tek Saliu dhe Saliu eshte gjithe qene dhe nuk shikosh traret tek gaztori I rilindjes qe listen e ka mbushur me te penduar

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjysma e se vertetes

              Pra aleanca e Berishes me Roshin eshte e çuditshme, ndersa ajo e Rames me Roshin dhe shoket e tij ishte dhe eshte e natyrshme, po na thote shkrimi.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bari Falliu

                Paralelizmi Roshi - Kakalari krejt i pavend. Roshin po e shfrytezon xha Saliu njelloj si Rama dikur. Pse bejme sikur habitemi? Kjo eshte politika shqiptare, me Roshe, Kokalare, Brahimllare etj., qe e kthejne gunen nga fryn era. Prandaj po ecim perpara.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Kur lexova kete shkrim mu kujtua mbreme intervista e nje kandidati per deputet te Berishes ne Tirane. Nje 40 vjecar qe mundohej dhe me modelin e flokeve te dukej si nje 60 vjecar i jepte doren njerezve ne rruge e kerkonte vota, gjate intervistes tregoj vete se ishte nje leshko nje zar i Berishes qe kishte model politik Sokol Olldashin. Dy pergjigje qesharake te ketij tipi,kur e pyeen vajzen ne shkolle ku punon babi,vajza ketij kish thene se punon te PD,e dyta,tregoj se kisht qene nne nga nismetaret e floktores,gjate kthimit nga Lalzi kishte degjuar se si Basha kishte larguar Berishen,kjo pergjigje me kujtoj ish zyrtaret e nomenklatures komuniste qe i kalonin pushimet ne Pogradec afer komandantit,kjo eshte kategoria dhe niveli qe perfaqson Saliun ne politike,shkurt deputet per rroge dhe zhurme.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patoku

                    Jam ne merak se kjo Pate as po ha fare e nuk po ve gjume ne sy atje tek qymezi pas kryeministrise nga marazi se ai Roshi ka dale ne fushate perkrah Saliut!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demotakercita

                      Z.Pata,asgje te cuditeshme ka ne kete aleance.Politikanet shqiptar bashkohen edhe me djallin per vota.Roshi eshte nje mini Kasterjot Islami.Po L.Koka,A.Bllako e te tjere qe nga aleanca me PD-n u katapultuan ne PS dhe perfunduan ku jane.Politikanet tane,te te gjitha kraheve nuk kane ideale dhe vete lideret e partive ,jane pragmatiste.Partite ne Shqiperi e kudo jane grupe njerezish qe i bashkojne interesat.Thone qe kurveri bejne femrat,ne fakt thone "Politika eshte KURVE".

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fajtoret jemi ne .

                        Kjo eshte stafeta , Jo ne garat e shpejtesise te atletijes , Po ne tranzicionin kriminal shqiptar .Njerezit e ngjizur me tharmin e vesit , kriminele e bije kriminelesh , vrases e bije vrasesish , Njerezit e llagemeve te zeza , te njejtet , stafete , mbajne , prej 33 vitesh , ne pushtet , pozite dhe opozite , jeni te lire te zgjidhni : zgjatimet e PP-se pse Katovicen , ose Bermuden ... KY zhumblaku i Kavajes , eshte nje deshmi .

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rosa

                          O pate, me e çuditshme eshte aleanca e Mero Bazes me Edi Ramen.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje