Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të kandidonte në Tiranë me siglën e PD-së, por pazari Meta-Berisha po detyrojnë demokratët të votojnë partinë e majtë

28 Mars 2023, 14:09Politika TEMA

Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të kandidonte

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj foli për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se kandidat i dalë nga Primaret, Belind Këlliçi ka pasur mundësinë që të përfaqësohej nën siglën e PD, por zgjodhi Ilir Metën.

Sipas tij pazari Meta-Berisha, është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për t’i detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majtë, që solli Ramën në pushtet.

"Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këllici e ka patur mundësine të perfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preferencë personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat.

Por mesa duket interesat meskine të zgjatimeve të politikës së vjetër,  vazhdojnë me lojërat dhe pazaret, duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojnë për listën e LSI-së. E pate besoj sesi nën logon e kësaj partie do të jetë dhe Belind Këllici dhe një listë që demokratëve do t’u shitet si bashkëpunim apo aleancë.

Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve që pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për t’i detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majtë që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet", tha Alibeaj. 

6 Komente

  1. X
    XhaJaho

    Akoma mendjen ke Krriçi e ka ky

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!

      Cdo parti mezi pret zgjedhjet per te konkuruar. Dhe nese nuk eshte ne gjendje ta beje kete, eshte e destinuar te rrenohet. Ky do jete fati i grupimit te Alibeajt, dhe keshtu duhet te ndodhe ne fakt.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Ali...po nuk te dha vota Edi...ti nuk merr me shume se 5000....se di a do japesh doreheqje nese?

        Përgjigjjuni
        1. A
          ARBI

          MJE PERMBLEDJJE TE BUKUR KE BERE ZOTI ALIBEAJ, BRAVO VAZHDO PUNO FORT PERPARA HIJENAVE TE BERISHES, EDIT DHE LIKES QE KANE 33 VJET DUKE BERE PLANE KUNDRES SE DJATHTES SHQIPTARE

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Na cave bythen me primaret.Oshkeputuni nga saliu ose bashkohuni me te haptas.Edhe po te dilte kerici me siglen e pd dhe te humbiste prap saliu ju do anatemonte.Cfardo te besh ti prap saliu alibasha do te te etiketoj.Gjeja me e mire organizo partine,kush te doj le te rije kush do te vej te saliu le te vej se u bete gazi botes duke iu lutur saliut

            Përgjigjjuni
            1. L
              Latif Dreqi

              Jepe me qera vulen o Ali....nxjerr dhe noj lek shtese vec atyre qe fute ne xhep nga nipi i Spiro Kolekes..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje