Shqetësimi i Berishës për atmosferën që gjen kandidati i tij proxy

10 Tetor 2025, 20:17Politika TEMA
Shqetësimi i Berishës për atmosferën që gjen kandidati

Nga Ylli Pata

Vladimir Putin është një lojtar i madh në arenën botërore, i cili pas pushtimit të Krimesë vendosi të ndryshojë atë që sot quhet Rendi Botëror. Natyrisht jo menjëherë, por me akte të forta dhe një politikë agresive.

Kjo politike që e nxori Putinin nga rendi normal i gjërave, solli një reagim, pasi është një ligj fizike, dhe sot Cari rus i kohëve moderne është një personazh politik që nuk i ngjan aspak, jo vetëm Stalinit, por as carëve romantikë të Shën Pjetërburgut që ishin kushërinj të afërt me të gjithë monarkët e Europës. Por Vladimir Putin, la në problem. Ai është nën sanksione nga SHBA dhe BE, ku i ndalohen lëvizet dhe transaksionet e fondeve dhe kapitaleve, plus problemit që ka me drejtësinë ndërkombëtare, pasi është i pandehur.

Në këtë situatë, Putin, ka vendosur të vijojë luftën e tij me Proxy, luftë e cila është e parashikuar qoftë nga ai, qoftë nga kundërshtarët e tij. Që do të thotë se të githë palët kërkojnë dobësimin e kundërshtarëve.

Në të njëjtën situatë, natyrisht shumë me shkronjë të vogël e ka Sali Berisha në Shqipëri. Lider i opozitës kryesore, por i sanksionuar nga dy fuqi botërore, SHBA dhe Britania e Madhe jo vetëm si person, por si familje.

Dhe i izoluar politikisht nga pjesa tjetër e Perëndimit politik botëror. Ndaj Sali Berisha, po detyrohet të veprojë me proxy. Po detyrohet, realisht e ka bërë edhe 12 vjet më parë, kur ishte pa sanksione de jure por de fakto. Kur vuri Lulzim Bashën si Proxy.

Dhe këtë logjikë e përforcoi, kur kordoni i sigurisë i erdhi në fyt, kur tani, është Non Grata, i padehur dhe sekuestruar pasuritë. Por është shef i opozitës. Për të dalë nga ky rrethim, Berisha nxjerr kandidatë që ka përgatitur herët për t’ju përgjigur politikës së izolimit, Kandidatë që duket sikur vijnë nga jeta komunitare, dikush një bamirës, hoxhë, dikush tjetër artist apo këngëtar, por që në borderi është afër rrethit të tij.

Natyrisht pritej që të ndodhte kjo për të mbajtur fushën e shahut nën kontrollin e tij, por fakt është se më keq se Putini, kandidatët e tij nuk i pret mirë komuniteti  tij opozitar. Përveç sondazheve këtë e tregon puna në trritor, ku nuk është bërë asnjë takim politik, pasi po mbahet opinion me idenë se do vijë një bombë nga përtej oqeanit. Siç ndodhi para 11 maj me Lacivitën dhe legjendën e rrëmbimit të Edi Ramës me helikopter nga Donald Trump. Përralla të tilla ka plot e do të ketë, por fakti është se kandidati proxy, një hezbullah politik që ka nxjerrë Berisha për Tiranën, po pritet keq në bazë.

Pse po ndodh kjo? Shkaqet janë të thjeshte. Demokratët pritnin në kandidaturë politike që edhe ata poshtë të punonin me një pjesë të strukturave, së paku për të rritur fuqinë në territor. Florian Binaj nuk ka asnjë problem të pranohet si kandidat i përshtatshëm nga demokratët, por strukturat e shikojnë si një proxy i familjes Berisha, e ku demokratët do të përdoren si bazë logjistike. Ndërkohë që me të drejtë, demokratët e konsiderojnë veten në protagonistë politikë.

Deklarata e Binajt që ai nuk ka lidhje me të birin e Sali Berishës, madje nuk e ka numrin, kërkon pikërisht që të flasë me demokratët që e kanë braktisur doktorin. Duket qartë se e gjitha është me një qitje të shënjetruar. Por në realitet nuk ka ngjitur, jo thjeshte sepse nuk ka pasur proces politik për ta përzgjedhur Florjan Binajn, por se procesi politik në opozitë nuk i pranon proxy-t e doktorit. Kjo për disa arsye, por politikisht ka një aksiomë që është kryesore: Sali Berisha dhe familja e tij është e sanksionuar dhe e izoluar nga Perëndimi. Po Proxyt e tij? Për këtë tu referohemi ngjarjeve të ngjashme ku referencat si Hejzbullah, Huthi apo Hamas mund të mos përputhen me realitetin. Po a ngjajnë?

8 Komente

  1. M
    Media kurva

    Kujt i plasi trapi per shqetesimin e salise e tendin o rrote trapi?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piktor rrumpalla

      Ja pata qorre..sle rast pa ngrene mut..kishte vaktin..te befte mire o pate..po kujdes se duke ngrene mut vend pa vend mund te gelltitesh ndonje gje te forte te ngec ne fyt e se percjell dot..dhe jo thjeshte se te te marre frymen e ngordh..por do te tw sfilise aq sh me dhimbje e aq gjate sa qe sdo gjendet shurre qe ta ....

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Opo çfare eshte PROXYT se nuk e kuptojme? Ju zoti Pata mund te na e spjegoje te pekten ne kllapa fjalen qe nenk.upton prokxyt.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi

          Proxy - perfaqeson njeri tjeter ne zgjedhje. Google o njeri

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kritiku

            Ti Adi je shume i zgjuar...do te te bejme deputet te PD-se. Qe kur paske mesuar fjalen Google, qenke bere akoma me i zgjuar. Lum si ti dhe ata qe te kane!

            Përgjigjjuni
        2. U
          Usa citizen

          O njerez, shqetesimi kryesor duhet te jete jeta e qytetarit. Si ka mundesi qe askush nuk u mor me personin e sigurise ne gjykate ate dite qe u vra ai Kalaja? Iku se ishte i semure?! Kush e zevendesoi?! Emri i tij!! Apo...? Keshtu behen ca pune... Personi i sigurise duhej te ish arrestuar i PARI!!!! Kjo duket te jete 100 perqind ngjarje e parafabrikuar mes politikes, sherbimeve sekrete dhe kurve medias! Astrit Kalaja tja kerkoje borxhin nominal rojes se sigurise se asaj dite dhe ai do te thote te verteten se kush fshihen pas tij!!! Do zoti e nuk eshte keshtu....!

          Përgjigjjuni
          1. l
            limoni

            Te dhjefsha ne shkrim o patok . pse se sqaron c do me thene potex,

            Përgjigjjuni
            1. S
              SOKRATI

              Deformimi i gjuhës vjen edhe nga gazetarët e pavëmëndshëm! Në fakt shumica e gazetarëve janë të pasigurtë në ndërtimin e fjalive gramatikisht të rregullta. Përse duhet të përdoren fjalët e huaja, kur kemi fjalët e fjalorit tonë kombëtar?! Shumë nga këta gazetarë duan të tregohen se dinë gjuhë të huaj, thjesht duan të mburren. Në këtë grackë ka rënë edhe zoti Ylli Pata. Mburrja është ves, o njerëz! Në rastin konkret fjala "proxy" do të thotë: përfaqësues, i autorizuar, i deleguar, i besuar...i Berishës. I gjithë teksti i z. Pata është plot me gabime, pa pikë e presje, fillon paragraf të ri "Dhe"! "Dhe këtë logjikë e përforcoi,"... Më poshtë paragraf i ri: "Dhe i izoluar politikisht nga pjesa tjetër e Perëndimit politik botëror."-fjali pa lidhje, fare pa kuptim, e shkëputur nga e tëra (konteksti). Të duket se dora dhe mendja, që e shkruan, është e një nxënësi të klasës së pestë apo të gjashtë në një shkollë fshati! Keqardhje!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje