Lëvizja “Djathtas 1912” ka refuzuar të mbështesë emrin e Binajt, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për një përfaqësim të pavarur.
Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, Enkelejd Alibeaj kritikoi ashpër si kandidaturën e Binajt, ashtu edhe atë të Ogerta Manastirliut nga radhët e mazhorancës. Sipas tij, të dy kandidatët janë pjesë e një loje politike të kontrolluar nga liderët e tyre respektivë.
“As Ramës dhe as Berishës. Si kandidatja e Ramës, Manastirliu ashtu edhe Binaj i Berishës, nuk po them kukulla, por nuk janë kandidatë të cilët nxjerrin një identitet të tyre të pavarur. Janë thjeshtë në një lojë të madhe midis Ramës dhe Berishës, ndaj në këtë rast kjo është e qartë”, u shpreh ai.
Për Alibeajn, Binaj nuk është kandidat i pavarur, por i zgjedhur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Bashkimin e opozitës rreth Binajt, ai e konsideron si “hipokrizi”.
“PD është në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik. E paaftë, e dorëzuar. Shiti zgjedhjet te Rama. Është një opozitë e kontrolluar. Ky nuk është bashkimi rreth një kandidaturë, por rreth frikës për t’u përballur me maxhorancës. Frika sepse, rezultati eventual, mesa duket e nuhasin, do të konsiderohej një goditje ndaj qëndrimeve të tyre. Bashkimi ndaj frikës çon në një bashkim hipokrizie. Është kandidat i Berishës, ai i vuri gishtin dhe i tha ‘t’i do të jesh kandidati’”, theksoi ai.
Me duket se te kane ngele te pakten 30 veta
Jo se nuk ka demokrat për kryetar bashkie por ai duhet të marë pëlqimin e atij që e shkatëroi partinë Sali non grata.
Flitet se ne Tirane do dale kandidate Shalepiprra e Zhulalit me turinjte si te kalit qe kakaris cdo jave para shpellareve si e ema Zeqos maje thanes.
PD eshte parti fashiste we me kembet e veta po shkon drsjt ķonservimit. Ne te semave shkofshin. Amen...
Delirant me 200 vota. Nje nga shkaterruesit e PD. Ish drejtor antikorrupsioni qe asgje nuk zbuloi...vinte si gjel neper kafene ....minister pa merite . Fajet e plakut Mere.
Po eshte normale . Duhet te provohet se ky spudhjak eshte by…lepires i ripjeilljes.