Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim, në zonën e "Çoles", me banorë të Rajonit 4.
Në fjalën e tij, Gjuknuri theksoi se, "Unë e kam mirëpritur me shumë kënaqësi rikthimin në Vlorë dhe si kandidat në listë të hapur, për të marrë mbështetjen popullore të qytetarëve vlonjatë. Për mua është një sfidë, është garë e një dimensioni tjetër. Do të kërkoj komunikim në çdo lagje me të gjithë qytetarët.
Në radhë të parë, duhet të votojmë Partinë Socialiste, sepse gjithë ky zhvillim i nisur për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë ka një emër, që është Partia Socialiste, edhe qeveria e Partisë Socialiste me Edi Ramën.
Është një spektër i gjerë, një listë dinjitoze. Ka njerëz që e gjejnë veten tek një socialist, që ka një eksperiencë më të gjatë dhe që kanë besim tek ajo parti dhe realisht mund të shohin kandidaturën time më të përshtatshme. Përpara se të jetë një garë personale, kjo është një garë politike, ku Partia Socialiste, ka një shancë, për të fituar 9 mandate në Vlorë, sepse kemi një opozitë të përçarë, kemi një opozitë që nuk ofron asnjë alternativë, ndërkohë që Partia Socialiste është alternativa më serioze ,që i ka ngritur dinjitetin vendit. Mandatin tjetër ka objektiva të qarta drejt integrimit në Bashkimin Evropian, që do të thotë edhe një kapitull i ri për investime dhe ekonomi për këtë vend".
Referuar programit me të cilin Partia Socialiste prezantohet përpara elektoratit, kandidati Gjiknuri pohoi se, "Programi i Partisë Socialiste ka parashikuar disa masa, që u vijnë në ndihmë shtresave më në nevojë; Rritja e pagës minimale, e cila do të jetë 50.000 lekë në muaj, dhe pjesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore do ta kompesojë qeveria.
Synojmë që në mandatin tjetër pensioni mesatar të jetë 40.000 lekë, ndërsa për të gjithë ata që kanë dalë në pension përpara vitit 2014, pensionin minimal do ta kenë 20.000 lekë.
Në këtë mandat, Partia Socialiste,do të adresojë nevojat kryesore të shteresave në nevojë.
Vlora ka qenë qendër e investimeve; me hapjen e aeroportit, investimet e mëdha që po ndodhin, këtu turizmi do të rritet, rritje e punësimit do të gjenerojë më shumë të ardhura ekonomike në familje.
Vlora ka një perspektivë zhvillimi shumë të mirë. Kjo nuk ka ardhur rastësisht, por falë programit dhe investimeve që ka bërë Partia Socialiste në qytetin e Vlorës. A kanë mbaruar këto nevoja? Jo, nuk kanë mbaruar, por juve ju duhet një zë i fortë në parlament dhe unë besoj se jam një i tillë, për t'ju përfaqësuar. Eksperiencën që kam, edhe me atë çfarë kam treguar në Vlorë, kam dashur që të kem mbështetjen masive të qytetarëve.
Unë kërkoj mbështetjen maksimale, edhe në Rajonin 4. Dua të jem një zë përfaqësues, si një zë i fortë për zgjidhjen e problematikave të qytetarëve të Vlorës".
12 mandate I fiton ne Fier dhe lufton per 9 mandate ne Vĺore!!! Kjo nuk shkon. Mos valle Vloren e sundojne akoma banditet e shpelles e te Belerit?
Vlora e ka mendjen ne vend. Damian Damllaja e ka dosjen te kopsitur. Sa te mbarojne zgjedhjet eshte "7x7=133".
Pse 9 e jo 10. E ka bere "hale", keshtu lule Vloren.
5PS, 3PD dhe 4 te rinjte
Ore Gjika i Nuros ! C'do ne Cole ,ku shumica jane cemer. Andej ku ngrihet '"Termeti"" 10 balle, pse nuk shkoni . Kujtoni se blihet Lumi i Vlores, sic e mashtruat ne mandatin e 3 dhe po i merrni ujin e pishem . Do ta paguani kete qe bete me Gjigandin.6 mandate i keni shume,kjo fale administrates se ruan vendet e punes . Megjithate kot diskutojme.Gjigandi ka si rezerva berishistet.Po e pa se rrezikohet, te mos qeverisi i vetem e ka gati koalicjonin me kriminelin Sali .Te gjitha keto prapsira u bene qe te eliminohej figura politke e Erjon Veliajt .Me te fitorja absolute si numer ishte plotesishte e realizushme .E kam thene ,se maloket,nuk e leshojne Shqiperine . U vulos qysh ne kohen e Hoxhes qe e rrethonin elemente te agjentures serbo-franceze Kur t'ja marrin te gjitha vlerat, qe ka, dota lene pushtetin dhe do gezojne gjene e vjedhur e te tjetersuar .Me pas o i zoti, o gomari, do drejtoje vendin .
Krize totale morale qe nje parti si PS ve nje njeri si ky Gjiknuri, i korruptuar deri ne fyt, te beje fushate elektorale. Keta njerez duan vota vetem per te shpetuar veten e tyre dhe mbi te gjitha parate qe kane vjedhur!!!
Uji o mandatist,uji kur do vij ne ujin e ftohte.sa mandate merr ti apo doktormortja nuk na intereson shume. Ju jeni te gjithe njesoj